• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FBI po përdoret si armë nga Biden kundër Trump

16:00 : 13/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA

Nga Mike Pompeo

Të hënën në mbrëmje, zyrtarët e Byrosë Federale të Hetimit bastisën rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, pasi ndoqën një urdhër kontrolli. Duke vepruar kështu, një agjenci e qeverisë federale, ndërmori aksionin më të ashpër dhe më skandaloz kundërnjë ish-presidenti në historinë e vendit tonë. Kjo bastisje shkon përtej një nevoje të supozuar për të rikuperuar dokumente dhe për t’i kthyer ato në Arkivin Kombëtar. Bëhet fjalë për përdorimin si armë të qeverisë federale kundër kundërshtarëve politikë dhe popullit amerikan.

Të thuash që kjo bastisje ishte e paprecedent, do të ishte një nënvlerësim. Asnjëherë më parë nuk janë marrë masa të tilla në rrethana të ngjashme. Në fakt, unë shërbeva në Komisionin e Bengazit, që pjesërisht hetoi trajtimin e paligjshëm të informacionit të klasifikuar nga Hillary Clinton gjatë kohës së saj si Sekretare e Shtetit. Ne vërtetuam se ajo mbante në mënyrë të paligjshme mijëra dokumente të klasifikuara në rezidencën e saj private. A e bastisi shtëpinë e saj FBI, duke kërkuar ato dokumente? Absolutisht jo! Deri më tani, nuk ka asnjë pretendim se dokumentet në rezidencën e Trump ishin në rrezik për t’u shkatërruar ose publikuar. Krahasoni këtë me Clinton, e cila përdori BleachBit për t’u siguruar që askush të mos e shihte kurrë materialin që zotëronte.

E vërteta e thjeshtë është se ky është vetëm një shembull i demokratëve që vazhdojnë të përdorin si armë agjencitë e qeverisë federale kundër amerikanëve që nuk ndajnë ideologjinë e tyre të ngushtë politike. Kjo nuk ka të bëjë me Trump; ka të bëjë me ju.

Demokratët po përgatiten të përndjekin bizneset e vogla dhe familjet që punojnë shumë duke punësuar 87 mijë agjentë tatimorë për të shënjestruar amerikanët. Sa kohë përpara se këta agjentë të rinj të lëshohen mbi popullin amerikan? Sa kohë përpara se të fillojnë të shkojnë pas qendrave të krishtera të shtatzanisë pro-jetës? Sa kohë përpara se amerikanët punëtorë dhe klasa e mesme- policët, makinistët dhe fermerët, për të përmendur disa- të fillojnë të auditohen për shkak të donacioneve të tyre për Partinë Republikane?

Lexo edhe:

“Afrika e Jugut, gjenocid ndaj të bardhëve”, Trump akuzon homologun, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

Trump konfronton presidentin e Afrikës së Jugut: Po keqtrajtoni popullsinë e bardhë

Tatimorët kanë një historik të mohimit të miratimit për jofitimprurësit konservatorë për shkak të pikëpamjeve të tyre politike. Ata e përdorën si armë FISA-n për të përndjekur amerikanët e pafajshëm bazuar në kërkesën e kongresmenit demokrat Adam Schiff mbi mashtrimin e Hillary Clinton për Rusinë. Departamenti i Drejtësisë shpenzoi 32 milionë dollarë të taksapaguesve për raportin e Mueller, i cili nuk gjeti prova të marrëveshjes së fshehtë apo të pengimit të drejtësisë.

Departamenti i Drejtësisë i Biden po e përdor FBI si armë kundër prindërve të Amerikës, duke i etiketuar ata si terroristë nëse shprehin shqetësime rreth temës së teorisë së racës kritike, e bazuar në marksizëm. Rregullat e shëndetit dhe sigurisë u abuzuan për t’i mbajtur fëmijët, veçanërisht fëmijët në zonat e paprivilegjuara, larg frekuentimit të shkollës, duke i lënë ata pas për vite të tëra.

Dhe i njëjti Departament i Drejtësisë nuk ka gjetur ende kohë për të ndjekur penalisht Hunter Biden për një sërë marrëveshjesh të dyshimta të jashtme, që mund të implikojnë babanë e tij, presidentin aktual të SHBA. Pse DD po e zvarrit këtë gjë?

Ja një shembull tjetër. Në mesin e qershorit, pas vendimit pro jetës nga Gjykata Supreme, Amerika përjetoi një sërë sulmesh në qendrat e shtatzënisë pro jetës në të gjithë vendin, shumë prej tyre me zjarr dhe molotov. Deri më tani, Departamenti i Drejtësisë nuk ka bërë asnjë arrestim të vetëm për këto sulme. Megjithatë kur një qendër e Prindërimit të Planifikuar u sulmua në korrik, një koalicion prej shumë agjencish ishin në gjendje të gjenin të dyshuarin dhe ata arrestonin atë brenda katër ditësh. Pse ky standard i dyfishtë? Sepse Prindërimi i Planifikuar është një bastion i ideologjisë progresive dhe një bastion i donatorëve demokratë.

Bastisja në Mar-a-Lago ishte një sulm ndaj të gjithë amerikanëve dhe një paralajmërim i asaj që do të vijë. E majta progresive i sheh institucionet e qeverisë sonë federale jo si garanci që i shërbejnë popullit amerikan, por si mjete të dobishme, madje edhe si armë të fuqishme, që duhet të përdoren për të çuar përpara axhendën e tyre specifike.

Presidenti ynë i ardhshëm do të duhet të bëjë më shumë sesa thjesht të publikojë reformën e shërbimit civil. Ai do të duhet të sigurojë që çdo punonjës civil federal t’i nënshtrohet punësimit, shkarkimit dhe promovimit bazuar në merita dhe performancë- ashtu si të gjithë ata që punojnë jashtë kënetës së qeverisë. Deri atëherë, ne duhet të vazhdojmë të denoncojmë këtë keqpërdorim qeveritar dhe të kërkojmë që çdo qytetar të trajtohet në mënyrë të barabartë përpara ligjit nga qeveria jonë federale. Ata punojnë për ne; ne nuk jemi armiku i tyre- as nuk do të jemi viktimat e tyre. (FOXNEWS)

Etiketa: BidenFBIMike PompeoTrump

Lajme të lidhura

BOTA

“Afrika e Jugut, gjenocid ndaj të bardhëve”, Trump akuzon homologun, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

09:43 : 22/05/2025
BOTA

Trump konfronton presidentin e Afrikës së Jugut: Po keqtrajtoni popullsinë e bardhë

20:18 : 21/05/2025
BOTA

Trump: Ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë të zhvillohen në Vatikan

22:23 : 20/05/2025
BOTA

Bisedimet për armët bërthamore/ Irani: Kërkesat e SHBA janë skandaloze!

16:43 : 20/05/2025
AKTUALITET

Triptik

15:35 : 20/05/2025
BOTA

Telefonata mes Trump dhe Putinit shton tensionet mbi negociatat e paqes në Ukrainë

09:06 : 20/05/2025
Para

Forex në Shqipëri, po përdorin numra të huaj masivisht. Policia: Është fitim kolosal

TË GJITHA

Simbolik apo thelbësor? Rreziku i përfaqësimit të grave në Kuvendin e ri

18:03 : 22/05/2025

E pyesin për Arbër Hajdarin, Neda Balluku: Më ngjan shumë

17:58 : 22/05/2025

Mbledhja për merkaton, bordi i Bayern aprovon 4 vendimet e para të klubit

17:55 : 22/05/2025

BE nis heqjen e masave ndaj Kosovës, Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik

17:51 : 22/05/2025

Kriset xhami, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Split

17:41 : 22/05/2025

Sfida në Elbasan për Euro U-17, Shqipëria dhe Gjermania publikojnë formacionet zyrtare

17:28 : 22/05/2025

SPAK “fundos” Veliajn, pas zgjedhjeve i shton një akuzë të re dhe i sekuestron një apartament

17:26 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com