• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshime për kokainë në kontejnerin e ‘Bana King’, në qeli 8 nga 20 të arrestuarit

14:02 : 19/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është dhënë masa për  20 personat e arrestuar ditën e Diel, 15 prej të cilëve punonjës të Sigurisë Portuale në Portin e Durrësit dhe një operator i Firmës “Marinier”, shoferi të cilët dyshohet se kanë hapur kontejnerët me banane përpara se ato të kalonin kontrollin.

Prej tyre 12 janë lënë në gjendje të lirë. Ndërsa për 8 prej të arrestuarve është dhënë masa “Arrest me burg”.

Gjykata e Durrësit la në fuqi kërkesën e prokurorit Afrim Shehu që kërkoi masën e sigurisë arrest në burg për 8 nga 20 të arrestuarit, konkretisht për Gentian Halilin, operator i kompanisë  Mariner, Rajd Bletën, punonjës i FSP, Gjergj Doraci, FSP, Shefqet Elezin, Profit Tola, Skënder Plaku, FSP, si dhe Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata, punëtorë te kompanisë ”Zico” sh.a..

Për Armand Murataj, Adi Qevanaj, Shpëtim Hajdinin, Adem Brasha, Veis Kucin dhe Jurgen Gjeçi akuza kërkoi pezullim nga ushtrimi i detyrës a shërbimit publik dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore.

Ndërkohë për shtetasit Azgan Zeka, Kastriot Duccka, Mentor Dyrmishi, Ali Bajrami, Klaudio Lala dhe Andrea Xhavara u kërkua vetëm masa e sigurisë ”detyrim paraqitjeje”.

Lexo edhe:

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Sipas hetimeve, kontejneri me banane “Bana King”, ka mbërritur nga Ekuadori në portin e Durrësit në datën 8 Korrik 2022. Punonjësit portualë kanë konstatuar se kontejnerit i mungonin plumbçet e sigurisë.

Nuk dihet me saktësi nëse kontejnerit i janë hequr plumbçet në Durrës apo në ndonjë port tjetër. Por tashmë ajo që dihet është fakti se nga kontejneri janë hequr plot 49 kuti me banane.

Pikërisht në këto kuti, dyshohet se ka pasur pako me kokainë, ndaj dhe janë hequr dhe larguar nga kontejneri.

Ndërkohë nga kontrolli fizik dhe numerik i të gjitha arkave me banane, policia dhe prokuroria e Durrësit, nuk kanë gjendur asnjë kilogram drogë.

Në dosjen hetimore, thuhet se kontejneri vinte me 1200 kuti me banane dhe është konstatuar mungesë dhe zhvendosje kutish.

“Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Durrës u vu në dijeni nga përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës se gjatë kontrollit të kontejnerit u ishin hequr plumbçet e sigurisë gjatë kohës që ai ishte në mbikëqyrje dhe kontroll në vendin ku ruhen kontejnerët. Më pas, është hapur ky kontejner dhe është konstatuar se sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes ishte i ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin “Jumbo Bana King” të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane”, lexohet në dosje.

Në dosjen e Prokurorisë depozituar në gjykatë ,thuhet se kontejneri me banane, në të cilin mungonin 49 arka, është lëvizur nga kati i parë në katin e tretë, më datë 13 korrik. Kontejneri kishte mbërritur në Portin e Durrësit më 8 korrik, ndërsa parregullsia u zbulua nga policia më 17 korrik.

Etiketa: Bana KingDurres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zhduket 49-vjeçari në Durrës

10:35 : 17/09/2025
AKTUALITET

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ishin me pushime në Durrës, zhduket nga hoteli 68-vjeçari çek, partnerja ngre alarmin në polici

12:47 : 15/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ 55-vjeçari tenton të futë në Shqipëri 1000 fishekë dhe 20 mijë euro përmes portit të Durrësit

12:31 : 15/09/2025
Para

Negociatat, Alibeaj: Ditë e mirë për Shqipërinë, barrë për qeverinë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com