• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga arrogant në legen, Paloka analizon sjelljen e Ramës: E ndjen instiktivisht…

18:03 : 02/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Edi Paloka, deputet dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, përmes rrjeteve sociale, ka analizuar sjelljen e Kryeministrit Edi Rama.

Paloka shkruan se Rama bën arrogantin, të fortin, por edhe sillet si legen i vogël në varësi të situatave apo takimeve që zhvillon.

Dhe sipas deputetit demokrat, Rama e ndjen instiktivisht se kush janë “të fortët”. Paloka shkruan se me perëndimorët ai ia lejon vetes dhe sjelljen prej karagjozi sepse e di që edukata dhe kultura e tyre nuk i lejon të bëjnë “skena” në publik edhe kur skandalizohen nga një veprim i Ramës.

“Nuk e keni parë e as nuk keni për ta parë ndonjëherë që sjellje apo skena të tilla prej arroganti t’i bëjë për shembull me Erdoganin! Përkundrazi! E kemi parë Erdoganin t’i bjerë faqeve të Ramës siç i bihet një fëmije kur e përgëzon një i rritur. E kemi parë Ramën t’i përkulet në dysh Erdoganit edhe pse është përpjekur ta bej teatralisht. Po këto nuk janë asgjë. Po ky Ramë ka qenë që përkulej sa thyhej në dysh përpara “xhuxhit” Fatos Nano kur ai ishte kryeministër. Të njëjtat pamje i kemi me Metën.

Edhe tmerrin nga Berisha e ka instiktiv, i futet vetë bishti nën shalë kur është përballë me të sado i fortë që të ketë qenë duke lehur deri në atë moment.

Po ka dhe me keq! Unë vetë e kam qenë prezent kur ka qëndruar për minuta të tëra gatitu në këmbë përpara një të forti që e trajtonte si ushtarin e tij. E këtë e dinë të gjithë. E kanë parë dhe se si e trajtojnë ata të fortit që Rama i fut në Parlament se i duhen për vota.

Ky është Rama që bën liderin botëror në një anë, arrogantin me ata që i konsideron nën vete po kthehet në legenin e vogël që është në të vërtetë, sapo i del përballë “ustai””, shkruan Paloka.

Postimi nga Edi Paloka

Lexo edhe:

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

Nuk ka asnjë vlerë të bësh qoftë edhe vëzhgime të pjesshme mbi karakterin dhe psikikën e Ramës, po u ngacmova nga një status i një miku në fb lidhur me disa foto të tij.

Pozicionin e Ramës me kryeministren e Finlandës, miku im e quan “mungesë edukate, thyerje të traditës shqiptare të mikpritjes, arrogancë…”. Po, ashtu është. Por tregon edhe më shumë për këtë që kemi kryeministër. Rama e përdor qëllimisht në disa raste gjuhën e trupit, ndërsa në raste të tjera trupi i del jashtë kontrolli dhe “flet” të vërtetën.

Foto, si kjo me kryeministren e Finlandës, ka dhe të tjera. Këto pozicione Rama i ka marrë rëndom kur takon drejtues të Kosovës. Virale së fundmi ishte fotoja e shpërndarë në takimin me Bajram Begajn në kryeministri. Të gjitha këto foto kërkojnë të tregojnë për publikun “superioritetin” e Ramës ndaj bashkëbiseduesve.

Kush e njeh nga afër, e prej kohësh, e di që Rama ka kërkuar gjithnjë të krijojë një autoritet fallco të vetes. Siç e di që është një nga tiparet me tipike të tij sjellja me arrogancë ndaj atyre që i konsideron nën vete dhe nënshtrimi deri në poshtërim ndaj “të fortëve”.

Do thotë dikush, po me kryeministren e Finlandës çfarë do të tregojë?! Këtu del dhe një pikë tjetër e karakterit të Ramës, që lidhet pikërisht me sa thashë më lart. Rama, ndryshe nga çfarë proklamon me të madhe, ka një nënçmim të theksuar për gratë. Paradoksalisht, gjithë sjellja e tij publike, aktet e tij, fshehin këtë të vërtetë. Mbushja e qeverisë me gra, shitet në publik si vlerësim i Ramës për to. Në fakt është krejt e kundërta; Rama i vendos gratë në ato poste, sepse mendon që i nënshtrohen më lehtë. E në fakt këtë e ka të provuar që nga bashkia ku i poshtëronte gratë në mënyrën më të turpshme. Vetëm raste të rralla ka pasur gra që ia kanë kthyer siç e ka kërkuar. Është një nga kënaqësitë perverse të Ramës, poshtërimi i atyre që ka nën vete, gra apo burra qofshin dhe këtë ka dëshirë ta tregojë edhe publikisht (e ndoqët si tallej me Rakip Sulin se fundmi).

Pra, pozicioni me kryeministren e Finlandës lidhet me delirin e superioritetit të Ramës.

Raste të tjera kur Rama përpiqet të japë mesazhe të rreme me gjuhën e trupit, janë kur sajon biseda me liderë perëndimore që i kap nëpër samite ndërkombëtare. Këtu skemat janë të njëjta. Pasi pozicionon Fugën, gati për foto, Rama i sulet “gjahut” të tij që e kap të papërgatitur e ndërkohë që me gojë i thotë atij gjerat më pa vlerë në botë (kryesisht i prezantohet) lëviz duar e këmbë në mënyrë që në foto të dale sikur kanë qenë duke biseduar për gjëra të rëndësishme si dy liderë në pozitë të barabarta. I kemi parë të gjithë pamjet që e kanë bërë qesharak në tentative për të realizuar këtë që thashë. Pamje që sigurisht nuk i ka kapur Fuga, po janë marrë nga kamerat e rastësishme. Si rasti kur vraponte si kalama, burri dy metra, për t’i dalë në krah Trumpit e pastaj qeshte kot gjoja sikur ishte pjesë e bisedës. E raste të tjera kur ju vjen vërdallë atyre për tu afruar po ata as nuk i hedhin sytë.

Ndërkohë ka një sjellje krejt tjetër me të fortit. Në ato raste trupi dhe sjellja e tradhtojnë. E kur them me të fortit, e kam që nga drejtuesit e vendeve deri tek “laci” më i fundit i lagjes.

Se kush janë “të fortët”, Rama e ndjen instiktivisht. Me perëndimorët ai ia lejon vetes dhe sjelljen prej karagjozi sepse e di që edukata dhe kultura e tyre nuk i lejon të bëjnë “skena” në publik edhe kur skandalizohen nga një veprim i Ramës. Ata thjeshtë e injorojnë. Ndërkohë me autokratë përballë apo më të fortë, Rama kthehet ajo qenia pa vlerë që është në të vërtetë; i nënshtruar deri në poshtërim.

Nuk e keni parë e as nuk keni për ta parë ndonjëherë që sjellje apo skena të tilla prej arroganti t’i bëjë për shembull me Erdoganin! Përkundrazi! E kemi parë Erdoganin t’i bjerë faqeve të Ramës siç i bihet një fëmije kur e përgëzon një i rritur. E kemi parë Ramën t’i përkulet në dysh Erdoganit edhe pse është përpjekur ta bej teatralisht. Po këto nuk janë asgjë. Po ky Ramë ka qenë që përkulej sa thyhej në dysh përpara “xhuxhit” Fatos Nano kur ai ishte kryeministër. Të njëjtat pamje i kemi me Metën.

Edhe tmerrin nga Berisha e ka instiktiv, i futet vetë bishti nën shalë kur është përballë me të sado i fortë që të ketë qenë duke lehur deri në atë moment.

Po ka dhe me keq! Unë vetë e kam qenë prezent kur ka qëndruar për minuta të tëra gatitu në këmbë përpara një të forti që e trajtonte si ushtarin e tij. E këtë e dinë të gjithë. E kanë parë dhe se si e trajtojnë ata të fortit që Rama i fut në Parlament se i duhen për vota.

Ky është Rama që bën liderin botëror në një anë, arrogantin me ata që i konsideron nën vete po kthehet në legenin e vogël që është në të vërtetë, sapo i del përballë “ustai”.

Etiketa: PalokaRamasjellja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Para

Mbërrin në Tajvan, ja deklarata e parë e Nancy Pelosi

TË GJITHA

Rritja e çmimeve të banesave në kryeqytet, si po ‘fluturojnë’ qiratë

08:21 : 10/10/2025

Këmbimi valutor 10 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:10 : 10/10/2025

Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:04 : 10/10/2025

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com