• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ngrihuni ndaj pushtetit të burracakëve”, mesazhi drejtuar të rinjve

Protesta

16:34 : 04/08/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ejani në protestë, në orën 19:00 përpara Ministrisë së Brendshme. Është ky apeli që i drejtohet të rinjve nga bashkëmoshatarët e tyre, pak orë para zhvillimit të protestës, ku pritet të kërkohet dorëheqja e Bledi Çuçit dhe Mirela Kumbaros nga postet qeveritare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku një 7 vjeçare u vra nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

“Ne jemi në gjunjë para shtetit. Ai na godet, dhunon dhe vret, dhe ne zemërohemi në Facebook për pak ditë. Pastaj biem në gjumë, derikur një familjeje tjetër shqiptare, i troket morti në derë.

Ejani sonte në ora 19.00 në protestë. Tregojini kraharorin e bashkimit këtij pushteti burracakësh.

Ngrihuni në këmbë! Në solidaritet me Jonadën dhe prindërit e saj.

Në solidaritet me fëmijët e Shqipërisë!”, ishte mesazhi i dhënë nga të rinjtë për bashkëmoshatarët e tyre.

Lexo edhe:

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

Mesazhet

Unë jam Klea Vukaj, 17 vjeçe, gjimnaziste.
Klodian Rasha kishte moshën time kur u vra nga dora e një polici. Mendoj se flas për çdo të ri shqiptar kur them se se me vrasjene e tij u lënduan, u trembën, të gjithë të rinjtë e Shqipërisë.
Me vrasjen e Jonadës 7 vjeçare u vranë, u lënduan dhe u trembën dyfish. 
U shpreh ngushëllimet e mia prej, motre dhe bije, Ermirës dhe Bledarit, prindërve të Jonadës. Të mbahen të fortë sepse e gjithë Shqipëria është me ta sot. 
Shihemi në protestë në ora 19.00
 
Unë jam Xhuljan Guçe, 26 vjeç
Moshatarët e mi në Europë dalin në protesta për ndotjen e mjedisit, javën 4 ditëshe të punës e të drejta të tjera. Prej disa vitesh të rinjtë e Shqipërisë ngrihen në mbrojtje të së drejtës më elementare të njeriut: asaj të jetës. Kemi dalë në rrugë për vrasjen e Ardit Gjoklajt, Emanuel Ndojt, Klodian Rashës. Sonte dalim për vrasjen e Jonadës 7 vjeçare.
Deri kur më kështu?!
 
Unë jam Nikolin Çali, 26 vjeç
E kam pyetur veten, dje edhe sot, dhe nuk gjej përgjigje: Çfarë imazhi i jep shtetit dhe policisë një komisar me një skaf 600 kubikësh? Ku e merr guximin që të vijë deri në breg dhe të bëjë manovra? Si ka mundësi që ka dashur të ikë pasi vrau një fëmijë? Pse nuk e jep dorëheqjen ministri i Brendshëm?
E di që asgjë nga këto nuk e kthen Jonadën, por e bën shtetin të duket më njerëzor dhe na bën ne të ndihemi të trajtuar si njerëz.
 
Unë jam Megi Balliu, 28 vjeçe
Fëmijët e nënave shqiptare, janë sot më të pasigurt pas vrasjes së Joandës.
Do të vazhdojmë të jemi të pasigurt edhe sot e nesër, nëse nuk e nxjerrim të plotë mësimin nga pësimi tragjik i familjes Avdia.
Si bijë, motër dhe si qytetare, i kërkoj llogari këtij shteti dhe i jap solidariten tim Ermirës, së ëmës së Jonadës, dhe Bledarit, të atit.
Një burri që u ul në gjunjë para trupit të pajetë të së bijës.
Ky është alarmi final, të dashur shqiptarë. Ne jemi në gjunjë para shtetit. Ai na godet, dhunon dhe vret, dhe ne zemërohemi në Facebook për pak ditë. Pastaj biem në gjumë, derikur një familjeje tjetër shqiptare, i troket morti në derë.
Ejani sonte në ora 19.00 në protestë. Tregojini kraharorin e bashkimit këtij pushteti burracakësh.
Ngrihuni në këmbë! Në solidaritet me Jonadën dhe prindërit e saj.
Në solidaritet me fëmijët e Shqipërisë!

Etiketa: mesazhiprotestate rinj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
BOTA

Vërejtjet e Merz për migracionin, thirren protesta në Berlin

16:15 : 21/10/2025
Para

U vra nga i dashuri pakistanez, historia e dhimbshme e 17-vjeçares greke/ Detajet

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com