• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sokol Topçiu fiton tenderin 550 mijë euro nga Admir Abrija i burgjeve

I arrestuari për kontrabandë ilaçesh

12:49 : 24/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Disa muaj më parë, Policia e Tiranës njoftoi se kishte finalizuar operacionin “përfitimi”, teksa u arrestua Sokol Topçiu, pronari i firmës farmaceutike “FarmaNet”. Kjo e fundit ka përfituar dhjetëra miliona euro me tendera sekretë apo emergjentë për Covid 19, por që u faktua se kishte bërë kontrabandë.

Por, 9 muaj më pas, një institucion shtetëror, njofton se këtë firmë e ka shpallur fituese të një tenderi 550 mijë euro. Pra, për aq kohë sa nevojitet për ngjizjen dhe lindjen e një fëmije, firma “FamraNet” ia ka arritur që të pastrojë emrin, madje nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me hetimet apo gjykimet e kësaj çështje. Por, fakt është se, në vend që të përjashtohej apo të merreshin masa ekonomike, kjo firmë fiton sërish para publike! Një paradoks i madh, pavarësisht skandaleve të njëpasnjëshme të kësaj firme, apo të pronarit të saj, z.Sokol Topçiu.

Faksimile: Firma FarmaNet është shpallur fituese e një tenderi 550 mijë euro nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e drejtuar prej disa muajsh nga Admir Abrija, ka shpallur fituese firmën “FARMA NET ALBANIA” për një tender të hapur mbi kufirin e lartë monetary. Në dokumente thuhet se kontrata është “blerje medikamente”, ndërsa afati i ekzekutimit brenda afatit 24 muaj nga data e nëshkrimit të MK nga palët. Burgjet kanë vendosur disa klauzola si “me kohëzgjatje lëvrimi të mallit 45 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës, ku 50% e mallit të dorëzohet brënda 20 ditëve”.

Në të njëjtin dokument shkruhet se “në këtë procedurë kanë marrë pjesë ofertuesit; ‘FARMA NET ALBANIA’ me vlerë 55.336.661 lekë pa TVSH. Dhe, ‘INCOMED’ me vlerë të ofruar 0 lekë!”. Pra, një tender fiktiv, pasi firma e dytë ka ofruar 0 lekë. Dy janë mundësitë, ose specifikimet e burgjeve s’kualifikonin firmën e dytë ose I ka hapur rrugë Topçiut që të fitonte këtë tender.

Lexo edhe:

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

Faksimile: Njoftimi i Arrestimit të Sokol Topçiut disa muaj më parë

Disa muaj më parë, Policia e Shtetit, do të njoftonte finalizimin e operacionit “Përfitimi”, ku në pranga ra administrator i një rrjeti farmaceutik, në kuadër të hetimeve lidhur me tregtimin e ilaçeve kontrabandë.

I arrestuari ishte Sokol Topçiu, pronari i FarmaNet, një nga bizneset farmaceutike që ka përfituar miliona euro nga Ministria e Shëndetësisë përmes tenderave. “Topçiu, 57 vjeç akuzohet se ka shitur mijëra ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë. Ilaçet që u shitën në treg me çmim shumë herë më të lartë se sa u blenë janë: ‘inhixa, clexane, favira, alphagan, cyrotex, aricept, medro, co aprovel.’ Dyshohet se këto ilaçe u sollën në Shqipëri me 20 dollarë dhe disa prej tyre u shitën deri në 500 mijë lekë të vjetra” denoncoi BoldNews.al në atë kohë. Mësohet se të gjitha medikamentet që futeshin pa u regjistruar kryesisht përdoreshin për trajtimin e Covid-19.

Hetimi zgjati rreth 1 vit, ndërsa prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, por Gjykata vendosi t’i lërë në arrest shtëpie personat e identifikuar si: Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu; Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie; Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Etiketa: admir abriafarmanettenderitopciu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
AKTUALITET

Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së

10:34 : 28/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
Para

E akuzuar për korrupsion, GJKKO jep vendimin për gjyqtaren e Elbasanit

TË GJITHA

Raporti i ODIHR/ Berisha: Faktoi farsën elektorale! Rama dështoi në përpjekjet për ta ndryshuar

13:03 : 23/10/2025

Aurel Hoxha në kërkim për vrasje, AAPSK nxjerr për qera lokalin “MONOPOL” për 3.8 mln lekë në muaj

12:59 : 23/10/2025

Paketa e Maleve/ Rama shmang përgjegjësinë dhe ‘kapet’ me kryebashkiakët: Po pengojnë procesin

12:54 : 23/10/2025

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025

Partia-Shtet fitoi zgjedhjet/ Gjetjet më pikante në Raportin e ODIHR. Rama, mandatin e 4, Shqipëria 30 vjet pas

12:45 : 23/10/2025

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, shkak bojkoti i gjyqeve nga avokatët

12:38 : 23/10/2025

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com