• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Largimi i Ahmetajt i pritshëm, flitej prej kohësh

21:28 : 25/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi sot disa ndryshime në kabinetin e tij, duke shkarkuar zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ishte dhe ministër Shteti për Rindërtimin. Posti i zëvendës-kryeministrit ju besua ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Në kabinetin e ri nuk do të ketë më ministër Shteti për Rindërtimin. Kryeministri njoftoi se në funksionin e ministrit të Shtetit pranë kryeministrit do të jetë Majlinda Dhuka e cila njëkohësisht emërohet dhe si kryenegociatore në procesin e bisedimeve me Bashkimin europian, duke zëvendësuar në këtë detyrë ambasadorin Zef Mazi

Në mënyrë të beftë kryeministri Edi Rama, njoftoi që në orët e para të ditës se kishte ndryshuar numrin dy të kabinetit të tij qeveritar, zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, një prej figurave ndoshta më jetëgjatë si pjesë e qeverive socialiste që nga 2013. Ai ka mbuluar funksione të ndryshme nga ministri i Ekonomisë, te ai i Financave, me një ndërprerje në vitin 2019, kur ju rikthye jetës parlamentare, për t’u përfshirë sërish në kabinetin qeveritar pas tërmetit të nëntorit të po atij viti.

Një largim i mundshëm i tij kishte kohë që përflitej në korridoret e shumicës. Emri i zotit Ahmetaj, është po ashtu një ndër më të lakuarit nga opozita për përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve. Kur kjo çështje ishte një temë e nxehtë debati, pasi parlamentit i ishte kërkuar autorizimi për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako, kryeministri, 4 muaj më parë tha se “nuk ka arsye të ketë ndryshime në kabinet”.

Sot ai e motivoi lëvizjen e tij me faktin se Rindërtimi nuk është më prioriteti i qeverisë, duke qenë se ndodhet në fazë përmbyllëse.

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zëvendës-kryeministrit të fokusohet në këto fusha”, shpjegoi kryeministri duke bërë të ditur emërimin në këtë post të ministres së energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

Por sipas Partisë Demokratike, largimi i zotit Ahmetaj, lidhet pikërisht me çështjen e inceneratorëve. “Edi Rama, për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar Arben Ahmetajn”, deklaroi ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike.

Më i papritur ishte largimi i kryenegociatorit të Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi, pikërisht tani kur vendi sapo ka nisur procesin e bisedimeve. Ditën kur vendit ju hap rruga për këto bisedime, një javë më pare, zoti Mazi së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, drejtuan sesionin e parë të shqyrtimit analitik të legjislacionit.

“Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore dhe Ministre Shteti pranë kryeministrit”, njoftoi zoti Rama. Ambasadori Mazi nuk ka bërë ende asnjë koment për vendimin e sotëm të kryeministrit. Pasuesja e tij, zonja Dhuka, aktualisht punon si drejtoreshë në Departamentin e Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri. Me profesion juriste, ajo nuk rezulton të ketë një eksperiencë të mëparshme të drejtëpërdrejtë në çështje që lidhen me procesin e integrimit europian. Nga qeveria nuk është shpërndarë asnjë biografi e zonjës Dhuka./VOA

Etiketa: AhmetajRamavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
Para

Pas e-Albania, hakerat godasin dhe Italinë: Paguani, ndryshe nxjerrim të dhënat

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com