• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kina rreshton ushtrinë: Nëse Pelosi guxon të shkojë, atëherë le të presim…

18:52 : 01/08/2022
në BOTA

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e filloi turneun e saj në Azi të hënën me Singaporin. Ndërkohë Pekini paralajmëroi se ushtria kineze nuk do të “rrinte duarkryq” nëse zonja Pelosi vizitonte Tajvanin, ishullin e vetëqeverisur, një territor që pretendohet nga Kina.

Mes spekulimeve të përhapura mbi një vizitë të zonjës Pelosi në Tajvan, të dielën zyra e saj njoftoi se kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve do të udhëhiqte një delegacion të Kongresit në Azi, në ndalesa në Singapor, Malajzi, Korenë e Jugut dhe Japoni, por pa përmendur Tajvanin.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha se do të ishte “një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Kinës” nëse zonja Pelosi vizitonte Tajvanin dhe paralajmëroi se një gjë e tillë do të çonte në “zhvillime e pasoja shumë serioze”.

“U themi Shteteve të Bashkuara edhe një herë se Kina po qëndron gati. Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze nuk do të rrijë duarkryq dhe Kina do të përgjigjet me vendosmëri dhe kundërmasa të forta për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial“, tha zoti Zhao gjatë një konference të rregullt për median.

I pyetur se çfarë lloj masash do të ndërmerrte ushtria zoti Zhao tha: “Nëse ajo (Pelosi) guxon të shkojë, atëherë le të presim, e të shohim”.

Lexo edhe:

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

Kina i sheh vizitat e zyrtarëve amerikanë në Tajvan si një sinjal inkurajues për kampin pro-pavarësisë në ishull. Uashingtoni nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por bazuar në ligjet amerikane është i detyruar t’i sigurojë këtij vendi mjete për t’u mbrojtur.

Një vizitë nga zonja Pelosi në Tajvan, do të vinte në një kohë marrëdhëniesh të përkeqësuara mes Uashingtonit dhe Pekinit. Republikani Newt Gingrich ishte kryetari më i fundit i Dhomës së Përfaqësuesve që vizitoi Tajvanin, në vitin 1997.

Gjatë një bisede telefonike të enjten e kaluar, Presidenti kinez Xi Jinping i tha homologun e tij amerikan Joe Biden se Uashingtoni duhet t’i përmbahet parimit të një Kine, duke shtuar se “ata që luajnë me zjarrin, do të digjen prej tij”.

Presidenti Biden i tha zotit Xi se politika e SHBA-ve mbi Tajvanin nuk ka ndryshuar dhe se Uashingtoni kundërshton fuqimisht përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në, ose për të minuar paqen dhe stabilitetin, përgjatë ngushticës së Tajvanit.

Të hënën, kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse zonja Pelosi do të vizitonte këtë vend ditën e enjte, ashtu siç kanë spekuluar mediat lokale.

“Ne gjithmonë mirëpresim ngrohtësisht vizitat në vendin tonë nga të ftuar të huaj të shquar“, u tha ai gazetarëve në Taipei.

Shi Yinhong, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin “Renmin” në Pekin, tha se nëse Pelosi viziton Tajvanin, kjo do të nxiste kundërmasat më të forta të ndërmarra nga Pekini në vite, por sipas tij kjo nuk do të shkaktonte një konflikt të madh ushtarak.

“Jam i sigurt se asnjëra palë nuk do të ndërmerrte qëllimisht veprime ushtarake që mund të çonin në një rrezik të madh sigurie“, tha ai.

Vizita në Singapor

Të hënën, zonja Pelosi dhe delegacioni që ajo kryeson, u takuan me Kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong. Sipas ministrisë së Jashtme të Singaporit në takim u diskutuan çështje që lidhen me marrëdhëniet Kinë-Tajvan, luftën në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike.

“Kryeministri Lee theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme SHBA-Kinë për paqen dhe sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratë.

Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të tij dhe thotë se është gati të përdorë forcës nëse do të ishte e nevojshme për të vënë ishullin nën kontroll. Tajvani i hedh poshtë pretendimet e Kinës dhe thotë se vetëm populli i tij, mund të vendosë për të ardhmen e ishullit.

Të mërkurën e kaluar, Presidenti Biden u tha gazetarëve se sipas ushtrisë amerikane një vizitë e zonjës Pelosit në Tajvan “nuk ishte një ide e mirë tani për tani”.

Të hënën rrjeti televiziv ‘CNN’, duke cituar një zyrtar të Tajvanit dhe një zyrtar amerikan, të cilët nuk u identifikuan, tha se zonja Pelosi pritej të ndalej në Tajvan në ditët në vijim dhe të qëndronte gjatë natës deri në mëngjes, dhe se ndalesa e saj do të mbetej jashtë axhendës publike. Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ nuk ka arritur ende t’i konfirmojë këto njoftime./VOA/

Etiketa: kinaSHBAtensione

Lajme të lidhura

BOTA

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

21:54 : 13/05/2025
BOTA

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025
BOTA

SHBA dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshjen prej 600 miliardë dollarësh

17:49 : 13/05/2025
SPORT

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

16:05 : 13/05/2025
BOTA

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

10:37 : 13/05/2025
BOTA

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

17:00 : 12/05/2025
Para

Zjarr në hyrje të Kavajës, rrezikohet një banesë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com