• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden dhe Xi flasin në telefon për më shumë se dy orë

21:54 : 28/07/2022
në BOTA

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati më shumë se dy orë, ku u fol për të ardhmen e marrëdhënieve të ndërlikuara mes dy vendeve.

Kjo është biseda e pestë telefonike mes dy liderëve.

Telefonata nisi në 8:33 të mëngjesit, me kohën lokale në Amerikë dhe përfundoi në orën 10:50, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Këndvështrime të ndryshme mbi shëndetin global, politikat ekonomike dhe të drejtat e njeriut kanë testuar prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve.

Refuzimi i Kinës për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës ka tendosur edhe më shumë raportet.

Lexo edhe:

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

Biseda vjen në kohën kur Kina ka rritur paralajmërimet për administratën Biden rreth një vizite të mundshme të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Këtë ishull që vetëqeveriset, Pekini e konsideron si territorin e saj.

Pekini ka thënë se do ta konsideronte këtë vizitë si një provokim, një kërcënim që zyrtarët amerikanë po e marrin me seriozitet të shtuar në dritën e inkursionit të Rusisë në Ukrainë.

“Nëse SHBA-ja këmbëngul të ndjekë rrugën e vet dhe të sfidojë limitet e Kinës, ajo me siguri do të përballet me përgjigje të forta”, tha në fillim të javës Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

Pelosi do të bëhej ligjvënësja me pozitën me të lartë në SHBA që viziton këtë ishull, pas paraardhësit të saj, Neët Gingrich, që ka vepruar njëjtë 25 vjet më parë.

Bideni u tha javën e kaluar gazetarëve se zyrtarët ushtarakë amerikanë besonin se nuk ishte “ide e mirë” që kjo vizitë të realizohej tash.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve të mërkurën që është e rëndësishme që të ketë komunikim mes dy liderëve.

“Presidenti dëshiron të sigurohet që linjat e komunikimit me Presidentin Xi të mbeten të hapura sepse ata kanë nevojë për këtë”, u tha Kirby gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë. “Ka çështje për të cilat ne mund të bashkëpunojmë me Kinën, dhe ka çështje ku padyshim ka fërkime dhe tensione”.

Biden dhe Xi folën për herë të fundit në mars, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës. /rel/

Etiketa: BidenSHBAzhao

Lajme të lidhura

BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
BOTA

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025
BOTA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
BOTA

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025
BOTA

Tensionet SHBA-Venezuelë, mbërrin në brigjet e Trinidad aeroplanmbajtësja amerikane

15:53 : 26/10/2025
Para

“Elbasan Arena” nuk i sjell fat Laçit, kurbinasit përshendeten me Conference League

TË GJITHA

Skandali në Turqi, zbulohen 152 gjyqtarë të përfshirë në baste sportive

16:38 : 27/10/2025

Zelensky: Ukraina do të punojë për një plan a*mëpushimi brenda 10 ditëve të ardhshme

16:24 : 27/10/2025

SPAK i përsërit fletë-thirjen Ballukut: Paraqitu së bashku me avokatin brenda javës

16:13 : 27/10/2025

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025

Vrasja e Nikulajt, Ruben Saraiva del para gjykatës, familjarët e Haxhisë: S’e dimë ku është Edmondi

15:52 : 27/10/2025

Bozdo-Çelës: Grupet e krimit të organizuar po lulëzojnë, Prokuroria hesht

15:51 : 27/10/2025

VIDEO/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e mbuluar me inerte në Tiranë

15:38 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com