• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtësia e Re në aksion: “Të shpëtohet ushtarja Etleda Çiftja!”

15:55 : 28/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjykata e Posaçme pritet të mbyllë këtë të Premte një proces penal ndaj Komisioneres së Vetingut, Etleda Çiftja, e akuzuar për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim dokumentash.

Procesi ndaj Çiftjas është interesant për dy arsye kryesore.

Ajo u përzgjodh në vitin 2017 si pjesë e “ajkës së juristëve” shqiptarë që do të verifikonin pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve e tashmë është nën akuzë për pasurinë e saj.

Po ashtu, i gjithë hetimi, por edhe shqyrtimi gjyqësor, po karakterizohet nga dyshimi i fortë se të gjithë strukturat e “Drejtësisë së Re” janë rreshtuar në krah të saj për ta shpëtuar nga sikleti penal.

Lexo edhe:

Erjon Bani: Jemi pothuajse me gjysmën e kapaciteteve të gjyqtarëve

Veliaj ia “fut” Ramës: Gruan e Gent Sulës e emëroi Qeveria zv.ministre

Në seancën paraprake, të zhvilluar pak ditë më parë, gjyqtari Erion Bani pranoi kërkesën e komisioneres Çiftja për të vijuar me gjykim të shkurtuar.

Kjo do të thotë që Çiftja shmang përballjen me provat dhe faktet në gjykatë, duke kërkuar që shqyrtimi të kryhet vetëm mbi leximin e akteve të dosjes nga gjyqtari i çështjes.

Gjyqtari Bani, i shortuar për të shqyrtuar kërkesat paraprake të të pandehurës Çiftja, kishte kërkuar dorëheqjen nga rasti, nën dyshimet për konflikt interesi.

Gjyqtari, më herët, është konfirmuar në detyrë nga një trupë e procesit të Vetingut, ku relatore ishte pikërisht Etleda Çiftja.

Drejtuesja në detyrë e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e rrëzoi kërkesën për dorëheqje.

Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, në rastet e gjykimeve të shkurtuara, gjyqtari i hetimeve paraprake shndërrohet automakisht në gjyqtarin e themelit.

I njëjti Kod parashikon se Gjykata e Posaçme shqyrton çështjet në themel me trupa të përbëra nga tre gjyqtarë.

Nga ky rregull bëjnë përjashtim gjykimet e shkurtuara, të cilat shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm, i njëjti që ka pranuar më herët kërkesën e të pandehurit për këtë lloj gjykimi.

Në rastin konkret, vendimi për komisioneren e Vetingut do të merret nga gjyqtari Erjon Bani, i cili më herët ka marrë dritën jeshile për të vijuar karrierën nga Etleda Çiftja.

Më qartë nuk ka ku të shkojë. Përtej paragjykimeve, vendimi i gjyqtarit Bani nuk duket se do të sjellë ndonjë surprizë negative për Etleda Çiftjan.

Qëndrimi i saj sfidues para prokurores së çështjes dhe gazetarëve që ndoqën seancën paraprake, dëshmon se komisionerja Çiftja duket e garantuar në “pafajësinë” e saj.

Ka një mori detajesh të tjera, të cilat mund t’i krijojnë Çiftjas idenë e paprekshmërisë.

Hetimi penal ndaj saj u zhvillua për një kohë të gjatë dhe rrezikonte të mbyllej me tejkalim të afateve të parashkrimit.

Vetëm presioni mediatik “nxiti” prokurorët e posaçëm që të mbyllnin hetimin dhe ta merrnin të pandehur Etleda Çiftjan, pasi provat dhe faktet ishin të tilla që nuk mund të mbyllje sytë.

Megjithëse mori statusin “e të pandehurës”, komisionerja Çiftja vijoi e pashqetësuar detyrën e saj.

Ajo vijon të verifikojë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërkohë që vetë akuzohet zyrtarisht për veprat penale të deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumentave.

Asnjë nga institucionet e reja të drejtësisë, të ngarkuara me inicimin e procedimit disiplinor, përfshirë edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, nuk kanë bërë asnjë lëvizje më të vogël për pezullimin e Etleda Çiftjas.

Duket se të gjithë në “Drejtësinë e Re” kanë një qëllim-të shpëtojnë “ushtaren Çiftja”!

Etiketa: Erjon BaniEtleda Çiftja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erjon Bani: Jemi pothuajse me gjysmën e kapaciteteve të gjyqtarëve

11:29 : 26/02/2025
AKTUALITET

Veliaj ia “fut” Ramës: Gruan e Gent Sulës e emëroi Qeveria zv.ministre

10:40 : 21/02/2025
AKTUALITET

Sulmet ndaj Dados dhe Banit/ KLP dhe KLGJ “u tërheqin veshin” mediave: Mos cënoni jetën private!

21:00 : 14/02/2025
AKTUALITET

Nervozizmi i Ramës dhe akuzat ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, SPAK e ILD

10:55 : 12/02/2025
AKTUALITET

I akuzuar për trafik droge, GJKKO liron nga qelia Bashkim Haxhijan

12:43 : 06/11/2024
AKTUALITET

Irena Gjoka nuk rizgjidhet, Erjon Bani emërohet kryetar i Gjykatës së Posaçme

11:00 : 25/03/2024
Para

Chris Rock flet për shuplakën e bujshme nga Will Smith: Nuk jam viktimë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Influencuesja 23-vjeçare vritet gjatë një live në TikTok

08:49 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com