• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurorit Gjon Kodra

16:52 : 22/07/2022
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi konkluzionet e palëve në seancën ndaj prokurorit Gjon Kodra, gjatë të cilave Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e prokurorit, ndërsa Kodra lënien në fuqi të vendimi të konfirmimit.

Në seancën e së premtes, gjyqtarja Albana Shtylla, kryesuese e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që po shqyrton çështjen ndaj prokurorit Gjon Kodra, bëri me dije se trupa ishte njohur me materialet sekrete të përfshira në ankimin ndaj prokurorit në kriterin e figurës. Shtylla megjithatë nuk dha detaje mbi përmbajtjen e materialit, ndërsa ftoi palët të jepnin qëndrimet përfundimtare.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i tha Kolegjit që ai i qëndronte ankimit të bërë. Ballhysa vuri në dukje se sipas tij Kodra nuk kishte pasur burime të mjaftueshme të ligjshme në blerjen e një apartamenti 129 metra katrorë. Ballhysa tha se prokurori nuk kishte pasur burime të ligjshme në një shumë rreth 4.5 milion lekë.

Ai po ashtu tha se Kodra ishte në konflikt interesi në një rast të hetuar prej tij. Po ashtu Komisioneri këmbënguli se në vlerësim tërësor Kodra kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia, për shkak të kontakteve të papërshtatshme me një person të dënuar për falsifikim dhe akuzuar për trafik narkotikësh. Ballhysa tha se Kodra nuk kishte arritur të provonte të kundërtën e gjetjeve dhe kërkoi shkarkimin e tij nga detyra.

Avokati Plator Bilibashi kundërshtoi këto pretendime dhe këmbënguli se për to nuk kishte prova. Bilibashi i tha Kolegjit se të ardhurat e bashkëshortes se Kodrës të fituara nga puna në Itali duhet të konsiderohen të ligjshme. Ai tha se paratë ishte transferua në Shqipër i në kohë të ndryshme në shuma të vogla. Avokati theksoi se klienti i tij nuk ishte në konflikt interesi, se ai kishte njoftuar eprorët për situatën dhe se vendimi i tij kishte qenë kundër personit për të cilin akuzohej se ishte në konflikt.

Lexo edhe:

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

Ai po ashtu këmbënguli se nuk kishte kontakt të papërshtatshëm. Duke iu referuar kontaktit me të ndjerin P.A, ai tha se bëhej fjalë për një telefonatë e vetme. Ai këmbënguli se për shkak të kohës Kodra nuk e mbante mend bisedën.

Vetë Kodra foli vetëm sa i përket figurës. Ai tha se raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ishte kontradiktor dhe shtoi se ata nuk mund t’ia linin Komisionit vendimmarrjen ndërsa ngrinin akuza për përfshirje në trafik narkotikësh.

Trupi gjykues që ka marrë në shqyrtimi ankimin Komisionerit Publik ndaj Kodrës përbëhet nga gjyqtarja Albana Shtylla si kryesuese, si dhe gjyqtarët Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi dhe Rezarta Szhuetz.

Prokurori Kodra u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Olsi Komici relator dhe Xhensila Pine anëtare. Por vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa pasi ONM ngriti shqetësime mbi pasurinë e subjektit, profesionalzimin dhe integritetin e figurës.

Kodra e ka filluar karrierën në vitin 1989 si hetues në Tropojë dhe në vitin 1995 është emëruar prokuror ushtarak. Prej më shumë se 20 vjetësh subjekti i rivlerësimit shërben si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në fund të seancës KPA njoftoi se vendimi do të shpallej në datën 27 korrik. /BIRN/

Etiketa: Gjon Kodrakomisioneri publikkpa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

14:23 : 25/04/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

12:29 : 24/04/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, kërkohet në KPA shkarkimi i prokurorit Afrim Shehu

19:15 : 22/04/2025
Para

Alarmi për sulme terroriste, shtyhet Samitit i Iranit të Lirë

TË GJITHA

Përfundon numërimi i votave në disa bashki në Gjirokastër, ja kush kryeson

10:21 : 12/05/2025

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji” në Tiranë, tërhiqen numëruesit e PD

10:19 : 12/05/2025

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset pronari i banesës, dy policë dhe një zjarrfikës

10:11 : 12/05/2025

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD, reagon policia: Shpërndante para për vota

09:56 : 12/05/2025

Kanosi të riun për dhënien e votës, referohet në SPAK nënkryetari i një partie në Lushnjë

09:47 : 12/05/2025

Numërohen kutitë e 172 QV-ve në qarkun e Korçë, ja kush kryeson

09:43 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com