• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori Shpëtim Garunja përballet me pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin

16:46 : 22/07/2022
në AKTUALITET, VETTING

Prokurori i Tiranës dha shpjegime të premten për procedurat dhe çmimet e blerjes së një apartamenti në Tiranë dhe një apartamenti në Durrës, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se nuk ka hetuar siç duhet disa aksidente rrugore ku faji rezultoi i viktimave. Avokati i tij Klodian Skënderi e prezantoi si prokuror model.

Prokurori Shpëtim Garunja u përball me pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin ndërsa doli pa probleme në kriterin e pastërtisë së figurës gjatë seancës dëgjimore për procesin e rivlerësimit të tij të kryer në Tiranë të premten më 22 korrik 2022. Garunja, i cili ka një eksperiencë 34 vjeçare në sistemin e prokurorisë, fillimisht si hetues e më pas si prokuror në disa prokurori të Shqipërisë, kërkoi konfirmim në detyrë ndërsa avokati i tij Klodian Skënderi e përshkroi atë si një prokuror model. “Është një nga prokurorët më objektiv, më profesionist, më me karakter. Është një ndër prokurorët që me të vërtetë e meriton që të rrijë në sistem,” deklaroi ai.

Garunja kishte një numër denoncimesh nga publiku, mes të cilave, një denoncim nga një qytetare që e akuzonte se nuk kishte hetuar pretendimet e saj se një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri kishte përdorur dokumente të falsifikuara për të marrë leje ndërtimi.

Garunja u përball me trupën gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, kryetar, Etleda Çiftja, relatore dhe Pamela Qirko, anëtare. Garunja ka deklaruar se ka blerë një apartament me vlerë 1.5 milionë lekë në Tiranë në vitin 2001 me sipërfaqe 85 metra katrorë, mbi të cilin ka investuar më pas vetë edhe 2.5 milionë lekë të tjera. Trupa gjykyese ngriti pikëpyetje për çmimin e blerjes si anomalisht i ulët edhe për kohën. Avokati i subjektit deklaroi se kontrata ka qenë e rregullt dhe se ajo duhet të merret si provë. Ai argumentoi se apartamenti në fjalë gjendet në një zonë jo të pasur të Tiranës dhe në katin e dytë, gjë që sipas tij, justifikon çmimin e blerjes.

Por Garunja u përball me pikëpyetje për një apartament të dytë, të blerë në Durrës në vitin 2006 për një kontratë prej 25,200 eurosh, nga të cilat, ai dhe familja e tij kanë paguar rreth 21 mijë euro me këste deri në vitin 2013, por pas kësaj nuk kanë paguar diferencën dhe as nuk e kanë marrë apartamentin në dorëzim.

Lexo edhe:

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

Përfaqësuesi ndërkombëtar Theo Jacobs e pyeti se për çfarë arsye ka lënë një shumë kaq të madhe parash te një apartament i cili nuk ka përfunduar së ndërtuari dhe i ka lënë këto para për kaq shumë kohë, ndërsa nuk ka ndërmarrë kurrfarë veprimi për të shtyrë kompaninë ndërtuese të përfundojë punimet.

Garunja tha se një fatkeqësi në jetë, (bashkëshortja ishte ndarë nga jeta), si dhe fakti që vajzat ishin rritur, e kishte shtyrë të hiqte nga mendja apartamentin e pamarrë në Durrës, një shpjegim që nuk u duk shumë bindës për Jackobs.

“Ti nuk je miliarder, nuk je oligark që mund të hedhësh tutje 2.7 milionë lekë për asgjë. Po humbas diçka në këtë histori, nuk e di se çfarë,” komentoi Jackobs.

“Unë kam parë shumë gjëra të çuditshme në dosje por kjo nuk është sjellje normale. Ti je jurist, ti nuk ke nevojë të konsultosh një avokat për të drejtat e tua. Të duhet të më bindësh me një shpjegim më të mirë,” shtoi ai.

Avokati u përgjigj: “Ashtu i erdhi jeta edhe për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi me bashkëshorten, vajzat u rritën, u ndryshuan objektivat.”

Jacobs gjithsesi nuk dukej shumë i bindur.

Prokurori Garunja hodhi poshtë sugjerimet se ai nuk kishte hetuar siç duhet disa raste të aksidenteve me makinë me pasojë. Në një rast, një automjet kishte përplasur me pasojë vdekjen përdoruesin e biçikletës ndërsa Garunja tha se vendimi i tij për të mbyllur hetimet erdhi pas konkluzioneve të ekspertizës teknike të policisë që thoshte se kryqëzimi ku ndodhi ngjarja ishte i pandriçuar, semafori nuk punonte, ndërsa biçikleta e viktimës nuk kishte sinjalistikë, të tillë si poç apo pllakë fosforeshente.

Në një rast tjetër, një makinë ka përplasur një çiklomotor. Sipas prokurorit, “i dëmtuari dhe autori nuk kanë shprehur kërkesë në lidhje me aktin e ekspertimit. Hetimi nuk e ka parë të arsyeshme të kryente riekspertim dhe as të rrëzonte konkluzionet e aktit.”

“Shkaku kryesor i aksidentit ka qenë i dëmtuari i pandehur,” deklaroi ai.

“Konkluzion për pushim të pjesshëm janë marrë në konsideratë dhe analizë edhe rrethanat, pasoja ka ardhur si pasojë e shkeljes së kryer nga vetë drejtuesi i motorit, ndërsa shoferi i automjetit nuk ka kryer shkelje,” tha Garunja.

Në lidhje me disa rezultate të vogla negative në analizën e të ardhurave të familjes së prokurorit, avokati Klodian Skënderi deklaroi se analiza duhej të merrte parasysh edhe të ardhurat që prokurori ka pasur në fund të viteve 1980 si hetues në Fier si dhe nga fillimi i viteve ’90, gjithashtu si hetues. Sipas tij, hetuesi në Fier në atë kohë kishte një pagë prej 680 lekësh ndërsa për periudhën 1991’93, paga ka qenë 700 lekë në muaj.

“Nëse edhe këto të ardhura do të merreshin në analizë, subjekti i rivlerësimit do të dilte dukshëm me të ardhura të mjaftueshme,” deklaroi ai.

Vendimi për Garunjën pritet të shpallet më daatë 26 korrik 2022, ora 9.30. /BIRN/

Etiketa: garunjakpkvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

12:29 : 24/04/2025
AKTUALITET

Dështoi të provonte burimet e një apartamenti, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Merlika

18:48 : 10/04/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin, KPA njihet me pretendimet në çështjen e gjyqtares Ardiana Bera

20:06 : 09/04/2025
Para

Komisioneri Publik këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurorit Gjon Kodra

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025

“5 vota, 500 mijë lekë”/ PD: Kërcënohet me vendin e punës anëtari ynë që publikoi video

11:50 : 15/05/2025

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com