• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi precedentin e KPK për pensionin e parakohshëm

18:53 : 16/08/2022
në AKTUALITET, VETTING

Në çështjen e ish-prokurorit Petrit Bica, shumica e Kolegjit vlerëson se mbarimi i statusit të magjistratit për shkak të daljes në pension të parakohshëm pleqërie afekton në mënyrë të pashmangshme procesin e vetingut, ndërsa pakica e çmon si një penalizim pa ligj që bie ndesh me Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të lërë në fuqi sanksionin e vendosur nga Komisioni ndaj ish-prokurorit të Tiranës, Petrit Bica që i ndalon rikthimin e tij në sistemin e drejtësisë, megjithëse u konstatua shkelje e rendë procedurale në shkallën e parë të vetingut. Vendimarrja u arrit me shumicë votash, ku shumica e trupit gjykues të KPA e vlerëson të drejtë aplikimin e sanksionit ndaj Bicës, ndërsa një anëtare në pakicë çmon se është vendosur dhe lënë në fuqi pa u bazuar në ligj.

Më 1 dhjetor të vitit 2021, ndërkohë që KPK e kishte filluar procesin e vetingut ndaj Bicës, ky i fundit bëri kërkesë për të dalë në pension të parakohshëm me argumentet se vuante nga tensioni, zemra dhe diabeti, sëmundje për të cilat kurohej.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP e pranoi kërkesën për dalje në pension të parakohshëm të Bicës dhe vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt rivlerësimi.

Kërkesa e Bicës u konsiderua si dorëheqje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vendosi më 31 janar 2022 të ndërpresë procesin e vetingut ndaj tij. Gjithashtu, u vendos ndalimi i riemërimit të tij gjatë 15 viteve të ardhshme në pozicione në sistemin e drejtësisë që janë të barazvlefshme me ato që kërkojnë si kriter statusin e magjistratit.

Lexo edhe:

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

Bica e ankimoi vendimin duke e cilësuar të padrejtë dhe të pabazuar në ligj. Gjatë seancave publike në KPA, subjekti dhe përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Klodian Skënderaj e cilësuan vendimin e Komisionit me probleme në përmbajtje dhe në dispozitë, duke theksuar se është “copy paste” e një vendimi për një tjetër subjekt rivlerësimi.

Bica kërkoi nga Kolegji ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe të deklarohet ndëprerja e procedurës së rivlerësimit pa një vendim përfundimtar, pasi është bërë e pamundur. Gjithashtu, ai kërkoi që të ndryshohej edhe pjesa arsyetuese bazuar në provat që kishte depozituar.

Kolegji e ka gjetur të drejtë pretendimin e Bicës se ai nuk ka kërkuar dorëheqje në KLP. Po ashtu, ka rezultuar se referimi i Komisionit për mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes, nuk përputhet me vendimin e KLP-së.

Trupi gjykues i KPA vlerëson se situata faktike është konstatuar gabimisht nga Komisioni dhe për të kryer korrigjimin e nevojshëm, si dhe për t’i garantuar subjektit të drejtën për t’u dëgjuar e mbrojtur në mënyrë efektive, është kaluar shqyrtimi i çështjes në seancë publike.

Debati për sanksionin

Bica e cilëson të papranueshëm dhe jo ligjor arsyetimin e Komisionit që e ka konsideruar si dorëheqje kërkesën për dalje në pension. Ai ka theksuar se ka respektuar të drejtën e pakufizuar të njohur nga ligji për të dalë në pension të parakohshëm dhe për rrjedhojë vendimi i KPK ka shkelur parimin e ligjshmërisë.

Bica e kundërshton arsyetimin dhe vendimarrjen e KPK-së me pretendimin se mungon dorëheqja para KLP-së. Sipas tij, dorëheqja duhet të ishte me shkrim dhe në referencë të ligjit që të mund të trajtohej si e tillë. Subjekti ka këmbëngulur se ka ushtruar të drejtën kushtetuese për të dalë në pension të parakohshëm, që sipas tij është pension pleqërie i reduktuar. Ai pretendon se është penalizuar pa ligj dhe se vendimi i Komisionit bie ndesh me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, KEDNj.

“Dalja në pension dhe ‘dorëheqja’ janë dy institute që nuk mund të qëndrojnë njëherazi, pasi përjashtojnë njëri-tjetrin. Të dyja këto institute sjellin ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, por ato ndryshojnë katërcipërisht me njëra-tjetrën, pasi dalja në pension është e lidhur domosdoshmërisht me moshën – magjistrati duhet të ketë mbushur moshën 60 vjeç dhe të ketë të paktën 30 vjet në ushtrim të funksionit si magjistrat – kushte që subjekti i plotëson; ndërsa dorëheqja shpreh vetëm një vullnet subjektiv dhe të pakushtëzuar të individit”, argumentin Bica.

Ashtu si KPK, edhe shumica e trupit gjykues të Kolegjit vlerëson se subjekti me vullnetin e tij ka lënë detyrën që ushtronte përkundrejt mundësisë për të vazhduar ushtrimin e funksionit. “Pasi me veprime konkrete, ka hequr dorë nga ushtrimi i tij, ndërkohë që ende nuk kishte mbushur moshën 67 vjeç, për të dalë në pension të plotë pleqërie dhe të vazhdonte të ushtronte detyrën e të gëzonte statusin e magjistratit edhe për disa vjet të tjerë, duke plotësuar në këtë mënyrë kushtet për të kualifikuar këtë situatë faktike sipas parashikimit të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, arsyeton shumica.

Kolegji shprehet se pajtohet me subjektin se “dalja në pension të parakohshëm pleqërie” nuk është e njëjtë me “dorëheqjen nga detyra”, por vlerëson se mbarimi i statusit të magjistratit për shkak të daljes në pension pleqërie afekton në mënyrë të pashmangshme dhe procesin e vetingut, duke sjellë për pasojë humbjen e statusit si subjekt rivlerësimi ex officio dhe ndërprerjen e procesit.

Sipas shumicës, në këtë rast janë të ndërlidhur me vetingun shkaku subjektiv dhe ai objektiv i largimit nga detyra. “Në momentin që subjekti i rivlerësimit ka shprehur qëndrimin e tij subjektiv për të lënë me vullnet të lirë detyrën e prokurorit dhe për të mbaruar statusin e magjistratit që e bën atë subjekt të procesit të rivlerësimit ex officio, duhet të marrë në konsideratë edhe pasojën ligjore në ecurinë e procesit të rivlerësimit, sipas nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, konstaton shumica dhe vëren se kjo pasojë ligjore i është bërë e ditur Bicës nga Komisioni.

Kryesuesja e trupit gjykues të KPA, gjyqtarja Mimoza Tasi vlerëson ndryshe nga shumica, duke kërkuar pranimin e ankimit të subjektit. Ajo shprehet kundër interpretimit të shumicës për shkaqet “objektive” dhe “subjektive” të largimit nga detyra dhe ndërlidhjes së tyre me procesin e rivlerësimit.

Ajo vlerëson se instituti i “dorëheqjes” dhe ai i “daljes në pension”, nuk mund të aplikohen për analogji të njëri-tjetrit, në funksion të vijimit apo ndërprerjes së procesit të vetingut të magjistratëve. Sipas saj, megjithëse të dyja këto institute sjellin ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, dallojnë qartësisht njëri nga tjetri pasi “dalja në pension të parakohshëm” është e lidhur domosdoshmërisht me dy kushte ligjore, me moshën dhe me ushtrimin e funksionit të magjistratit për të paktën 30 vjet. “Kushte të cilat, nga shqyrtimi i akteve në fashikull, rezulton se subjekti i rivlerësimit i plotëson”, konstaton Tasi dhe arsyeton se “dorëheqja” është vetëm shprehje e vullnetit të subjektit kur egziston marrdhënia e punës, por e pakushtëzuar me kërkesa të posaçme ligjore.

“Këto dy institute, në rastin kur nuk janë të parashikuara shprehimisht në Kushtetutë apo në ligj, nuk mund ta zëvendësojnë njëri-tjetrin”, shprehet pakica dhe e vlerëson aplikimin e sanksionit si bazë ligjore të “dorëheqjes” në rastet e “daljes në pension”, si një penalizim pa ligj që vjen ndesh me Kushtetutën, legjislacionin dhe fuqi dhe me KEDNj.

Tasi sjell në vëmendje edhe faktin se ditën e vendimarrjes së KPK-së, subjekti nuk e gëzonte më de jure dhe as de facto statusin e magjistratit. Sipas saj, për këtë arsye vetë vendimi i Komisionit ka mbetur pa objekt.

“Edhe sikur të pranohej teorikisht fakti që subjekti mund të pretendojë në një moment të mëvonshëm fitimin përsëri të statusit të magjistratit, […], ky kërkim do ta penalizonte subjektin me cenim të etikës dhe figurës së agjistratit, duke iu referuar situatës juridike të kërkesës së tij për përfitimin e pensionit të parakohshëm, rrethanë kjo që do të vlerësohej domosdoshmërisht nga këto organe”, argumenton Tasi duke e cilësuar si hipotetike një mundësi të tillë.

Në përfundim, ajo i bashkohet pretendimit të ish-prokurorit Petrit Bica se procesi i tij i rivlerësimit duhej të ishte përfunduar pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur. /BIRN/

Etiketa: bicakpavendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

12 vite që ia “merr shpirtin” shqiptarëve, Rama tregohet “zemërgjerë” 2 ditë para zgjedhjeve: Falen gjobat!

15:13 : 09/05/2025
AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
Para

Ndahet nga jeta papritur këngëtari i njohur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

17:40 : 16/05/2025

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

17:37 : 16/05/2025

Noka nga protesta: Edi Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi

17:27 : 16/05/2025

Policia nuk u dha leje, nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!

17:20 : 16/05/2025

Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin, jap dorëheqjen

17:13 : 16/05/2025

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

17:04 : 16/05/2025

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua

16:57 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com