Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pemë është shkrumbuar totalisht në fshatin Vilzë të Postribës, ku flakët po përhapen me shpejtësi.
Nga raportimet e para mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e ushtrisë që po përpiqen të neutralizojnë flakët, ndërkohë që duket se mungojnë pajisjet e nevojshme për të vënë situatën nën kontroll.