• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mirëmbajtja e rrugëve, shpenzimet 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksa

23:07 : 16/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë rreth 21 milionë euro.

Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar arritën në 2.6 miliardë lekë. Kjo ishte vlera më e lartë së paku që nga viti 2014.

Fondet për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë vitit 2021 ishin 134 për qind më të larta se në vitin 2020. Rritja e shpenzimeve në këtë zë me 2021 u nxit edhe nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Grafiku bashkëngjitur tregon se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrugëve pësojnë rritje të ndjeshmE në vitet elektorale.

Por qeveria arkëton së paku një vlerë 10 herë më të lartë nga taksa e qarkullimit mbi karburantin, e cila është konceptuar për të paguar mirëmbajtjen e rrugëve nga përdoruesit e saj. Në vitin 2021 arkëtimet nga kjo taksë ishin rreth 160 milionë euro.

Lexo edhe:

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

Taksa e qarkullimit e cila vilet tek nafta ka si qëllim grumbullimin e fondeve për të investuar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore të vendit, po qeveria shqiptare historikisht ka investuar në mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore shumë më pak se arkëtimet.

Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin aktualisht është në masën 27.3 lekë/litër. Kjo taksë paguhet për sasinë e benzinës dhe të gazoilit të importuar apo të prodhuar në vend, me përjashtim të sasisë së benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Shqipërisë. Taksa paguhet nga qytetarët gjatë furnizimit me naftë ose benzinë në pikat e tregtisë me pakicë. Nga viti 2022, taksa indeksohet me inflacionit.

Barra fiskale me destinacion mirëmbajtjen e rrugëve ishte e lartë, teksa qeveria po vjel taksa direkte në rrugët kombëtare, duke nisur me rrugën e Kombit dhe në plan janë dhe rrugë të tjera kombëtare.

Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës. Të ardhurat nga taksa e qarkullimit zënë rreth 9% te të ardhurave tatimore.

Nga ana tjetër mirëmbajtja rutinë e rrugëve në vend lë për të dëshiruar. Akset kryesore në vend, Rruga Thumanë-Kamëz është në gjendje të mjerueshme, me gropa dhe çarje që bëhen shkak edhe për aksidente. Ky aks vuan nga një trafik i lartë dhe është strategjik për qarkullimin Veri-Qendër.

Në gjendje jo të mirë është edhe autostrada Tiranë-Durrës dhe aksi tjetër dytësor nga Ndroqi, Tiranë -Durrës. /Monitor/

Burimi: “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, llogaritjet INSTAT”

Etiketa: mirembajtjarrugëshpenzime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kamionit i derdhen inertet në Unazën e Madhe në Tiranë, rrezikohen shoferët

10:24 : 28/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Patrulla e policisë nuk pyet për rregullat, parkon makinën në mes të rrugës

20:06 : 13/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

U inaugurua pak ditë më parë, shembet një pjesë e masivit shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë

12:30 : 02/10/2025
Para

Nafta në bursa bie në nivelet e para luftës, në Shqipëri nuk ndryshon

TË GJITHA

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

16:24 : 31/10/2025

39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:05 : 31/10/2025

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com