• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë nuk kupton George Soros për krimin dhe drejtësinë e vërtetë

21:18 : 02/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA

Donatori i majtë, George Soros, bëri me dije se nuk ka ndërmend të ndalet në financimin e prokurorëve liberalë në SHBA. Reagimi i tij erdhi pas kritikave se politikat e tij kanë sjellë një valë në rritje të krimit. Sipas ekspertëve, qytetet ku Soros ka mbështetur prokurorët progresive, kanë njohur një rritje të krimeve të dhunshme. Së fundmi votuesit në San Françisko kërkuan shkarkimin e Prokurorit të Qarkut, që ishte mbështetur financiarisht nga Soros, pas një rritje të krimit

Nga Rafael A. Mangual, Fox News

George Soros shkroi këtë javë një shkrim në ‘Wall Street Journal’ ku mbron mbështetjen financiare për ‘prokurorët e reformës’. Ai e nis duke pohuar se ‘amerikanët kanë nevojë dëshpërimisht për një diskutim më të thelluar rreth reagimit tonë ndaj krimit”. Nuk mund të pajtohesh më shumë. Kjo është arsyeja pse unë kam shkruar një libër mbi debatin tonë të vazhdueshëm kombëtar rreth krimit dhe drejtësisë.

Mjerisht, shkrimi i Soros nuk arrin të japë atë diskutim të thelluar në mendime. Në vend të kësaj, filantropisti ofron një koleksion të cekët, në thelb pa të dhëna të qarta. “Nëse njerëzit i besojnë sistemit të drejtësisë, ai do të funksionojë”, thotë ai, duke dhënë vëzhgime të paplota.

Soros nënvizon një statistikë se ‘personat me ngjyrë në SHBA kanë pesë herë më shumë gjasa të dërgohen në burg se të bardhët’. Kjo është, thotë ai, një padrejtësi që minon demokracinë tonë. Ky pretendim i nxehtë synon të bindë lexuesin se këto burgosje janë kryesisht (nëse jo në masë dërrmuese) të paligjshme- produkt i animusit racor më shumë se çdo gjë tjetër.

Lexo edhe:

Plani i Trump për “Golden Dome”, Kina e shqetësuar: Minon stabilitetin global

Kanadaja në bisedime me SHBA për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës ‘Golden Dome’ të Trump

Çfarë mund të jetë tjetër? Epo, sikur të flasim për normat e ndryshme të veprave penale? Një studim i Byrosë së Statistikave të Drejtësisë për vrasjet mes viteve 1980 dhe 2008 zbuloi se personat me ngjyrë kryejnë vrasje në një shkallë pothuajse tetë herë më të lartë se të bardhët.

Paraqitja e një pabarazie, pa përmendur se cilat mund të jenë shkaqet e saj, nuk është një mënyrë e përgjegjshme për të argumentuar se ‘padrejtësia’ po ndodh. Kjo është një akuzë serioze, dhe, siç e kemi parë gjatë viteve të fundit, shumë besojnë se kjo do të nxisë ndryshime serioze politikash me fraza të freskëta si ‘ri-imagjinimi i sigurisë publike’.

Kur merren parasysh faktorët përkatës, pabarazitë që Soros vë në dukje si prova të dukshme të padrejtësisë, zvogëlohen ndjeshëm, duke nënvlerësuar pretendimin e tij. Siç tregon një raport i vitit 2014 mbi burgosjen nga Akademia Kombëtare e Shkencave: “Paragjykimi racor dhe diskriminimi nuk janë shkaqet kryesore të pabarazive në vendimet e dënimit ose nivelin e burgimit. Në përgjithësi të dhënat tregojnë se të pandehurit me ngjyrës dënohen mesatarisht disi, por jo dukshëm më rëndë se të bardhët”.

Do të doja që Soros të ishte po kaq i interesuar për pabarazitë dhe më të forta dhe më të vazhdueshme: domethënë ato që kanë të bëjnë me viktimizimin e dhunshëm. Ne shpesh flasim për krimin në terma kombëtarë, shtetërorë ose të qytetit. Ndërsa krimi ndikon gjerësisht në shoqëri, disa komunitete e ndjejnë thumbimin e tij më shumë se të tjerët.

Në vitin 2020- një vit në të cilin vrasjet u rritën me gati 30 përqind në të gjithë SHBA- përqindja e viktimave të vrasjeve të bardha në fakt ra me 2.4 përqind në krahasim me vitin 2019, ndërsa pjesa e viktimave zezake dhe hispanike u rrit me 2.2 përqind. Shkalla e viktimizimit të vrasjeve me ngjyrë ishte pothuajse dhjetë herë më e madhe se norma e të bardhëve atë vit.

Në qytetin tim të Nju Jorkut, të paktën 95 përqind e viktimave të të shtënave çdo vit, të paktën në vitin 2008, janë ose të zinj, ose hispanikë. Të zinjtë dhe hispanikët nuk përbëjnë 95 përqind të banorëve të qytetit. Një analizë e universitetit të Çikagos, zbuloi se në atë qytet, pak më pak se 80 përqind e viktimave të vrasjeve, ishin të zinj. Ai zbuloi gjithashtu se pothuajse 20 përqind e të dyshuarve për dhunë me armë në vitin 2015 dhe 2016 kishin të paktën 20 arrestime paraprake.

Soros dhe përfituesit e tij kanë ndërtuar një lëvizje rreth propozimit se kriminelët në qytete si Nju Jorku apo Çikago trajtohen shumë ashpër dhe u mohohen sistematikisht ‘shanset e dyta’. Përveç të dhënave për shkallën e rëndë të dhunës nga autorët përsëritës, ky pretendim nënvlerësohet edhe nga fakti se të liruarit nga burgjet shtetërore dhe të gjurmuar nga Byroja e Statistikave të Drejtësisë kanë pasur mesatarisht rreth dhjetë arrestime të mëparshme dhe pesë dënime të kaluara përpara dënimit më të fundit.

Soros nuk ofron asgjë në rrugën e mbështetjes për viktimat e krimeve të dhunshme të kryera nga ata që kanë marrë shumë ‘shanse të dyta’. Ndoshta kjo për shkak se, sipas tij, ‘nuk ka asnjë lidhje mes zgjedhjes së prokurorëve reformatorë me shkallën e krimit lokal’. Për të mbështetur këtë pretendim, ai citon një analizë të vetme, autorët e së cilës thonë vetë se nuk janë në gjendje të përjashtojnë rritjet e mëdha në ndonjë lloj krimi të veçantë.

Në vend që të përfshijë thelbin e argumenteve të kritikëve të tij, Soros nënkupton se ata jan hipokritë, duke theksuar mbivendosjen mes tyre dhe kundërshtarëve të masave progresive të kontrollit mbi armët- duke injoruar, natyrisht, mbivendosjen thelbësore mes mbështetësve të masave të tilla dhe atyre që duan të mbajnë kriminelët dhe kriminelët e mundshëm larg burgosjes. Duke se Sorosi nuk e ka kuptuar se rikthimi i kriminelëve me histori të gjatë penale në rrugë, në fakt e përkeqëson dhunën me armë.

Kështu që shpresojmë se votuesit të fillojnë të shohin të vërtetën për të cilën George Soros dhe mbështetësit e tij duken të verbër- se, ndërsa sistemi ynë është i papërsosur, drejtësia e vërtetë kërkon që kriminelët e rrezikshëm të pengohen që të dëmtojnë njerëz të pafajshëm.

Etiketa: drejtesiaGEORGE SOROSkrimiSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Plani i Trump për “Golden Dome”, Kina e shqetësuar: Minon stabilitetin global

18:01 : 21/05/2025
BOTA

Kanadaja në bisedime me SHBA për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës ‘Golden Dome’ të Trump

16:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

PD çon në SHBA pretendimet për krimet zgjedhore: Të krijohet qeveri teknike! (Dokumenti)

11:36 : 21/05/2025
BOTA

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

08:17 : 21/05/2025
AKTUALITET

Operacione kundër krimit të organizuar në katër qytete, ushtrohen kontrolle dhe lëshohen urdhër arreste

08:14 : 21/05/2025
BOTA

Bisedimet për armët bërthamore/ Irani: Kërkesat e SHBA janë skandaloze!

16:43 : 20/05/2025
Para

Berisha: Do krijojmë Ministrinë e Familjes, front sa më i gjerë për shpëtimin...

TË GJITHA

Instagram po u ofron krijuesve deri në 20 mijë dollarë për të tërhequr përdorues të rinj

18:39 : 21/05/2025

“Ura”/ Si transportohej droga nga Shqipëria me karroca invalidësh! Heroina shumë e fortë quhej “Banana”

18:28 : 21/05/2025

Finalja Tottenham-Man.United/ Tifozët anglezë “pushtojnë” Bilbaon, trazira në qytet

18:27 : 21/05/2025

EMRI/ Policia greke kontrolle në qelitë e shqiptarëve në burgun e Koridhalos, ja çfarë u gjet

18:13 : 21/05/2025

Operacioni antidrogë i SPAK/ Bregu: Bomba te Veliera ishte për të tërhequr vëmendjen e Policisë

18:01 : 21/05/2025

Plani i Trump për “Golden Dome”, Kina e shqetësuar: Minon stabilitetin global

18:01 : 21/05/2025

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, miratohet formati i kualifikueseve të EURO 2028

17:45 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com