• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditja e ofertës, inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë historik

16:56 : 11/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Shtrenjtimi i lëndëve të para dhe rritja e kostove të prodhimit e kanë çuar inflacionin bazë në ekonominë shqiptare në nivelin më të lartë historik.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit inflacioni bazë arriti nivelin 6.3%, më i larti i regjistruar ndonjëherë.

Inflacioni bazë përjashton ecurinë e çmimeve të produkteve që kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht të produkteve ushqimore dhe lëndëve të para. Rritja e lartë e inflacionit bazë është një tregues se goditja nga krahu i ofertës, që u theksua edhe më shumë nga sulmni rus në Ukrainë, tashmë ka nisur të përcillet me ritme shqetësuese në të gjithë ekonominë. Inflacioni bazë u zgjerua me rreth 3.1 pikë përqindjeje krahasuar me vlerën e tremujorit të parë të vitit.

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë një përmirësim të pozicionit ciklik gjatë tremujorit të parë 2022, të pasqyruar në rritje të punësimit, rënie të papunësisë dhe ritme të larta të rritjes së pagave. Edhe për këtë tremujor, rritja e pagave në sektorin privat qëndroi mbi nivelin 10%. Paralelisht me të, rritja e çmimeve të prodhimit dhe e atyre të importit ka nxitur presionet e brendshme dhe të huaja inflacioniste. Kjo pasqyrohet në norma të larta dhe në rritje të inflacionit bazë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022.

Inflacioni i brendshëm arriti nivelin 4.4% kundrejt 2.5% një tremujor më parë, duke shënuar rritje më të përmbajtur se ajo e inflacionit bazë.

Lexo edhe:

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

Ndërkohë, inflacioni i importuar evidentoi një zgjerim të dukshëm, i ndikuar nga efektet

e trashëguara të pandemisë dhe pasojat e luftës në Ukrainë. Ndërkohë që konflikti vazhdon, tregjet energjetike, të lëndëve të para dhe të ushqimeve bazë, po vuajnë mungesa të zgjatura të ofertës, kosto në rritje dhe pasiguri të larta në formimin e pritjeve inflacioniste. Si rezultat, inflacioni i importuar dhe ai jobazë kanë vijuar trajektoret rritëse gjatë muajve të tremujorit, duke shënuar përkatësisht normat 14.7% dhe 7.5%.

Rritja vjetore e treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste u ngjit në 26.8%, në periudhën prill-maj 2022 , duke vazhduar tendencën përshpejtuese nga 16% në tremujorin e parë të vitit dhe 10.9% në tremujorin e katërt të vitit 2021. Ecuria vazhdon të ndikohet nga rritja e çmimeve të huaja, të cilat u rritën me 34.3%. Edhe mbiçmimi i kursit të këmbimit (7.4%) nuk ishte në gjendje të balancojë këtë efekt nga çmimet e huaja.

Presionet e shtuara nga çmimet e huaja kanë kontribuuar në prirjen rritëse të inflacionit të importuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit. Inflacion i i importuar kontribuoi me 3.4 pikë përqindjeje në inflacionin total, ndërkohë që përmes kanaleve indirekte, presionet rritëse të tij kanë shtuar edhe kontributin e inflacionit të brendshëm, në të njëjtin tremujor. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026
NDRYSHE

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026
RAJONI

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026
Para

Skandali i përgjimeve në Greqi: Kryeministri nën presion

TË GJITHA

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom