• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Kush janë personazhet që janë ftuar për t’u bërë pjesë e “Big Brother Vip 2”

09:06 : 18/07/2022
në SHOW BIZ
Big Brother-Top Channel

Big Brother-Top Channel

“Big Brother VIP 2” po pritet me një interes të madh nga publiku. Pas suksesit të edicionit të parë, tashmë sytë e gjithë publikut janë përqendruar tek edicioni i dytë, që pritet të nisë në fund të vitit apo në nisje të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, të shumtë do të jenë emrat që do të përfliten si konkurrentë për t’u bërë pjesë e lojës.

E ndërkohë stafi ka nisur që tani takimet e para për të përzgjedhur një kast, që pritet të jetë tejet e spikatur. Një postim pak ditë më parë nga Arbana Osmani në rrjetet sociale ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve. Dhe këtë herë nuk lidhet me të, por me aktorin e njohur shqiptar Blerim Destani. Moderatorja ka ndarë një foto në “Instagram”, ku shihet me Blerimin dhe krah saj shkruan se po flasin për filma dhe për fëmijë.

Arbana Osmani Blerim Destani

“Duke folur për filmat… dhe fëmijët”, ka shkruar Arbana duke e shoqëruar edhe me një emoji duke shkelur syrin. Të gjithëve iu ka bërë përshtypje fakti që Arbana ka shkruar se po flasin për fëmijët dhe emoji i përdorur. Në mediat sociale janë ngritur menjëherë dyshimet se mos vallë aktori është bërë baba në fshehtësi? Ai është i rezervuar për sa i përket jetës private, por këto fjalët e Arbanës janë paska dyshuese.

Blerim Destani Panorama Plus 3

Megjithatë, Blerimi është ftuar për të qenë një ndër konkurrentët e realityshow. Nuk dihet ende nëse aktori e ka pranuar ftesën, duke lënë gjithçka pezull pas përfundimit të projekteve të tij në kinematografi. Blerimi ka zbuluar prej javësh se është rikthyer pas 4 vitesh në Shqipëri për një projekt. Ai po xhiron në vendin tonë filmin e ri me titull “Në det është parajsa”, ku do shfaqen edhe aktorë të tjerë shqiptarë si Ndriçim Xhepa, Romir Zalla etj.

Lexo edhe:

Egli flet për fotot me Marion dhe dyshimet për ndarje nga Gjesti, e quan një “burrë në tentativë”

Si është marrëdhënia me Gjestin?/ Flet Egli: Duket shumë mirë! Kemi folur, jemi takuar…

 

 

Blerim Destani2

I pyetur rreth jetës private në një intervistë me ‘Shqipëria Live’ edhe këtë herë ai zgjodhi mos të tregojë asgjë. Blerimi u shpreh se ‘një dasmë e madhe tradicionale do ishte mirë, por nuk i dihet’.

“Unë nuk e di por ato që më njohin unë jetën private ta mbaj private, puna është punë, natyrisht që një dasmë e madhe është mirë të jetë por nuk i dihet. Një dasmë si i bëjmë ne shqiptarët akoma nuk e di”, tha Destani.

Blerim Destani

Megjithatë, dinamikat e tij mund të ndryshojnë, nëse aktori do të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Nga ana tjetër një ftesë ka shkuar edhe për supermodelen, Oriola Marashi. Bukuroshja është ftuar edhe vitin e shkuar për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme, por e kushtëzuar nga angazhimet ndërkombëtare, Ori ka refuzuar ftesën.

Oriola Marashi 3

Ndërkohë që këtë vit ajo ka marrë më shumë kohë për të dhënë një përgjigje. Duke qenë një ndër modelet më seksi, pjesëmarrja e saj në format do të ndizte temperaturat brenda lojës.

Oriola

Por formati do të bëhej më interesant nëse do t’i përgjigjej me “Po” ftesës për të qenë pjesë e “Big Brother” edhe Kejvina Kthella. Modelja, e cila dikur ka qenë shumë mike me Oriolën, tashmë e kanë prishur këtë raport. Fillimisht është vënë re se dy modelet nuk ndiqen më në “Instagram”.

Kejvina

Ato janë shumë aktive në këtë rrjet social ku shpesh shfaqeshin bashkë dhe bënin postime për njëra-tjetrën. Mirëpo, tanimë nuk ndiqen më dhe në ditët e sotme një ‘unfollow’ në “Instagram” përkthehet shpesh në prishje të marrëdhënieve. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre po mediat bën me dije se ato janë ftohur me njëra-tjetrën për shkak të një mashkulli, i cili ka flirtuar me të dyja.

Vetë dy protagonistet nuk kanë bërë asnjë reagim publik teksa detajet rreth kësaj situate mungojnë. Dy vajzat nuk kanë ngurruar të tregojnë se lidhja e tyre është aq e fortë sa nëse njëra prej tyre ndodhet në një situatë jo të këndshme, tjetra i del në mbrojtje. I

Ish-velina publikoi kohë më parë një fotot në “Instastory”, duke shkruar: “Vendosni një përshkrim kësaj fotoje”. Asokohe, një fans i shkroi: “Kur dikush ngacmon Oriola Marashin dhe del ti përpara”.

“Gati në sulm për çdo rast”, shkroi më pas Oriola.

Kejvina Oriola

Madje, ato të dyja u konfliktuan me moderatoren Einxhel Shkira dhe sherri mes tyre degradoi në përplasje fizike. Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për Kejvinën, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërcente çift me politikanin Eduart Ndocaj. Ishin modelet Marashi dhe Kthjella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.

Einxhel tregoi atëherë ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola ndërhyri vetëm prej Kejvinës.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim Kejvinën, me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën”, tha Shkira në një rrëfim asokohe.

Modelet 730x440

Një ftesë ka shkuar edhe për Era Istrefin, e cila deri më tani e ka refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”. Megjithatë, nëse këngëtarja e famshme do të ketë një vendim të dytë do të na duhet të presim në sezonin e ardhshëm. Aktualisht, Era është e fokusuar të ringrejë edhe njëherë famën e saj ndërkombëtare, ndaj edhe pjesëmarrja prej 100 ditësh në këtë format nuk është ajo çfarë i duhet artistet.

289120876 183159580805963 7321923422411649645 N

Një “Jo” ka marrë produksioni edhe nga Vin Veli. Ish-partneri i Bora Zemanit është riftuar për të qenë pjesë e “Big Brother”, por duket se ai ka vendosur të heqë dorë nga fama e këtij formati, duke zgjedhur kështu të qëndrojë larg zhurmës mediatike që historia e ish-së dashurës së tij ka shkaktuar.

Vin Veli

Partnerja e Ledri Hoxhës është ftuar gjithashtu për të qenë pjesë e lojës. Sara Hoxha është shndërruar ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Partnerja e reperit ka treguar se është një personazh interesant që di sesi të marrë vëmendje, ndaj pjesëmarrja e saj do të përkthehej në një sukses të garantuar brenda formatit.

Por Sara Hoxha është ende në dilema për pjesëmarrjen, duke iu angazhuar maksimalisht vajzës së çiftit, Poem Blu si dhe angazhimeve të tjera që ajo ka.

Sara Hoxha Koment Ofendim Panorama Plus.png

Ndërkohë edhe Atdheu, një personazh i dalë nga “Përputhen” po mendohet që do të jetë pjesë e “Big Brother”. Ish-konkurrenti ka refuzuar ftesën e “Kepi i Tundimeve”, ndoshta duke preferuar që të shijojë një tjetër reality. Kohët e fundit, Atdheu ka qenë i tërhequr nga mediat, duke preferuar të qëndrojë në heshtje, ndoshta duke përgatitur veten për reality 100 ditësh.

Atdhe

Nga ana tjetër, Fjoralba Ponari e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother 2”. Vetë moderatorja e “Portokalli” në rrjetet sociale është përgjigjur nëse do të pranonte të bëhej pjesë e lojës dhe duket se veç përgjigjes negative, ajo ka shpjeguar edhe arsyet e këtij vendimi. “Jo, shumë e angazhuar dhe aktive në të përditshmen time”.

Fjoralba Ponari Ironi Panorama Plus.png

Ndërkohë për të zbuluar të tjera detaje nga ky edicion, që pritet të ketë ndryshime të mëdha, do të na duhet të presim disa muaj, duke qëndruar ‘në gatishmëri’ për të zbuluar të tjerë emra që do të bëhen pjesë e lojës.

Etiketa: Atdhe XharavinaBig Brother Vipblerim destaniFjoralba PonariKejvina KthellaOriola MarashiSara HoxhaVin Veli

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Egli flet për fotot me Marion dhe dyshimet për ndarje nga Gjesti, e quan një “burrë në tentativë”

09:58 : 02/05/2025
SHOW BIZ

Si është marrëdhënia me Gjestin?/ Flet Egli: Duket shumë mirë! Kemi folur, jemi takuar…

21:54 : 26/04/2025
SHOW BIZ

“Gjesti një analfabet”/ Laert Vasili paralajmëron padi për ish-banorët: Më kanë prishur imazhin!

15:56 : 23/04/2025
SHOW BIZ

Finalja e ‘Big Brother VIP 4’, ja kush e fitoi çmimin e madh

08:30 : 20/04/2025
Lajmet e Dites

“Format i degjeneruar prej kohësh” Florjan Binaj shpërthen ndaj produksionit të “BBV-së”

15:12 : 14/04/2025
SHOW BIZ

Këngëtari zbulon detajet për të shkuarën e Jozit: Ka bërë burg në Zvicër, është agresiv!

08:58 : 14/04/2025
Para

Abuzoi seksualisht me një vajzë, dënohet babai i shtatë fëmijëve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

14:45 : 16/05/2025

Meloni e quan “tërësisht të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

14:35 : 16/05/2025

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

14:25 : 16/05/2025

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com