• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimi kaplon vendin, 4 të vrarë në më pak se 24 orë

10:47 : 18/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Mbrëmja e 17 Gushtit dhe mëngjesi i 18 Gushtit kanë regjistruar brenda 16 orëve katër viktima në Shqipëri, dy atentate dhe një sherr me thikë që i mori jetën një personi.

Saranda, Elbasani dhe Vlora kanë tronditur opinionin publik me ngjarjet e rënda që ndodhën orët e fundit, duke i marrë jetën katër shtetasve.

Rreth orës 10 të mëngjesit të së enjtes, një atentat me dy viktima u shënua në autostradën Fier-Vlorë, pranë mbikalimit të Panajasë.

Autorët kanë qëlluar ndaj një makine në ecje, e cila më pas përfundoi në kanal. Nga ky atentat me breshëri kallashnikoi, mbetën të vrarë dy shtetas, ende të paidentifikuar, ndërsa dyshohet se është dhe një i plagosur.

Elbasan, vritet me armë zjarri 25-vjeçari 

Lexo edhe:

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

Një 25-vjeçar u vra me armë zjarri në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”. Viktima është Madrid Ulqinaku, i cili u qëllua me disa plumba në momentin që po tentonte të hipte në automjetin e tij që ishte parkuar anës rrugës pranë stadiumit të qytetit.

Viktima ka qenë në një lokal në zonë kur persona të armatosur e kanë pritur atë dhe në momentin që ka dalë për të shkuar drejt makinës, e kanë qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Burimet thanë për gazetën se kanë qenë dy persona me makinë që e kanë pritur 25-vjeçarin dhe më pas e kanë qëlluar.

Pasi i kanë marrë jetën Ulqinakut, autorët e krimit janë larguar në drejtim të Bulevardit për të humbur më pas gjurmët.

Policia e Elbasanit tha zyrtarisht se bëhet fjalë për një vrasje pas një konflikti të çastit, duke identifikuar edhe autorin e dyshuar, një 20-vjeçar i identifikuar si Klajdi Shaholli.

Sherr për parkingun në Sarandë, vritet me thikë 41-vjeçari

Ka qenë ora rreth 18:30 kur në lagjen Nr.1 të qytetit, shtetasi Klodian Bakia është përfshirë në një konflikt me një 24- vjeçar, banues në Laç, por kamerier në qytetin e Sarandës gjatë sezonit veror.

Sherri ka nisur kur 41-vjeçari ka parkuar automjetin e tij para lokalit ku punonte i riu nga Laçi. Në konflikt e sipër për atë që lidhje me parkingun, i riu Xhanelo Tarja ka qëlluar me thikë në zemër 41-vjeçarin, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Pavarësisht se u transportua me urgjencë për në spitalin e qytetit, Bakia nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. I riu njihej si djalë i sjellshëm në zonë dhe pa probleme.

Dy të vrarë në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës, duke regjistruar edhe dy viktima.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti në autostradën Fier-Vlorë dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin përgjatë aksit.

Brenda automjetit tip “Mercedes B-Class” udhëtonin dy persona, të cilët kanë mbetur të vdekur. Mësohet se është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje, ku mendohet se ndodheshin tre persona, shoferi dhe dy qitës.

Pas ngjarjes, një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit. Dyshohet se i përket autorëve të krimit.

Nga mënyra se si është realizuar, mendohet se atentati ka qenë i mirëmenduar.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.

Atentati i pak minutave më parë, vjen pas dy vrasjeve të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës.

Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Etiketa: krimivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025
AKTUALITET

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025
AKTUALITET

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
Para

Atentati në Vlorë/ Çfarë u gjet në "BMW" e braktisur nga autorët

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com