Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur 7 persona.
Bëhet me dije se 4 persona janë dërguar në spital në gjendje kritike, e mes tyre dhe një fëmijë.
Të plagosurit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor janë duke shkuar në vendngjarje.