• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK dëgjon për herë të dytë gjyqtarin Emiljano Ruli

18:09 : 27/07/2022
në AKTUALITET, VETTING

Rihetimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbuti diferencën negative që i është kaluar si barrë prove gjyqtarit Emiljano Ruli, por KPK i kërkoi atij shpjegim në kriterin e profesionalizmit.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative Emiljano Ruli u dëgjua të mërkurën për herë të dytë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas një vendimi të marr në muajin maj për riçelje të hetimeve.

Trupa e kryesuar nga Olsi Komici me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin, vuri në dukje se hetimet ishin hapur edhe për dy kriteret e tjera, pasi më herët Ruli ishte hetuar vetëm për pasurinë.

Në seancën e dytë dëgjimore Rulit iu bë me dije se KPK kishte pranuar argumentet e tij dhe kishte gjetur se një hua në vlerë 4 milion lekë marrë për blerjen e një apartamenti ishte me burime të ligjshme. Komisioni, siç tha relatorja, i qëndronte sërish mendimit se babai i Rulit nuk kishte pasur të ardhura për huan tjetër në shumën 3 milion lekë.

Gjyqtari e kundërshtoi pretendimin e Komisionit, e këmbënguli njësoj si në seancën e kaluar se babai kishte pasur të ardhura. Ai solli si argument një regjistrim në bashkinë Libohovë për taksa vendore në vitin 2001. Ai po ashtu paraqiti një sërë argumentesh pse të ardhurat e babait dhe për pasojë huaja duhej të konsiderohej e ligjshme.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

Më tej Komisioni, pasi parashtroi se nuk ishin gjetur probleme në kriterin e figurës, vuri në dukje se Rulit i ishin këkruar shpjegime për disa çështje. Sipas relatores në të paktën dy raste vendimet e gjyqtarit ishin prishur në Apel për shkak se avokatët nuk kishin pasur prokurë të plotë.

Ruli e kundërshtoi këtë pretendim. Ai tha se në një rast Apeli Administrativ e kishte marrë në shqyrtim çështjen nga i njëjti avokat me të njëjtën prokurë dhe më pas kishte vendosur prishjen e vendimit për shkak të mungesës së prokurës. Ruli këmbënguli që nuk ishte në gabim edhe në rastet e tjera.

Duke iu referuar ankimeve për vonesa në zbardhje të vendimit, Ruli i tha Komisionit se ata vetë kishin konstatuar se ai përballonte një ngarkesë 4 herë më të madhe se normalja. Po ashtu Ruli kundërshtoi edhe pretendimet e tjera në kriterin e figurës, mbi hetimin gjyqësor të zhvilluar prej tij dhe të ngjashme.

Më herët në seancën dëgjimore të 11 majit, Rulit iu vu në dukje se ishte hetuar vetëm në kriterin e pasurisë. Sipas Komisionit dy huatë nuk ishin përfshirë si burim i ligjshëm në analizën financiare dhe për rrjedhojë ai rezultonte me balancë negative në shumën 8.2 milionë lekë për pagesën e këstit të parë për një apartament. Bazuar në relatimin e të mërkurës 4 milion nga kjo balancë negative, pranohet si të ligjshme nga Komisioni.

Në fund të fjalës së tij Ruli e falënderoi KPK për hetimin e plotë. Ai tha se kërkonte të konfirmohej në detyrë.

Emiljano Ruli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Prej vitit 2013, Ruli e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar në seancë ishte i pranishëm Gerrit Sprenger. /BIRN/

Etiketa: kpkRulivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

18:51 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
Para

E rëndë në Lezhë/ Humb jetën 35-vjeçari, rrezikon të mbytet një tjetër

TË GJITHA

Lider i inteligjencës artificiale, Nvidia kalon vlerën e 5 trilion dollarëve në treg

17:04 : 29/10/2025

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025

Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë pas balonave me cigare kontrabandë

16:38 : 29/10/2025

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025

Nga miqësi e fortë në heshtje të plotë, çfarë ndodhi mes Taylor Swift dhe Blake Lively?

16:17 : 29/10/2025

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com