• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vendi unik ku takohen Azia, Afrika dhe Europa

22:34 : 31/07/2022
në BOTA

Kreta është origjina e qytetërimit perëndimor.

Me trashëgimi të pasur historike e arkeologjike, me plazhe, lugina dhe male magjepsëse, Kreta është padyshim një nga vendet më tërheqëse për turistët në mbarë botën.

Për të zbuluar Kretën është mirë të kesh një makinë, të cilën mund ta marrësh me qira me çmime të favorshme.

Rrugët janë në gjendje të shkëlqyer dhe vizitat rreth ishullit janë vërtet një aventurë për t’u mbajtur mend.

Knossos dhe Phaistos, janë dy pika të rëndësishme për t’u ndalur dhe për të parë arkitekturën minoane, ku ruhen objekte magjepsëse të këtij qytetërimi misterioz.

Lexo edhe:

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

Mysafirë te njeriu më i pasur i Azisë

Një konglomerat kulturor

Mikenasit në antikitet, por edhe qytetërime të tjera si ajo e Venedikut kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në Kretë. Venedikasit e dominuan Kretën nga viti 1204 deri në 1669, mandej nisi sundimi turk. Kreta gjithashtu ra nën sundimin egjiptian. Të gjitha këto qytetërime kanë ndikuar që Kreta të jetë një konglomerat kulturash, ku gërshetohen natyrshëm stile dhe tradita të ndryshme. Shatërvanë dhe pallate të stilit venecian, xhami dhe tregje tipike orientale, si dhe gastronomi e muzikë greke. Nuk është e pazakontë të gjesh edhe manastire të izoluara, ku shpesh rrëfehen ngjarje heroike kundër pushtuesve turq.

Natyra e paprekur

Përveç historisë, kulturës dhe arkeologjisë, Kreta ofron edhe mrekulli të shumta natyrore, si Gryka e Samarisë në shpellat e Zeusit, malet mbi dy mijë metra të larta, pllajat me mullinj ere dhe pamje të shumta befasuese, veçanërisht në pranverë, kur livadhet mbulohen me njëmijë ngjyra.

Plazhe dhe resorte

Sigurisht deti është një nga motivet kryesore për të vizituar Kretën, veçanërisht bregdeti verior me një sërë plazhesh me rërë të bardhë dhe rozë. Falassarna, Elafonissi, Georgopulo janë plazhe të rrethuara nga korija të mëdha me palma.

Vitet e fundit që turizmi është zhvilluar shumë, në Kretë është investuar duke ngritur hotele dhe resorte të shumta luksoze. Megjithatë, alternativat nuk mungojnë dhe vizitorët mund të zgjedhin të pushojnë edhe në shtëpitë e vendasve, të cilët ofrojnë dhoma apo apartamente me çmime të ndryshme.

Gastronomia është një tjetër pikë e fortë e turizmit në Kretë. Produkte të shumta vendase, duke filluar nga mishi i pulës, qengjit, perimet e stinës dhe padyshim peshku i freskët dhe frutat e detit. Tavernat dhe lokalet ofrojnë specialitete të shumta si Chtapodi, oktapodi i pjekur në skarë; kalamarakia, kallamarët e pjekur dhe të shoqëruar me salca të ndryshme dhe pafund receta ëmbëlsirash.

Një dolli me raki

Bregdeti jugor me plazhet e tij me guralecë është më pak i frekuentuar, por deti është gjithmonë i pastër dhe tërheqës. Zonat si Preveli, Agia Fotia dhe Matala kanë avantazhin se kanë mbajtur të paprekur natyrën. Gjithashtu, ato shquhen për mikpritjen e jashtëzakonshme që ka për simbol… një dolli me raki.

 

Etiketa: afrikeaziEvrope

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komisioni Evropian shqyrton mënyrat për lëvizjen e pajisjeve ushtarake në rast lufte

18:46 : 15/11/2025
BOTA

Mysafirë te njeriu më i pasur i Azisë

13:29 : 15/11/2025
BOTA

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

08:30 : 11/11/2025
BOTA

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

08:42 : 17/10/2025
BOTA

10 plazhet më të bukura të Evropës që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2100

14:27 : 15/10/2025
Para

Eurodeputeti i shqetësuar: Serbia mund të sulmojë Kosovën

TË GJITHA

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

17:29 : 16/11/2025

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com