• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia Kufitare dështim spektakolar me mjetet lundruese. A ka përgjegjësi Çuçi?

16:19 : 02/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Arjan Tase, ish-shef i Komisariatit të Himarës, i gjykuar për lejimin e parcelave me kanabis, merr pafajësinë nga Apeli i Vlorës në fillim të vitit 2022 dhe rikthehet në fillim të këtij Gushti si pushues në qytezën bregdetare.

Merr një skaf lundrues, manovron në mënyrë të rrezikshme i pashqetësuar nga policët e zonës, të cilët dikur i ka pasur në varësi.

Xhiron “gomat” e mjetit lundrues, humbet drejtimin dhe godet në breg një të mitur 7-vjeçare, e cila gjen vdekjen e menjëhershme.

Kjo është historia me fund tragjik, shënuar mesditën e 2 Gushtit në Himarë.

Lexo edhe:

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku

Pas ngjarjes së dhimbshme, Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) deklaroi menjëherë se ka nisur hetimet për drejtuesin e mjetit, Tase, meqenëse ai tashmë është efektiv policie në Elbasan.

AMP premton, si përherë, që do të angazhohet maksimalisht për të zbardhur ngjarjen.

Në fakt, tragjedia e ndodhur sot është thjeshtë dhe vetëm një ngjarje e paralajmëruar.

Më herët, dy ngjarje të ngjashme, për fat pa viktima njerëzore, janë shënuar në Vlorë dhe Sarandë.

Policia kufitare, e cila është përgjegjëse për monitorimin e bregut, është, më së paku jashtë loje.

Në mesin e Korrikut, Policia Kufitare ndryshoi titullarin, nën ndikimin e fuqishëm të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ndryshimi në krye të Kufitares po rezulton një dështim i plotë.

Çuçi, në të vetmen dalje të kryer këtë verë për shqetësimet në Plazhe, ka përmendur zhurma akustike.

Mesa duket, ky është shqetësimi i vetëm i mbërritur në veshët e ministrit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, nga ana e tij, në fund të Korrikut lëshoi porositë e radhës për vartësit e tij, duke vendosur theksin tek siguria në Plazhe gjatë sezonit turistik.

Urdhërat e Nanos, me sa duket, nuk kanë mbërritur ende në zyrat dhe veshët e strukturave të varësisë.

Plazhet, nga Velipoja deri në Ksamil, janë nën tensionin e këtyre “piratëve të bregut”.

Në bregun e populluar të Durrësit, “mihalët” e plazheve, krahas rërës dhe shezlongeve, kanë përvetësuar edhe rripa deti, ku qarkullojnë vrullshëm skafe, jet-ski e motora uji.

Siguria në këto zona është minimale, pasi aty ku uturijnë mjetet ujore, gjenden edhe dhjetra e qindra fëmijë e familjarë pushues.

Askush nuk kryen kontrolle për patenta, për përdorim pijesh alkolike apo lëndë narkotike.

Thjesht, pushuesit e apasionuar pas shpejtësisë së madhe, paguajnë “mihalët”, marrin motorët e ujit dhe utërijnë në brigjet plot njerëz.

Askush nga autoritetet shtetërore nuk kryer verifikimet më minimale.

Policët që qarkullojnë brigjeve të detit kanë shqetësimin më të madh pastrimin e bregut nga ambulantët që shesin kokoshka.

Etiketa: cucinanopolicia kufitareskafi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë Kufitare Saimir Boshnjaku

13:32 : 22/07/2025
AKTUALITET

U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro

13:22 : 20/07/2025
AKTUALITET

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital 

22:52 : 08/07/2025
AKTUALITET

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i skafit Krenar Velaj/ FOTO

10:11 : 16/06/2025
AKTUALITET

Bregdeti “skuqet” sërish/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në Gjipe

15:45 : 15/06/2025
Para

FOTO/ Pas tragjedisë në Himarë, Policia Kufitare del për xhiro në bregdet

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com