• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u favorizuan nga FSHZH firmat e preferuara në 10 tendera me vlerë 30 mln euro

“Klientët” e Dritan Agollit

14:15 : 17/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dritan Agolli, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për 1 muaj me radhë, ka finalizuar plot 10 tendera, vlera e së cilave ka qenë plot 3.6 miliardë lekë të rinj, ose rreth 30 milionë euro.

Pra, në kulmin e krizës së rritjes së çmimeve, apo në sezonin veror, ku vëmendja e shqiptarëve janë pushimet, Agolli ka shpallur fituesit e plot 10 tenderëve, ndërsa ka në proces dhjetëra të tillë. Por, duke u nisur nga objekti, ajo që vihet re është se tenderët janë kryesisht për “mbushje gropash”, “riasfaltime”, “ndërhyrje rigjeneruese në blloqe banimi”, apo “sinjalistikë”. Pra, bëhet fjalë për punë të mbaruara, por që po “mbulohen” nga Agolli, siç ka denoncuar në vijimësi BoldNews.al.

Ndërkohë, nga vëzhgimi i redaksisë sonë rezultoi se fituesit e këtyre tenderëve nuk janë ofertat më të ulëta, duke ngritur dyshime se është përdorur skema e famshme e 20 %. Nga krahasimi i ofertave, fituesëve apo edhe vlerave të paraqitura në këto procedura, vihet re se skema është përdorur më së miri, pas inga oferta më e ulët deri te oferta e fituesit ka një diferencë prej rreth 20 %.

Lexo edhe:

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

Faksimile: Njoftimet e fituesëve të 10 tenderëve të FSHZH-së, për vetëm disa javë

Por, le ti analizojmë më poshtë; fituesit e 9 nga 10 tenderat që po analizojmë janë shpallur për një periudhë 2 javore, pra në dyjavëshin e parë të qershorit. Ndërkohë, i 10-ti është në fund të muajit maj 2022. Nga analizimi i Boldnews.al që u ka bërë vlerave të tyre rezultoi se në total, gjatë këtyre javëve, janë shpenzuar plot 30 milionë euro, ndërsa në shumicën e procedurave fitues nuk është shpallur oferta më e ulët.

Faksimile: Diferenca nga fituesi te oferta më e ulët është 100 mijë euro

Procedura e parë ka të bëjë me njoftimin e firmës “ALB-BUILDING” për tendering me objekt “ndërhyrje për përmirësimin e strukturave dhe mbrojtjeve rrugore – paketa e rreshqitjeve dhe mbrotjeve”. Vlera e tenderit është 416.666.666 lekë pa TVSH.  Sipas dokumenteve, oferta më e ulët ishte e firmës “Glavenica” me vlerë 287,872,300 lekë pa tvsh. Ndërkohë, firma fituese, “ALB-BUILDING” ofroi 298,225,490 lekë pa tvsh. Pra, rreth 100 mijë euro më shumë.

Faksimile: Në tenderin e dytë fitues është sërish firma “ALB Building”, që ofroi rreth 200 mijë euro më shumë

Ndërkohë, të kalojmë te procedura e dytë, ku fitues është sërish firma “ALB Building”. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “ndërhyrje në rrugë dhe nyje lidhëse rajonale dhe lokale, ndërhyrje të urave dhe nyjeve lidhëse”. Vlera e këtij tenderi ishte plot 258.333 .333 lekë pa TVSH. Oferta më e ulët ishte e firmës “Shendelli”, e cila ofroi 178.864,.200 lekë pa TVSH. Ndërkohë, firma fituese “Alb-Building”, ofroi 197.191.575 lekë pa TVSH. Pra, rreth 200 mijë euro më shumë se oferta fituese. Ose, 10 % e fondit të akorduar.

Faksimile: Shumica e tenderëve janë për rregullimin e punëve të bëra dhe jo punë të reja

Boldnews.al vijoi të analizonte tenderët e FSHZH-së, ose më saktë të drejtorit Dritan Agolli. Tenderi i radhës kishte si objekt “ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike (rajoni 4)”, me vlerë 433,333,295 lekë pa TVSH. Pra, nuk bëhet fjalë për punë të reja, por për punë të bëra dhe lënë rrugëve. Të bëra shkel e shko. Në këtë procedurë, FSHZH ka shpallur fitues firmën “Shkelqimi 07” me vlerë 226.466.200 lekë pa TVSH.

Faksimile: Diferenca mes ofertës më të ulët dhe fituesit është plot 300 mijë euro

Tenderi i radhës është shpallja e firmës “G.P.G COMPANY” për procedurën “ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike (rajoni 3)”. Vlera e tenderit është 433.333.295 lekë pa TVSH. Për të shkuar te fituesi, Agolli ka skualifikuar dy firmat që ofruan më pak. Firma “COMPANY RIVIERA 2008” ofroi 270.847.043 lekë pa TVSH, ndërkohë që fituese “G.P.G COMPANY” një vlerë 304.277.850 lekë pa TVSH. Pra, 300 mijë euro më shumë. Edhe këto “lekë xhepi”?!

Faksimile: Kësaj herë, diferenca mes ofertës më të ulët dhe fituesit është 450 mijë euro

Në dokumentin e radhës, të cilin e analizoi redaksia e Boldnews.al, ishte njoftimi i firmës “Bami”, që ishte shpallur fituese e tenderit “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike (rajoni 1 dhe 2)”. Vlera e këtij tenderi ishte 466,666,658 lekë pa TVSH. Kësaj herë, Agolli skualifikoi 4 firmat që ofruan më pak për të shkuar te fituesi. Dhe çfarë firmash, nga ato që fitojnë me shumicë tendera me shumë zero. Ofertën më të ulët e kishte “COMPANY RIVIERA 2008” & “GJOKA KONSTRUKSION” me vlerë 290.093.804 lekë pa TVSH. Ndërkohë, fituesi, firma “Bami” ofroi 330.978.880. Pra, rreth 450 mijë euro më shumë.

Faksimile: FSHZH skualifikoi dy firma për të shkuar te fituesi

Boldnews.al vijoi të hulumtonte tenderët e FSHZH-së, kësaj here për shpalljen si fitues të kompanisë “Modeste”, për procedurën “ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 4”. Fondi limit i këtij tenderi ishte 349.985.547 lekë pa TVSH. Oferta më e ulët ishte e kompanisë “Dion-Al”, me vlerë 251,736,000 lekë. Ndërohë, fituesi “Modeste” shpk., ishte oferta e tretë, me vlerë 265,665,115 lekë pa TVSH.

Tenderin e radhës e fitoi firma “Senka”, e cila kishte si objekt “ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 3”, me një vlerë 349.985.547 lekë pa TVSH. Kësaj herë, Agolli skualifikoi 3 firma që ofruan më pak, për të shkuar te fituesi, i cili ofroi 265.665.115 lekë pa TVSH.

Faksimile: Firma më e preferuar e Agollit është “ALB TIEFBAU”, e cila nga 10 tendera që analizuam, fitoi plot 3 të tillë

Dokumenti i radhës është shpallja sërish si fitues të firmës “ALB TIEFBAU”, e cila nga 10 tendera që analizoi Boldnews.al, ka fituar plot 3 të tillë. Kësaj here bëhet fjalë për objektin “rehabilitimi i përroit Lushnje dhe rikualifikimi urban i zonave rreth tij”, procedurë që ka pasur një vlerë 323.814.206 lekë pa TVSH. Edhe kësaj here, Agolli skualifikoi dy firmat që ofruan më pak për të shkuar te e “preferuara”? Më saktësisht, firma “Alba Konstruksion” ofroi 219,556,260 lekë, ndërsa fituesi “ALB TIEFBAU”, 228,237,853 lekë.

Faksimile: Njoftimi i fituesit për tendering për rigjenerimin e blloqeve të banimit në rajonin 1 dhe 2

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka shpallur fitues firmën “Dion-Al” të tenderit “ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 1 dhe 2”, me vlerë 461,039,910 lekë pa TVSH. Kësaj here, firma fituese kishte edhe ofertën më të ulët. Një “risi” për FSHZH-në.

Faksimile: Tenderi i radhës është ribërja e sinjalistikës që duhet të ishte bërë

Nga analizimi i tenderave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, vihet re se shumica janë për punë të kryera, por që po “mbulohen” nga Agolli, duke rihedhur lekë. Në kushte të tilla lindin dyshime, ose që Agolli do të mbrojë ish drejtorin, Benet Beci, ose do që të shpallë fituese firmat e tij të preferuara.

Por, më e rëndësishmja në këto procedura është se nuk ka një listë se çfarë punimesh duhet të kryhen. Shkurt, po hidhen para në ajër. Vlera e këtij tenderi, me objekt “ndërhyrje për përmirësimin e sigurisë dhe sinjalistikës rrugore” është 113 milionë lekë të rinj.  Ndërkohë, fitues u shpall firma “I.D.K – KONSTRUKSION”.

Etiketa: agolliFSHZHtendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
AKTUALITET

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

11:04 : 31/05/2025
AKTUALITET

Tenderat e dyshimta të FSHZH së Dritan Agollit! Ku përfundojnë miliona € dhe firmat e favorizuara

20:50 : 22/05/2025
AKTUALITET

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

16:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
Para

Serbia vendos regjim të veçantë kontrolli ndaj zyrtarëve kroatë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com