• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kina përforcon paralajmërimet ndaj SHBA-ve mbi Tajvanin

22:40 : 23/07/2022
në BOTA

Kina ka lëshuar paralajmërime të forta, në rrugë jozyrtare, ndaj administratës Biden në lidhje me një vizitë të mundshme në Tajvan, në muajin gusht, të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, njoftoi të shtunën “Financial Times”.

Artikulli citonte gjashtë persona në dijeni të paralajmërimeve nga ana e autoriteteve kineze, duke thënë se ato ishin dukshëm më të forta sesa kërcënimet që Pekini ka bërë në të kaluarën, sa herë që ka qenë i pakënaqur me veprimet ose politikën e Uashingtonit në raport me Tajvanit, një territor që Kina e pretendon.

Paralajmërimet e bëra privatisht sugjeronin një përgjigje të mundshme ushtarake, thuhej në artikullin e “Financial Times” që citonte të njëjta burime.

Kina ka rritur aktivitetin ushtarak rreth Tajvanit duke kërkuar të ushtrojë trysni mbi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në këtë vend, për të pranuar sovranitetin kinez. Qeveria e Tajvanit thotë se vetëm 23 milionë banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre dhe ndërsa dëshiron paqen, ka bërë të ditur se do të mbrohet në rast të një sulmi.

Më 18 korrik “Financial Times” raportoi se zonja Pelosi planifikon të vizitojë Tajvanin në muajin gusht.

Lexo edhe:

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

Një ditë më vonë, ministria e Jashtme e Kinës tha se një vizitë në Tajvan nga ana e zonjës Pelosi do të minonte seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe se Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me pasojat e përgjigjes së Pekinit.

Të mërkurën, Presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte në plan të bisedonte me Presidentin kinez Xi Jinping rreth fundit të këtij muaji.

Biden duket se hodhi dyshime rreth njoftimeve mbi udhëtimin e zonjës Pelosi në Tajvan.

“Ushtria mendon se nuk do të ishte një ide e mirë aktualisht, por nuk e di se në çfarë gjendje ndodhet ajo (vizita)”, u tha Presidenti Biden gazetarëve. /Voa/

Etiketa: PelosiSHBATajvani

Lajme të lidhura

BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
BOTA

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025
BOTA

Tensionet SHBA-Venezuelë, mbërrin në brigjet e Trinidad aeroplanmbajtësja amerikane

15:53 : 26/10/2025
BOTA

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025
BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
Para

Dyshimet mbi të ardhmen, Neymar “shuan” zërat duke sqaruar gjithçka

TË GJITHA

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025

Foto-Emri/ E rëndë në Itali, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai!

17:54 : 26/10/2025

Skandal me sigurinë ushqimore në Tiranë, pas makaronave dhe çokollatat dalin me krimba!

17:43 : 26/10/2025

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025

Moti i keq/ Shkodra, qarku më i prekur nga reshjet e shiut, si paraqitet situata në bashkitë e tjera

17:23 : 26/10/2025

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025

Lumi Gjadër përmbyt tokat dhe rrezikon banorët, institucionet heshtin

16:56 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com