• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Treni i humbur për shqiptarët

10:13 : 26/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Kjo verë si kronikë e një ngjarje të paralajmëruar solli mjaft zhvillime tektonike në politikën shqiptare. Jo se kjo e fundit ka qenë ndonjëherë e mërzitshme. Përkundrazi, shpesh ka vuajtur nga dramaciteti i tepruar apo tragji-komedia që e ka shoqëruar rëndom. Nëse sot ka një debat në SHBA, vendet e BE-së dhe gjetkë se politika po bëhet gjithnjë e më polarizuar, duke i ikur thelbit si arti i së mundshmes që bazohet në kompromis, në Shqipëri kjo ka qenë tradita e këtyre tridhjetë viteve, me fare pak përjashtime. Madje dhe kur kanë ndodhur këto të fundit, ka qenë më keq, se më mirë që bandat të kërleshen dhe t’i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit se të bashkëpunojnë duke ia futur shoqërisë. Tre dekada tranzicion dhe ky i fundit nuk ka dritë në fund të tunelit. Pra kur do të kalojmë në rendin e një demokracie të konsoliduar, një shtet të së drejtës funksional, ekonomi tregu dinamike dhe të aftë t’i rezistojë konkurrencës globale, një shtet që respekton të drejtat e individit dhe ku ky i fundit të gëzojë një mirëqenie normale që mos të dojë të ikë nga sytë këmbët nga ky vend i bekuar nga Perëndia por i përdhunuar nga politikanët.

Ka pasur mjaft debate në lidhje me shkaqet e vonesës në kapërcimin e tranzicionit, madje disa e quajnë të tejkaluar tashmë, por për këdo që nuk vuan nga miopia politike, është e qartë se diku rrota e qerres ka ngecur. Madje, e ardhmja e afërt nuk premton asgjë përveç lehtësimit sadopak të simptomave por pa adresuar kurrsesi shkaqet e sëmundjes. Pas tre dekadave e kusur, ata që udhëheqin politikën shqiptare janë po ata protagonistë të fillim-viteve 90-të: Berisha, Rama dhe Meta. Po të shohësh partitë dhe partiçkat e tjera, janë po të njëjtët kryetarë të përjetshëm, ndonëse gjatë kësaj kohe mund t’u kenë firuar krejt anëtarët. Edhe ndonjë kryetar i ri i ndonjë formacioni të vjetër, mund të jetë aty ku është jo për shkak të ndonjë talenti politik, por si pagator i partisë klienteliste me të cilën mandej bën pazar me qeverinë. Partitë, qoftë dhe ato të mëdhatë ngjasojnë me garnizone ushtarake ku cilido që ka një ngjyresë individuale, nuk po themi mendim politik se është të kërkosh shumë, shihet si heretik. Xhaketat e vjetra, janë arnuar, kthyer mbrapsht dhe shiten si mall firmato. Shoqëria nuk ka mundësi zgjedhje se është gjithmonë me mundësinë e vetme për të votuar të keqen më të vogël.

Në kushtet kur kemi një parti që ka akaparuar çdolloj pushteti dhe jo vetëm atë ekzekutiv, por edhe atë lokal, jo vetëm shoqërinë civile, por edhe akademinë, universitetet, mediat, madje dhe biznesin privat, duhej normalisht pritur një lloj revolte nga shoqëria. Por nga cila shoqëri? Një shoqëri e përçarë, pa katalizatorët socialë si organizata shoqërie civile që e kanalizojnë këtë pakënaqësi, pa individë me kredo morale që të dinë të udhëheqin në kohë krize, me parti të stër-konsumuara që mendojnë vetëm si të përdorin pushtet, natyrisht është një shoqëri që vuan nga anomia, ku individi ka mosbesim të thellë të institucionet por dhe te ata rreth e rrotull tij. Mungesa e kapitalit social e fragmentarizon shoqërinë, e dobëson strukturalisht atë, e vështirëson jetën në vend dhe në vend që individi të protestojë, rebelohet, kërkoj alternativë, zgjedh të braktisë vendin. Ose të mbyllet në guackën e tij. Pra siç do thoshte Albert Hirschman, mes tre zgjedhjeve ikjes, zërit dhe besnikërisë, individi zgjedh të ikë nga sytë këmbët.

Institucionet nuk lënë shumë vend për shpresë gjithashtu. Dhe nuk po flasim vetëm për institucionet gjasme të pavarura por të kapura kokë e këmbë. Por edhe për institucione si ai i votës së lirë, koncepteve si ndarja dhe balanca e pushteteve etj., të cilët janë dobësuar qëllimisht sistematikisht. Sot pavarësisht reformës së ngadaltë dhe problematike në drejtësi, pakkush mund të thotë me siguri që sistemi aktual i drejtësisë nuk funksionon si korporatë. Harta e re gjyqësor do ta bëjë drejtësinë edhe më të vështirë për t’u arritur, edhe më të shtrenjtë për qytetarin e zakonshëm, edhe më të vonuar, duke e kthyer në drejtësi të mohuar. Sistemi i shëndetësisë funksionon gjithashtu si korporatë. Të dyja së bashku janë ndoshta arsyet kryesore pse vijon emigrimi me rritme të larta dhe shpopullimi në këtë vend. Madje më tepër se mundësitë për punësim cilësor me pagë dinjitoze. Kjo pasi është shtresa e mesme, profesionistët e lirë, inteligjenca ajo që po emigron më masivisht se pjesa më e varfër e shoqërisë.

Lexo edhe:

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

Lufta me Izraelin/ Kalemaj: Synimi, fillimi nga pika zero i programit bërthamor të Iranit

Konkurrenca e padrejtë ku favorizohen një grusht kapitalistësh të asistuar me para publike dhe nuk shpërblehet talenti dhe inovacioni, synohet të thellohet edhe më tej përmes mekanizmash perfidë si amnistia fiskale që janë mjet masiv i pastrimit të parave të korrupsionit apo trafiqeve. Kjo e bën koston e rezistencës së biznesit të ndershëm të papërballueshme, shkatërron mjedisin përmes ndërtimeve masive që shërbejnë si lavatriçe pastrimi parash dhe prish tregun në përgjithësi. Nëse dikush mendon se kjo ul së paku koston e të blerit një apartament për një çift të ri gabon rëndë pasi këtij të fundit i duhen rreth 40 vjet me rrogë mesatare të blejë një shtëpi, fjala bie brenda unazës së Tiranës. Dhe natyrisht rruga përsëri është rezistenca e kotë brenda vendit ose ikja nga sytë këmbët. Duke sakrifikuar dhe një punë në profesion këtu për një të ardhme të vështirë dhe një punë të rëndomtë diku në Perëndim. Por me idenë që të paktën fëmijët do të kenë një jetë më të sigurt dhe më të mirë se e tyre. Madje dhe kur kanë pasur një jetesë deri diku normale në vendim amë. Vonesat në tranzicion, janë një shans i mohuar për një demokraci ende të pakonsoliduar.

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po tani, ç’pritet të ndodhë?

19:48 : 22/06/2025
AKTUALITET

Lufta me Izraelin/ Kalemaj: Synimi, fillimi nga pika zero i programit bërthamor të Iranit

18:03 : 18/06/2025
BOLD BLOG

Lufta Izrael-Iran dhe pasojat aftashkurtra

19:55 : 16/06/2025
AKTUALITET

Disfata e opozitës/ Kalemaj: Nuk funksionuan strukturat dhe pjesa e drejtimit politik në qarqe

19:03 : 16/06/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme

15:51 : 14/06/2025
AKTUALITET

Rama 4 dhe një histori deja vù

11:37 : 09/06/2025
Para

Anglia po përballet me thatësirën më të madhe që nga viti 1976

TË GJITHA

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com