• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse Rama e urren opozitën?

20:30 : 23/07/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Bujar Leskaj

Duke shfaqur cinizmin e tij karakteristik, në seancën e fundit të Kuvendit më 21 korrik, drejtuesi i sektit në qeverisje demonstroi për opozitën një urrejtje sa patologjike, aq edhe gjenetike. Edhe pse nuk ishte e re kjo ndjenjë për Ramën, duket se ka kapur apogjenë e urrejtjes së vet.

Edhe më parë, në seanca të Kuvendit për çështje të ndryshme, Rama ka shfaqur gjithë arsenalin e urrejtjes, mosdashjes, injorimit dhe denigrimit për ish të përndjekur politikë, veriorët, jugorët demokratë dhe së fundmi, për fermerët.

Urrejtjen dhe përçmimin ndaj shqiptarëve, Lideri global e ka në ADN-në e vet. Këto ditë, cinizmi dhe tallja e tij arriti kulmin, duke u “sugjeruar” fermerëve që janë në prag të falimentimit, pasi prodhimet e tyre po u kalben serave dhe arave(nga politikat e mbrapshta fiskale dhe të Ministrisë së Bujqësisë), që t’i bëjnë pleh për tokën(?!).

Me të njëjtën urrejtje dhe përçmim, më 21 korrik në Kuvend, nuk sulmoi vetëm pjesën e Partisë Demokratike të angazhuar në lëvizjen e foltores dhe në ripërtëritjen e saj, por edhe atë pjesë të konsiderueshme të deputetëve, që deri dje kishin vulën e partisë, duke i denigruar dhe duke i cilësuar “gojore”, me një gjuhë dhe fjalor të papranueshëm për etikën dhe moralin e shqiptarit.

Me këto shfaqje të turpshme, Rama tregoi se i urren shqiptarët,  jo vetëm demokratët. Opozita nuk duhet të kompleksohet nga fjalori prej rrugaçi dhe nga provokimet e tij. Ajo duhet të shikojë detyrat e saj, të vijojë denoncimet e forta dhe të shpalosë alternativa për shqiptarët.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

Ai duket në apogje të pushtetit, por nuk e ka të gjatë. Populli thotë “Zullumi me të trashur, këputet” dhe kjo qeverisje 9-vjeçare e këtij sekti është e mbushur me zullume.

Madje, ky manipulator dhe uzurpator i Partisë Socialiste, nuk e përfaqëson këtë parti. Ai thjesht e ka nënshtruar me diktatin e vet, ndërkohë që me sektin e tij ka kapur shtetin, duke u shërbyer kompanive favorite të tij dhe duke u pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe biznesit të ndershëm. Tani, kur i gënjen mendja se është në kulm të fuqive, provon të sulmojë e të denigrojë strukturat e Bashkimit Evropian.

Kritikon Këshillin e Evropës, për drejtuesit e Luftës Çlirimtare të Kosovës, kur Rama Kosovën e ka njohur vonë, shumë vite pas epopesë së UÇK, në kohën që miq të tij e prezantuan me Hashim Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të U֔ÇK-së. Ai bëri show me gjoja mbrojtjen ndaj Hashim Thaçit. Në raport me këto marrëdhënie, atij ka filluar t’i dalë boja. Me kohë do të mësojmë më shumë. Rama ka borxhe të mëdha ndaj Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të U֔ÇK-së, me veprimet, mosveprimet dhe shpifjet që institucionet e sigurisë të varura prej tij Rama kanë përcjellë në kanalet evropiane në këto nëndë vite.

Rama nuk e do Kosovën, pasi ka flirtuar hapur me Aleksander Vuçiçin për Ballkanin e Hapur, duke izoluar Kosovën.

Nga ana tjetër, kritikon për ngadalësi dhe mungesë efiçience strukturat dhe vendim-marrjen shumë serioze të Evropës së Bashkuar, që këto institucione ta lënë të lirë të bëjë ç’të dojë në Shqipëri. Në fakt, Rama në thelb është një Dimitri Medvedev i vogël, për raportet dhe vlerësimin e tij ndaj Perëndimit.

Është për të ardhur keq që ambasadorët perëndimorë nuk shohin dot korrupsionin ku e ka zhytur vendin Rama me sektin e tij, sikurse nuk panë shndërrimin e Shqipërisë në parajsë kanabisi në vitet 2014-2016. Nuk shohin greminën ku i ka hedhur financat e Shtetit, përmes akumulimit të një borxhi kolosal publik, që ka kaluar tashmë prodhimin e përgjithshëm të vendit. Nuk shohin që pushteti i Ramës ka krijuar enklava të mirëfillta krimi në Shqipëri, ku policia nuk arrin të hyjë.

Disa prej tyre arrijnë sa edhe t’i servilosen Ramës, për shkak të disa lidhjeve të sipërfaqshme e koniukturale që ka ndërtuar në BE.

Por çfarë duhet të bëjë opozita? Opozita duhet të denoncojë akoma dhe më fuqishëm korrupsionin e prodhuar nga sekti Rama: aferat me PPP-të dhe inceneratorët; tenderat e trukuar të rrugëve; rritjen katërfish të kostos së ndërtimit të një km rrugë; skandalet e panumurta me abuzimin e parasë publike dhe të pushtetit; si dhe dëmin ekonomik të jashtëzakonshëm, të gjeneruar nga kontrata me oferta të pakërkuara dhe me konkurrencë të mbytur e snobuar.

Opozita ka për detyrë të japë alternativat e saj, që të ngjallë shpresën mes qytetarëve të revoltuar dhe të zhgënjyer, të cilët mbushën qendrën e Tiranës më 7 korrik në protestë dhe janë dhjetëfish më të shumtë në të gjitha anët e vendit.

Partia Demokratike e ka tashmë drejtuesin e saj legjitim, Prof. Dr. Sali Berishën, të zgjedhur në rrugë demokratike, me mekanizmin një anëtar-një votë, nga mbi 40 mijë anëtarë dhe me transparencë të plotë. Lideri legjitim i PD-së i zgjidh vetë problemet që ka me përcaktimet “non grata” të tij dhe opozita nuk duhet të jetë e kompleksuar prej tyre, pasi Sali Berisha ka deklaruar dhe realisht po zhvillon betejë personale dinjitoze,  për t’u ballafaquar dhe mbrojtur nga akuzat e përcaktimeve “non grata”, pa përfshirë Partinë Demokratike, apo spektrin më të gjerë opozitar.

Partia Demokratike i ka gjithashtu të gjithë drejtuesit e degëve në rrethe të zgjedhur me mekanizmin një anëtar-një votë, etj. Me kohë do t’i sheshojë dhe do t’i zgjidhë edhe mosmarrëveshjet në grupin parlamentar, mbështetur në përgjegjësinë dhe integritetin që kanë të 59 deputetët e PD-së pa përjashtim.

Sot PD është në rrugën e duhur, përmes takimeve në qytete të ndryshme të vendit me palët e interesit dhe me shoqërinë civile, ku dalin qartë problemet e vendit dhe propozohen zgjidhje.

Partia Demokratike duhet t’i japë shqiptarëve zgjidhjet e saj ndaj katër të këqijave të mëdha që ka sjellë Lideri(Bajloz) global Edvin Rama, duke u zënë të ardhmen. Ato janë (i) shpopullimi i frikshëm i vendit dhe largimi i të rinjve; (ii) varfërimi masiv nga mungesa e politikave të mbështetjes sociale;  (iii) kapja e shtetit, nëpërmjet ligjeve të qepura me porosi dhe favorizimit klientelist e të pashoq të oligarkëve, si dhe (iv) gremina e borxhit të lartë publik dhe rëndimi i borxhit tej çdo mase për çdo qytetar.

Demokratët dhe gjithë qytetarët shqiptarë duhet të jenë të vetëdijshëm se kanë përpara dy rrugë: ose t’i nënshtrohen sektit të Ramës, që i urren gjenetikisht, me trashëgimi baballarësh të tipit Spiro Koleka, Hekuran Isai e Qemal Lame, si dhe të ish-bllokmenëve e drejtuesve të lartë të Sigurimit të Shtetit, Hetuesisë dhe Prokurorisë Politikë të diktaturës nga 1944-1990, ose të denoncojnë dhe të protestojnë fort, duke iu bashkuar aksionit opozitar, të drejtuar nga Sali Berisha, të zgjeruar me partinë që do të drejtohet shumë shpejt nga z. Ilir Meta, të përfshirë në Frontin e Shpëtimit Kombëtar. Ky aksion opozitar është detyrë sociale, ekonomike, politike dhe patriotike thellësisht kombëtare.

V.O: Një kujtesë: Ndërsa në vitin 1992, pas fitores së thellë të Partisë Demokratike, Berisha hartonte dhe zbatonte tezën “bashkëvuajtes dhe bashkëfajtorë”, duke i qëndruar asaj dhe me kostot e distancimit të elementëve të shumtë të djathtë(të cilët ishin në të drejtën e tyre legjitime të privimeve dhe vuajtjeve 50 vjeçare), tre dekada më vonë, Rama dhe sekti i tij kalojnë në urrejtje të hapur dhe patologjike për demokratët dhe gjithë shqiptarët. Bajlozi që u ka zënë të ardhmen jo vetëm demokratëve, por të gjithë shqiptarëve të ndershëm, mund të mposhtet vetëm me një opozitë të bashkuar, që ofron alternativa të qarta dhe të bindshme për qeverisje, që ngjall shpresë dhe kanalizon protestën dhe urrejtjen mbarëpopullore ndaj Bajlozit modern të Shqipërisë, Ramës të zi në çdo aspekt.

Etiketa: bujar leskajEdi Ramaopozita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kuvendi bosh/ Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren

10:23 : 05/06/2025
Para

Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Dritëro Agollin

TË GJITHA

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com