• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Pafajësia e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, do të triumfojë

15:05 : 22/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbajti sot një fjalë në Kuvendin e Kosovës.

“Kur vizitova Kosovën në dhjetor 2000, asokohe si Kryeministër, pata theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për partneritet, dhe jo për paternalizëm. Që nga ajo kohë, kanë ndodhur zhvillime shumë madhore. Që nga pavarësia e Kosovës, ndërtimi i institucioneve demokratike të qëndrueshme, njohja ndërkombëtare nga shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara, deri tek konfirmimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, anëtarësimi në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, e plot arritje të tjera”, tha Meta, i cili zhvilloi sot vizitën e fundit në Kosovë si President.

“Sot, do të ishte edhe më absurde të pretendohej për paternalizëm në marrëdhëniet tona, kur shteti i ri i Kosovës është shembull edhe për vendet e tjera të rajonit, përfshirë Shqipërinë. Vazhdoj të besoj se marrëdhëniet tona vllazërore kanë nevojë për më shumë qëndrueshmëri dhe gjithpërfshirje, dhe jo për protagonizëm apo përvetësim”, theksoi Meta.

“Unë sot paraqitem përpara jush, si një njeri që i ka qëndruar gjithmonë besnik kësaj filozofie partneriteti dhe bashkëpunimi, me vepra dhe jo me fjalë, duke e mbajtur gjithmonë derën e hapur ndaj çdo shtetari dhe përfaqësuesi të Kosovës, pa dallim, me dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona të jenë vëllazërore dhe strategjike në mënyrën më kuptimplote”, tha Meta.

Meta u shpreh se, “gjithçka e lidh Shqipërinë me Kosovën: tërësia identitare, historia, gjuha, besimi, kultura, traditat, zakonet, interesat, perspektiva Evropiane dhe Euro-Atlantike. Kjo lidhje e pandashme Shqipëri – Kosovë i ka rrënjët tek gjaku i derdhur dhe sakrificat sublime të etërve të kombit dhe heronjve tanë më të lavdishëm nga Gjergj Kastrioti tek Adem Jashari, nga Ismail Qemali tek Ibrahim Rugova”.

Lexo edhe:

Kërkon lirinë, ja kur do të zhvillohet seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës

Meta ankim në Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg

“Forca ripërtëritëse e marrëdhënieve tona qëndron gjithmonë tek njerëzit, këndej e andej kufirit. Ata e kanë mbrojtur përbashkësinë e së shkuarës, ata e mbajnë gjallë të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ndaj ky vullnet i patjetërsueshëm kërkon një devotshmëri edhe më të madhe politike për të bashkëpunuar më suksesshëm në të gjitha nivelet dhe të gjitha rrafshet”, shtoi Meta.

“Kemi plotësisht të drejtë të krenohemi me arritjet e deritanishme, por duhet gjithashtu të reflektojmë mbi potencialin e pashfrytëzuar mjaftueshëm për realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Me të drejtë krenohemi që kemi vendosur një bazament ligjor shumë të gjerë dhe shumë të mirë, por suksesin e bashkëpunimit duhet ta masim me rezultate sa më konkrete. Me të drejtë krenohemi për ndërlidhjen e infrastrukturës rrugore përmes Rrugës së Kombit, për rritjen e shkëmbimeve të njerëzve, mallrave, kapitalit, për ndërlidhjen energjetike, por të përshpejtojmë hapat për zgjerimin e kësaj ndërlidhjeje edhe përmes infrastrukturës hekurudhore dhe portuale. Të krenohemi për lirinë dhe pavarësinë, por të qendrojmë më vigjilentë ndaj rreziqeve të reja që na kanosen. Të krenohemi me vllazërinë tonë, por t’i shërbejmë me më shumë sinqeritet asaj”, tha Meta.

Meta u shpreh se, “historia na jep ç’do të drejtë të krenohemi me luftën çlirimtare të UÇK, por të kujdesemi që kjo luftë të vazhdojë të mbetet e panjollosur, siç e meriton. Të mbështesim fuqimisht dhe njëzëri kauzën e drejtë dhe përpjekjet heroike që u bënë prej luftëtarëve të lirisë për t’u mbrojtur dhe çliruar prej gjenocidit. Pafajësia e udhëheqësve që sot gjenden padrejtësisht në Hagë do të triumfojë mbi çdo tentativë të pashpresë që synon t’i kthejë agresorët në viktima, dhe viktimat në agresorë”.

“Ne sot kemi plotësisht të drejtë të krenohemi me peshën e rritur të faktorit shqiptar në rajon, por duhet edhe të bashkojmë forcat për të ndalur hemoragjinë demografike që ka prekur vendet tona, duke u krijuar më shumë mundësi të rinjve tanë të mrekullueshëm që të qëndrojnë në shtëpinë e tyre. Të jemi krenarë për orientimin europian dhe euro-atlantik mbarëshqiptar në rajon, por të bëjmë më shumë për të drejtat e bashkëkombasve tanë në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Të jemi krenarë për tolerancën që na shquan në rajon, por të mos harrojmë se genocidi në Srebrenicë, Reçak e Prekaz, kishte edhe autorë jo vetëm viktima.Të jemi krenarë që kemi zgjedhur të jemi në anën e duhur të historisë, përkrah vendeve të lira dhe demokratike, por të mos kemi iluzione se liria dhe demokracia janë të dhëna përgjithmonë”, nënvizoi Meta.

“Shqipëria këtë vit kremton 110-vjetorin e shtetformimit të saj, por nuk mundet veçse të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë. Shqipëria marrë shembull, se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo është meritë e përbashkët e klasës politike dhe e qytetarëve të Kosovës, sikundër është edhe tregues i qartë se Kosova është gjithmonë e më shumë jo vetëm faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, por edhe demokratizimi dhe europianizmi në rajon”, përfundoi Meta.

Etiketa: gjykata e hagesIlir Metauck

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkon lirinë, ja kur do të zhvillohet seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës

12:38 : 11/07/2025
AKTUALITET

Meta ankim në Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg

18:04 : 10/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Ilir Metës i kanë ushtruar terror psikologjik në burg

13:10 : 08/07/2025
AKTUALITET

GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin

19:08 : 07/07/2025
AKTUALITET

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

Meta sulmon Kryemadhin, e quan “Zeqine e SPAK-ut”: Takoi Shatkun në janar në SHBA

13:41 : 07/07/2025
Para

Akuzohet se përdhunoi dhe vrau Mateon, nis gjyqi për Klodian Çalamanin

TË GJITHA

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025

Tirana “e re”, ja si mund të rreshtohen bardheblutë pas ndërhyrjeve në merkato

22:08 : 11/07/2025

Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit

22:00 : 11/07/2025

Vrasja e Liridona Ademajt/ Raporti psikiatrik: Nuk ka asnjë problem mendor

21:50 : 11/07/2025

Skënderbeu forcon mesfushën, firmos me 25-vjeçarin brazilian

21:47 : 11/07/2025

Natë e zhurmshme për Thethin, vijon aksioni i IKMT-së

21:33 : 11/07/2025

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:26 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com