• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Shqipëria, vendi i ‘Drejtorave’, për çdo 20 punonjës, ka një drejtues

18:56 : 06/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Një ndër pozicionet hierarkike më të lakmuara në Shqipëri dhe kudo në botë, është padyshim pozicioni i titullarit të një kompanie apo i njohur ndryshe si “CEO”. Por sa individë mbajnë tituj drejtues në Shqipëri dhe cilat janë të ardhurat e tyre mesatare?

Për ti dhënë një përgjigje pyetjes së mësipërme, “Scan Intel” ka analizuar shifrat për 694,356 individëve, sipas të dhënave të muajit prill të vitit të kaluar, të bëra publike vetëm pak kohë më parë. Kështu, rezulton se në Shqipëri figurojnë të deklaruar pranë organeve tatimore të paktën 33,800 drejtues, disa prej të cilëve të emërtuar si “Kryetarë”, “Drejtorë”, “Titullarë Institucionesh” dhe “Administratorë”.

Nëse do të bëjmë një raport të thjeshtë mes 33 mijë drejtuesve dhe numrit të të punësuarve në total, do të shohim se kjo peshë fiksohet në 5%, çka nënkupton se në Shqipëri ka 1 “Drejtor” për çdo 20 punonjës.

Por, sa variacione drejtuesish kemi në vend gjithmonë sipas listës së mësipërme dhe si janë të renditur këta të fundit, referuar pagës mesatare? Mbi 250 janë kategoritë e drejtuesve që figurojnë të deklaruar në databazën e Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve, të paktën sipas listës së mësipërme, nga ku mund të përmendim rreth 13,554 Administratorë, 3,106 Drejtorë Ekzekutiv në Tregti, 1,335 Drejtorë Shitjesh, 1,258 Drejtorë Shkollash, 562 Drejtorë Marketingu, 515 Drejtor Drejtorish pranë Administratës Shtetërore, 389 Drejtorë Degësh pranë Institucioneve Financiare, 331 Drejtorë Ekzekutivë në Aktivitete Ndërtimi, 306 Drejtorë Burimesh Njerëzore, 130 Drejtorë në organizata humanitare, 20 Drejtorë Klubesh Futbolli, 47 Drejtues të Besimeve Fetare, 45 Drejtorë Minierash, 15 Drejtorë Burgjesh, 9 Drejtorë të Shërbimeve Zjarrfikëse, 5 Drejtorë Teatri etj.

Sa i përket renditjes sipas të ardhurave mujore, kryesojnë listën “Drejtuesit në Fushën e Zhvillimit” me një pagë mesatare bruto pranë 2,25 mln lekëve në muaj. Nuk përbëjnë aspak surprizë tre vendet që ndjekin në vijim. “Drejtuesit pranë Institucioneve Financiare dhe Sigurime” renditen të dytët në listë me një pagë mesatare bruto pranë 1.2 mln lekëve në muaj. Fill pas tyre , vijnë “Drejtuesit në Multimedia”, me një pagë mesatare bruto pranë 600 mijë lekëve, ndërkohë që “Drejtuesit në Shërbimet e Transportit, Naftës dhe Gazsjellësve” mbajnë vendin e katërt me rreth 500 mijë lekë pagë mujore bruto mesatarisht.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

“Drejtuesit e Drejtorive të Shërbimeve Operacionale”, “Drejtuesit e Përgjithshëm në Telekomunikacion”, “Drejtorët e Riskut”, “Kryetarët e Gjykatave dhe Organeve Ligjvënëse”, dhe “Drejtuesit në Shërbimet e Teknologjisë, IT dhe Informatikës”, “Drejtuesit në Shërbimet Shëndetësore” ndërkohë mbyllin 10 vendet e para të listës. Por edhe dy vendet e fundit në këtë renditje vijnë surprizë. Me një pagë mesatare bruto mujore prej 30 mijë lekësh, “Kryetarët e Partive Politike” mbajnë vendin e parafundit, ndërkohë që “Drejtorët e Filmit dhe Kinematografisë” rënditen në fund të listës, me rreth 25 mijë lekë pagë mujore mesatarisht me rreth 35 drejtues gjithsej, për të dy kategoritë të marra së bashku.

Pra, në kushtet e një popullsie me rreth 2 mln banorë në gjëndje pune aktive, me supozimin se të gjithë do të ishin të punësuar, do të kishim rreth 100.000 “Drejtorë” ose thënë më ndryshe shanset për tu bërë drejtues në Shqipëri janë të larta.

Etiketa: drejtorepunonjesShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
Para

‘Prokuroria nuk më kap dot’, hakeri bën namin në profilet e gazetarëve në Instagram

TË GJITHA

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025

Foshnja humbi jetën te “Koço Glozheni”! Merren të pandehur 2 mjekë, neglizhuan trajtimin mjekësor

10:59 : 29/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit/ Apeli i Tiranës lë në “Arrest shtëpie” Roland dhe Ina Xhaxhon

10:55 : 29/10/2025

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025

Sa për një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, një në pranga/ EMRI – VIDEO

10:31 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com