• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Hackerat kërkojnë 30 mln $/ Virusi ka shkatërruar të dhënat e institucioneve’

15:07 : 20/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Kaluan katër ditë dhe e-Albania, shërbimi on line i të gjithë zyrave të shtetit nuk është ringritur.

Pothuajse janë paralizuar shërbimet në pjesën më të madhe të zyrave të shtetit. Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera. Thuhet gjithashtu se është duke u punuar për të rikthyer në punë sistemin. Por ajo që nuk thuhet, përmendej nga ekspertët e IT të cilët kuptojnë thelbin e një sulmi kibernetik. Mësohet se në kompjuterët e selisë qendrore të akshit dhe e-Albania ka dalë kjo tabelë e cila pretendohet se është e hakerave.

Në të thuhet: Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PS e prekur.

Më pas janë publikuar disa numra telefoni shqiptarë. Këta numra janë të krerëve të shtetit shqiptar dhe familjarëve të tyre dhe jo të hakerave. Në këtë mënyrë, mesazhi kërkon të japë një sinjal të qartë politik për qëndrimin e shtetit shqiptar.

Mesazhi mbyllet edhe me një koment që ngre shumë dyshime. Në të thuhet: Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”.

Lexo edhe:

Avokati i Popullit: Dixhitalizimi i shërbimeve publike po përjashton qytetarët më të pambrojtur

Këshilli i Ministrave merr vendimin: Disa shërbime në e-Albania do të jenë me pagesë

Në këtë mënyrë hakerët kanë dashur të tregojnë lidhjen e tyre me shtetin iranian që prej kohës ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jo mike për shkak se strehon anëtarët e opozitës iraniane.

Por mesazhi i dytë ngre dyshime të tjera. Burimet thanë se në një mesazh të dytë janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë në Bitcoin.

Hakerat kanë bllokuar të dhënat e shtetit shqiptar me sistemet më të vështira për tu zbërthyer. Ndërkohë, mësohet se dëmi që kanë shkaktuar është shumë i madh sepse virusi i përdorur fshin dokumentet në çdo institucion dhe numri i kompjuterë të prekur është shumë i madh.

Ndërkohë që ende nuk është e qartë se sa ditë apo sa muaj mungojnë në skedarët e back up të e-Albania. Mesazhi i shfaqur në kompjuterët e akshit nuk mund të thuhet se tregon qëllimin e vërtetë të sulmuesve. Kjo për faktin se virusi i përdorur përveçse bllokon të dhënat, edhe i fshin ato. Por edhe krijon një rrugë komunikimi mes kompjuterëve dhe i jep mundësi hakerave që të kopjojnë çdo të dhënë por edhe ti fshijnë ato.

Hakerat ndërkohë janë njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe përdorin numra shqiptarë. Identiteti i hakerave nuk është aspak një alibi për faktin që e-Albania kishte një sistem mbrojtës aq të dobët sa u shemb kaq lehtë.

/Top Channel/

Etiketa: e-albaniahakervirus

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Popullit: Dixhitalizimi i shërbimeve publike po përjashton qytetarët më të pambrojtur

15:10 : 22/10/2025
AKTUALITET

Këshilli i Ministrave merr vendimin: Disa shërbime në e-Albania do të jenë me pagesë

20:22 : 15/10/2025
BOTA

“S’do kesh më nevojë të punosh kurrë”, grupi kriminal i ofron gazetarit para për të hakuar BBC-në

20:01 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Diella rrezikon të merret peng”, ish-ministri i PS: Edhe me e-Albania u nxituam

21:02 : 13/09/2025
BOTA

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

19:21 : 10/09/2025
AKTUALITET

Qindra miliona euro investime, por E-Albania e Lindës nuk punon

12:12 : 01/09/2025
Para

Mbledhja/ Deputetët e PD kërkojnë distancim nga Basha

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com