• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Turqia paralajmëron bllokimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

23:00 : 18/07/2022
në BOTA

Disa javë pas nënshkrimit të një protokolli me kandidatët për anëtarësim në NATO, Suedinë dhe Finlandën, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar të hënën se Turqia ende mund të bllokojë anëtarësimin e dy vendeve nordike në aleancë, nëse ato nuk ndërmarrin hapa që përmbushin kërkesat e sigurisë të Ankarasë.

Muajin e kaluar, Turqia tërhoqi kundërshtimin e saj mbi anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë, por paralajmëroi se do të bllokonte procesin nëse dy vendet nuk arrijnë të ekstradojnë të dyshuarit për lidhje me grupet e jashtëligjshme kurde ose rrjetin FETO të klerikut në mërgim të akuzuar për orkestrimin e një grushti të dështuar shteti në vitin 2016-të.

Pranimi i vendeve nordike në NATO duhet ende të miratohet nga parlamentet e të 30-të anëtarëve të NATO-s dhe parlamenti i Turqisë mund ta refuzojë ende ratifikimin e marrëveshjes.

“Dëshiroj të kujtoj edhe një herë se nëse këto vende nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të përmbushur kushtet tona, ne do të ngrijmë procesin (e anëtarësimit)”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit qeveritar. “Qëndrimi ynë për këtë çështje është shumë i qartë. Pjesa tjetër u takon atyre.”

Erdogan tha se Suedia në veçanti nuk po “projektonte një imazh të mirë”, por nuk dha detaje. Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Suedia dhe Finlanda ndaj komenteve të Erdoganit. Turqia i akuzon të dy vendet se janë shumë tolerantë ndaj grupeve që i konsideron si kërcënime të sigurisë kombëtare. Ministri i drejtësisë i Turqisë tha në fillim të këtij muaji se qeveria kishte ripërsëritur kërkesat për ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm të paraqitura nga vendi i tij.

Lexo edhe:

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia, Suedia dhe Finlanda nënshkruan një memorandum të përbashkët gjatë një samiti të NATO-s muajin e kaluar. Marrëveshja i lejon vendet të anëtarësohen në NATO, por kërkon që ato të ndërmarrin hapa për shqetësimet e Turqisë mbi terrorizmin dhe të heqin embargon e armëve ndaj Ankarasë. Pas marrëveshjes trepalëshe, NATO ftoi zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën ushtarake 30-anëtarëshe.

Marrë nga REL

Etiketa: paralajmerimturqia

Lajme të lidhura

BOTA

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025
BOTA

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

16:15 : 22/09/2025
BOTA

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç u kërkon Trump

09:49 : 16/09/2025
SPORT

Osmani nga Tropoja mund Serbinë, basketbollisti shqiptar shkëlqen me Turqinë në EuroBasket

15:56 : 04/09/2025
BOTA

Turqia paralajmëron Izraelin: Nëse kërcënohemi, do të përgjigjemi menjëherë

22:55 : 30/08/2025
AKTUALITET

“Përkthime dhe modifikime nga turku”/ Zbatuesit e Kodit të ri Penal janë kundër, për kë u bë Kodi?

17:37 : 06/08/2025
Para

Subvencionim me 300 euro pagë, Qeveria e Kosovës masë të re për punësimet

TË GJITHA

Vjedhja e pronave në Lalëz/ SPAK gjen foto dhe video në telefonin e mikut të “Rrumit”!

20:23 : 07/10/2025

Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

20:21 : 07/10/2025

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Jemi afër, kemi një shans real

20:09 : 07/10/2025

Pas 23 ditësh grevë urie, shqiptari Pano Ruci ndalon protestën

19:58 : 07/10/2025

Dokumentet/ Djali i Gramoz Ruçit me park fotovoltaik, mori 50.000 m2 ranishte buzë detit nga Subashi

19:53 : 07/10/2025

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

19:42 : 07/10/2025

Brunilda Mersini do garojë për Bashkinë e Vlorës, ja kush do e zëvendësojë në Kuvend

19:31 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com