• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Importet e drithërave ranë 10% në 6-mujor, grosistet në pritje të korrjeve të reja

23:06 : 25/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Importet e drithërave në sasi shënuan rënie me rreth 10% në 6-mujorin e parë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të INSTAT në gjysmën e parë të vitit janë importuar 119 mijë ton drithëra nga rreth 132 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2020 ose rreth 13 tonë me pak.

Burimet nga tregu pohuan se, grosistët kufizuan blerjet për shkak të çmimeve të larta në pritje të korrjeve të reja të korrikut. Në pjesën më të madhe të globit gruri korret gjatë muajit korrik dhe çmimet kanë nisur rënien për shkak të prodhimit të ri. Një ton grurë në tregjet ndërkombëtare po shitet me 808 USD në bursa prej çmimit rekord 1350 USd për tonë që arriti në mars, pasi nisi lufta në Ukrainë.

Grosistët shpjeguan se, menjëherë pas fillimit të luftës, konsumatorët nxituan të blejnë sasi të larta të miellit në kushtet e panikut se furnizimet mund të dëmtoheshin nga lufta. Pas super blerjeve të marsit konsumi i miellit ka pësuar rënie dhe kjo u ka lënë kohë importuesve që të presin korrjet e reja të grurit në mënyrë që të sigurojnë furnizime me çmime ë të lira.

Aktualisht çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtarë janë në nivelet më të larta që nga kriza e vitit 2008. Presionet janë rritur për shkak të rënies së rendimentit në disa zona të globit dhe shqetësimeve që ka krijuar lufta në Ukrainë.

Lexo edhe:

Marrëveshjet e fshehta! Qeveria hap dyert për investitorët izraelitë

“1 kilogram grurë 17 cent”, Fermerët e Kosovës përballen me çmim të ulët të grurit

Sipas Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO) prodhimi global i grurit në vitin 2022 parashikohet të bjerë nga niveli rekord i vitit 2021 me 0.8%, duke arritur në 771 milionë tonë dhe duke shënuar rënien e parë në katër vjet. Rënia e prodhimit nga viti në vit në Australi, Indi, Marok dhe Ukrainë pritet të kompensohet nga rritja të pritshme në Kanada, Iran dhe Federatën Ruse.

Nga ana tjetër konsumi botëror ushqimor i grurit parashikohet të zgjerohet, megjithëse me një ritëm nën mesataren, pasi rritja e çmimeve po ndikon negativisht në përdorimin e grurit industrial. FAO parashikon se shfrytëzimi total i grurit në 2022-2023 do të jetë në 769 milionë tonë ose rreth 1.1% nën tendencën 10-vjeçare.

Rezervat botërore të grurit pritet të rriten me 0.4%, në 298 milionë tonë deri në mbylljen e stinëve në vitin 2023, parashikon FAO. Rritja e rezervave parashikohet të jetë e përqendruar në Kinë, Federatën Ruse dhe Ukrainë.

Shumica e importueseve shqiptare kanë zhvendosur importin e grurit nga Rusia drejt shteteve të tjera, por kryesisht në Serbi.

Në 6- mujorin e parë 2022 u importua nga Rusia 27 % të sasisë totale të grurit. Importet e grurit nga Rusia në gjysmën e parë të vitit kanë shënuar rënie me 35 % në raport me vitin e kaluar por ato kishin një pozicion të rëndësishëm në importet totale të drithërave me 27%, nga rreth 40% që ishin vitin e kaluar./Monitor/

Burimi: INSTAT
Etiketa: grosistegrureimporte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marrëveshjet e fshehta! Qeveria hap dyert për investitorët izraelitë

08:38 : 21/09/2025
RAJONI

“1 kilogram grurë 17 cent”, Fermerët e Kosovës përballen me çmim të ulët të grurit

15:25 : 17/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

09:00 : 14/07/2025
AKTUALITET

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025
AKTUALITET

Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit, ekspertët: Më pak të përkrahurit në rajon

15:58 : 31/05/2025
AKTUALITET

Importuesit po blejnë më lirë dhe shesin më shtrenjtë, ekspertët: Po abuzohet

17:34 : 08/05/2025
Para

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, plagoset 21-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025

E kishin kthyen lokalin në qendër droge, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

22:37 : 13/10/2025

EMRAT/ Shisnin vaj ulliri të rrezikshëm, dënohen prodhuesi dhe i biri

22:24 : 13/10/2025

99% e shqiptarëve mbështesin familjen tradicionale

22:15 : 13/10/2025

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com