• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Problemet e sistemit të QKB po pengojnë marrjen e shërbimeve bankare të bizneseve

23:13 : 27/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Bllokimi i funksionimit të shërbimeve që ofrohen nga portalet e E-Albania dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit ka krijuar probleme të shumta për bizneset në marrjen e shërbimeve bankare.

Pjesë e dokumentacionit standard për marrjen e produkteve bankare është sidomos ekstrakti i regjistrimit të biznesit, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Ky shërbim nuk është ende funksional dhe pamundësia për t’u pajisur me të i pengon bizneset edhe për shërbime bazike, si hapja e një llogarie bankare apo plotësimi i aplikimit për marrjen e një kredie.

Burime nga njëra prej bankave tregtare në vend thonë për Monitor se bllokimi i shërbimeve të e-Albania dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit ka sjellë disa vështirësi në punën e bankave.

“Një nga problemet kryesore që kemi pasur është plotësimi i dokumentacionit të përditësuar në aplikimet për marrjen e financimeve. Problem tjetër ka qenë bllokimi i aplikimeve për regjistrimin e kontratave të hipotekimit. Vendosja e hipotekës mbi kolateralin është procedurë e domosdoshme për të vijuar me disbursimin e kredive. Gjatë ditëve që sistemi selfcare i tatimeve ka qenë i bllokuar, kemi pasur gjithashtu vështirësi në kryerjen e pagesave të faturave të fiskalizuara,” shprehen burimet për Monitor.

Megjithatë, në disa raste bankat janë përpjekur të shfaqin një lloj fleksibiliteti. Burime nga një bankë tjetër tregtare në vend shprehen se në disa raste është vijuar me procedurat, pavarësisht pamundësisë së bizneseve për të dorëzuar ekstraktet e regjistrimit.

Lexo edhe:

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

“Dokumentacioni që merret nëpërmjet QKB dhe kryesisht ekstraktet historike janë dokumentacione të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve për biznesin. Ekstrakti i regjistrimit është i domosdoshëm për të hapur një llogari biznesi të zakonshme apo llogari të lidhur me çeljen e një kredie. Ekstrakti është gjithashtu pjesë e domosdoshme e dokumentacionit të kërkuar në procesin e miratimit të kredisë, sepse përbën bazën për marrjen e informacionit thelbësor, si struktura aksionere apo e drejta e firmës ligjore në emër të shoqërisë. Pamundësia për të shkarkuar këto ekstrakte ka sjellë vonesa në marrjen e shërbimeve të mësipërme. Megjithatë, ne si bankë nuk e kemi pezulluar ofrimin e këtyre shërbimeve. Kemi zgjedhur të tregojmë një lloj fleksibilitetit. Për shkak të situatës jo të zakonshme që është krijuar. Në disa raste, kemi pranuar ekstrakte që bizneset mund t’i kenë pasur para bllokimit të këtij shërbimi në QKB. Në raste të tjera, kemi pranuar të vijojmë me procedurat duke e lënë pezull dorëzimin e ekstraktit, deri në riaktivizimin e shërbimit nga QKB,” shprehet për Monitor përfaqësuesi i një prej bankave tregtare në vend.

Ekspertë kontabël shprehen se në disa raste pamundësia për t’u pajisur me ekstrakt ka penguar në marrjen e shërbimit, sepse bankat nuk kanë toleruar në këtë pjesë. Nëse për bizneset që kanë një marrëdhënie ekzistuese dhe të konsoliduar me bankën mund të ketë pasur më shumë fleksibilitet, për bizneset me të cilat një marrëdhënie nuk ka ekzistuar më parë, sidomos për bizneset e vogla, problematika ka qenë e vështirë për t’u zgjidhur.

Gjatë ditëve që shërbimet e portalit E-Albania ishin plotësisht të bllokuara, problematika ishin edhe më të mëdha dhe përfshinin jo vetëm shërbimet e bizneseve, por edhe ato të individëve. Disa prej dokumenteve që janë pjesë e domosdoshme e dokumentacionit standard në aplikimin për kredi lëshohen vetëm nëpërmjet e-albania, me vulë elektronike. Këtu përfshihen vërtetimi i pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore apo certifikatat familjare. Fikja e sistemit dhe pamundësia e shkarkimit të tyre për disa ditë e bëri të pamundur kryerjen e aplikimeve për kredi për disa ditë. Megjithatë, tashmë këto shërbime janë aktive.

Dorëzimi i bilanceve, bizneset me shpresë tek nata

Një problem tjetër i lidhur me funksionimin e sistemeve online të shërbimeve për biznesin është dorëzimi i pasqyrave financiare të viti paraardhës. Në fakt, ky proces ka qenë historikisht problematik, edhe për shkak të përqendrimit të fluksit të dorëzimeve në ditët e fundit të afatit ligjor të lejuar, datës 31 korrik. Këtë vit problematika është edhe më e theksuar, për shkak të problemeve të lidhura me sulmin kibernetik të këtij muaji dhe mbylljen e përkohshme të platformave.

“Në seksionin ku ngarkohen dokumentet, ka problematika. Sistemi nuk t’i shfaq opsionet. Në momentin që po flasim, nuk po hapim dot as formularin e aplikimit online. Problematikët tillë na e kanë përcjellë edhe subjektet me administrator të huaj. E vetmja mënyrë është më shpresën të mos lehtësohet sistemi orët e natës dhe arrijmë t’i dorëzojmë pasqyrat financiare,” shprehen bizneset.

Deri tani, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka vendosur zyrtarisht një afat të saktë për shtyrjen e afatit të dorëzimit të bilanceve. Në njoftimin zyrtar për këtë çështje, ky institucion ka cituar vetëm parashikimet e Kodit të Procedurës Administrative, duke saktësuar se afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania. Ky njoftim në fakt nuk përcakton një afat plotësisht të qartë kohor. Megjithëse portali e-Albania është rikthyer online, disa shërbime ende nuk janë plotësisht funksionale, përfshi këtu edhe shërbimin e dorëzimit të bilancit nga bizneset. Ligji parashikon një gjobë prej 60 mijë lekësh për bizneset që nuk dorëzojnë bilancet brenda afatit ligjor të parashikuar.

Bizneset: Sistemi i tatimeve nuk funksionon

Florian Zekja, sipërmarrës në sektorin e fasonerisë, shprehet se problem më i madh aktualisht është mungesa e ofrimit të shërbimeve të lidhura me sistemin e tatimeve.

“Problemi kryesor në këtë periudhë është mosfunksionimi total i sistemit të tatimeve. Nëse unë si biznes dua të marr një informacion lidhur me statusin e një veprimi apo një vërtetim mbi gjendjen e detyrimeve të mia, nuk kam asnjë mundësi për ta marrë, sepse më përgjigjen që sistemi nuk funksionon. Për ne, shërbimet e lidhura me tatimet janë problem kryesor në këtë periudhë. Lidhur me çështjen e dorëzimit të pasqyrave financiare, kjo është një problematikë që ka ekzistuar gjithmonë në këtë periudhë të vitit, për shkak se shumë prej bizneseve e lenë dorëzimin për në moment të fundit dhe kjo krijon një mbingarkesë në sistem. Këtë vit problemet mund të jenë edhe më të mëdha, për shkak të bllokimit të përgjithshëm që u krijua. E njëjta gjë ndoshta vlen edhe për dorëzimin e deklaratave doganore, sepse më parë nuk kemi pasur probleme me to,” shprehet ai. /Monitor/

Etiketa: bankaqkbshërbime

Lajme të lidhura

Shkrime promocionale

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

13:14 : 10/06/2025
AKTUALITET

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025
AKTUALITET

Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi

14:04 : 29/05/2025
AKTUALITET

Rregullorja e re e bankës: Këmbim valutor mbi 1 mln lekë, vetëm nëpërmjet bankave

21:16 : 27/05/2025
AKTUALITET

“Fshati turistik që nuk ka rrugë dhe shërbime”/ Banorët e Zogajt: Do kërkojmë t’i bashkohemi Kosovës

19:28 : 23/05/2025
Para

Neritan Nallbati drejtor i Policisë Kriminale, Berisha: U shpërblye për kokainën...

TË GJITHA

Si ta kuptoni se dhimbja juaj e kokës lidhet me diabetin

15:22 : 27/06/2025

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu

15:15 : 27/06/2025

Dalin EMRAT, kush janë dy burrat që përdhunoin 38-vjeçaren dhe e shfrytëzonin për prostitucion

15:10 : 27/06/2025

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

14:56 : 27/06/2025

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025

Mori fëmijën dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 30-vjeçarja

14:41 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com