• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djali i ish-politikanit ndalohet nga policia e Tiranës

13:16 : 08/08/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Djali i një-ish politikani është ndaluar për disa orë nga Policia e Tiranës së bashku me një 23-vjeçar nga Ballshi, punonjës i një kazinoje, pasi dyshoheshin se ishin implikuar në një vjedhje, që në përfundim nuk u provua, por për këtë u bë fajtor fati.

Denoncimi ndaj tyre ka ardhur nga një prej kazinove kryesore në Tiranë, për të cilin policia ka ndërmarrë hetime dhe ka ndaluar edhe personat e dyshuar.

Por sipas burimeve të sigurta pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, lojtari me shumë mundësi mund të ketë qenë thjesht me fat kur ka luajtur në kazino dhe dyshohet se nuk ekziston mundësia e bashkëpunimit me krupierin e kazinosë (shpëndarësi i letrave dhe zareve) për të fituar brenda një nate sa më shumë të holla.

Gjithsesi vjedhjen në bashkëpunim, apo fitimin e rastësishëm do ta zgjidhë Prokuroria, të cilës i ka kaluar hetimi policor dhe nëse shkon në gjykatë, drejtësia.

Historia nisi si nëpër filma, kur një lojtar përjeton një natë me fat, duke fituar gjatë tërë kohës shuma të mëdha lekësh në kazino, ku shumica e njërëzve i lënë ato në pak kohë.

Lexo edhe:

E trishtë në Tropojë, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve

Vjehrri dhe vjehrra i mbajnë peng djalin, nëna nuk sheh dot fëmijën e saj prej 7 vitesh

Pikërisht shuma e humbur nga kazinoja, ka bërë që kjo e fundit të dyshojë se pas fitimeve të lojtarit qëndronte ndoshta një bashkëpunim me një nga punonjësit e saj në tavolinat e ruletës.

Përfaqësuesi i kazinosë ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës dhe hetimi në vazhdim ndaj lojtarit 39 vjeç dhe krupierit 23 vjeç nisi menjëherë dhe u krye nga forcat e Policisë pranë Komisariatit Nr. 3.

Baza e denoncimit të kazinosë, sipas juristit të saj, qëndron në faktin se krupieri nuk ka zbatuar rregulloren.

Ai këmbëngul se nga mos kryerja e tre rrotullimeve të duhura të zarit në ruletë nga krupieri, ka ndihmuar klientin dhe fitimet në tavolinën e lojës nuk janë gjë tjetër, veçse vjedhje në bashkëpunim, pikërisht përpara syve të vëzhguesve të kazinosë dhe të kamerave të sigurisë.

“Krupieri u pa të hedhë zarin, i cili kreu vetëm dy rrotullime dhe ra tek numri nëntë, ndërkohë që sipas rregullave të kazinosë, zari duhet të kryejë të paktën 3 rrotullime përpara se të bjerë tek një nga numrat e ruletës. Në të kundërt ajo nuk duhet të quhet e saktë. Krupieri u pa të konfirmonte numrin nëntë në ekran që shërben për të lidhur terminalet.

Bërja e vetëm dy rrotuillimeve lejon vendosjen e basteve në vetëm dy sekonda, ndërkohë që numri ka rënë. Në të njëjtën kohë, në kamera shihet klienti që nis të vendosë me shpejtësi baste pikërisht te numri nëntë dhe sipas pamjeve filmike ai fitoi 162 mijë lekë”, – thotë në denoncim juristi i kazinosë.

Por nuk është vetëm ky rast sipas juristit të kazinosë, sepse ai thotë që situata përsëritet pak orë më vonë. Përsëri kruperi 23-vjeçar e rrotullon zarin vetëm dy herë dhe përsëri klienti A.L., është afruar, ka vendosur bast tek numri që ra dhe ka fituar 144 mijë lekë.

Fakti që “fati“ po e ndiqte klientin në mënyrë të dyshimtë, ka bërë që përfaqësuesit e kazinosë të nisnin vëzhgimin dhe kanë parë se si, kur krupieri e hidhte dy herë zarin, lojtari afrohej dhe vendoste baste në numra të caktuar, duke fituar një herë 200 mijë lekë, herën tjetër 360 mijë lekë dhe sërish 200 mijë lekë të tjerë.

Policia nga ana e saj, pasi ka kryer hetime për rastin, thotë se nga këqyrjet e regjistrimeve u vërejt se nuk ishte vetëm klienti i denoncuar që fitoi nga shkelja e rregullores së krupierit, por edhe një klient tjetër që po ashtu ka fituar para, pasi 23-vjeçari e rrotullonte zarin vetëm dy herë.

Por teksa dy të ndaluarit, si punonjësi i kazinosë, ashtu edhe lojtari A.L., kanë bërë me faj vetëm fatin e mirë, e kundërta është zbuluar nga policia.

Kjo e fundit thotë se nga verifikimi dhe kontrolli i celularëve dhe nga këqyrja e mesazheve në llogarinë Instagram, vërehet se mes lojtarit dhe krupierit ka komunikime.

Lojtari: “Një sugjerim, mos bëj shorts aty përveç se në ndonjë rast tek-tuk, mos e bëj rrugë”

Krupieri: Mbrëmë vetëm një herë, e bëra në mëngjes, se e kap apo jo, unë e bëra më shumë për E., se kishte lënë shumë”.

Në këto komunikime, shfaqet krupieri zemër mirë që ndihmon lojtarët që humbasin dhe lënë gjithë paratë në kazino.

Lojtari: “Jo mo daku, unë jam stabël edhe kur humbas, ideja është të japësh edhe ti bakshish, bëj maksimumi 1 deri në 2”.

Krupieri: “Nuk e hedh dot se më shohin”.

Lojtari: “Mos e hidh, të kam thënë bëje njëherë në kaq kohë”.

Por gjatë dëshmisë në polici, krupieri thotë se lojtarin nuk e njihte më parë, atë e ka njohur në kazino dhe për shkak të punës pasi prej një muajve ai ishte një nga klientët më të rregullt.

“Punoj në kazino prej tetë muajsh dhe puna ime është dealer (shpërnarës letrash, dhe i zareve të lojërave të ndryshme që mbahen në kazino). Nuk kam ndihmuar asnjë klient, pasi nuk kam asnjë mundësi që ta bëj diçka të tillë, sepse është e pamundur të ndërhysh. Makineria është elektronike dhe loja ndiqet sipas një programi dhe jo sipas kruperit. Veprimtaria e kruperit mbikëqyret nga një inspektor që e urdhëron për lojën dhe për ‘spinin’ (hedhjen e zarit në ruletë). Inspektorët ndërrohen çdo 40 minuta dhe secili ka nën vëzhgim dy tavolina”, – ka rrëfyer ai.

Duke e përshkruar djalin e ish-politikanit si një njeri të rregullt, krupieri këmbëngul se akuzat janë të pabaza.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë jashtë kazinosë. Sa për komunikimet midis nesh, ai ua thotë të gjithë krupierëve këtë gjë duke sugjeruar mënyrën e lojës”.

Policia i thotë Gazetasi.al, se ka marrë në pyetje edhe lojtarin në fjalë, i cili tregon se ishte një nga lojtarët më të rregullt në kazino.

Madje i të gjitha tavolinave. ”Një pjesë e këtyre tavolinave janë ruleta. Unë nuk kam asnjë komunikim gjatë lojës me krupierin dhe biseda në Instagram është diçka normale, nuk është përgjegjësia e ime pse ai e hodhi zarin më pak se tre herë”.

Lojtari thotë se fitoi ngaqë është i shkathët dhe jo sepse po bashkëpunonte dhe për rrjedhim sipas tij nuk ekzsiton mundësia që të ketë vjedhur.

“Nuk i kam premtuar dhe as thënë gjë krupierit. Fitova dhe kaq. Nuk kam lidhje fare dhe as bashkëpunim. Nëse merrni pasqyrën time financiare në kazino, do të shikoni se unë më shumë kam humbur se sa kam fituar. E konsideroj fat që fitova tek numrat që vendosa bastet dhe nuk kam kryer asnjë lloj vjedhjeje”.

Policia thotë se do të referojë materialet në prokurori për dy personat, që të dy të dyshuar për një nga vjedhjet më të veçanta të ndodhura në Tiranë.

Bëhet me dije se nga humbjet në kazino të të rinjve, rezultojnë të regjistruara disa ngjarje, midis tyre ajo e lënies peng të automjeteve dhe shitjes në vend të sendeve të luajtshme.

“Po lind një lloj i ri krimi, që vjen nga lojërat e fatit dhe ne nuk kemi se si ta parandalojmë. Ka fëmijë biznesmenësh, madje edhe vajza, por edhe personazhe shumë të njohur publikë që janë kthyer në mashtrues dhe zhvatës vlerash monetare nga të njohurit. Këto shuma, pasi i shtijnë në dorë, ata i lënë brenda pak çastesh në kazino dhe pranë policisë ka disa kallëzime të ngjashme, madje edhe për fëmijë politikanësh të tjerë”, – tha një burim zyrtar i Policisë së Shtetit.

Gazeta Si

Etiketa: djaliishj-politikanitndalohet nga policia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E trishtë në Tropojë, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve

22:52 : 03/12/2025
AKTUALITET

Vjehrri dhe vjehrra i mbajnë peng djalin, nëna nuk sheh dot fëmijën e saj prej 7 vitesh

22:27 : 28/11/2025
AKTUALITET

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Burri më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

21:02 : 21/10/2025
AKTUALITET

Prej 2 ditësh asnjë kontakt me djalin, nëna në Shkozë denoncon zhdukjen e 30-vjeçarit

11:40 : 16/10/2025
AKTUALITET

Dokumentet/ Djali i Gramoz Ruçit me park fotovoltaik, mori 50.000 m2 ranishte buzë detit nga Subashi

19:53 : 07/10/2025
Para

Gjendje “alarmante” në Kosovë, për 6 muaj 4450 pacientë kërkuan ndihmë në psikiatri

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom