• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza “u jep gaz” investimeve

08:52 : 17/07/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI

Kriza globale e energjisë ka zgjuar edhe në Shqipëri interesin për investime në sektorin e gazit. Kompani me licenca aktive kanë nisur planet për të riaktivizuar puse ekzistuese. Së fundmi u kaluan te një tjetër kompani, fushat e Frakullës dhe Povelçës nëpërmjet një marrëveshje me ndarje prodhimi. Përtej pasojave negative të krizës, qeveria shpreson që me projektet e reja që do të zhvillohen, pozicioni i Shqipërisë në arkitekturën energjetike të rajonit të jetë më i favorshëm. Terminali i LNG-së në Vlorë me kompanitë amerikane Exxon Mobile dhe Excelerate Power, lidhja e tij me gazsjellësin TAP e TEC Vlorën, si dhe vend-depozitimi në Dumre që do të konceptohet dhe realizohet me ndihmën e SNAM, janë disa nga projektet ambicioze që mbështesin këtë pozicionim të ri në sektorin e gazit.

Pak javë më parë, qeveria miratoi një marrëveshje me ndarje prodhimi për fushat e gazit në Povelçë dhe Frakull, e nënshkruar me kompaninë EDG Natural Gas. Marrëveshja parashikon zhvillimin e aktivitetit të kërkimit dhe nxjerrjes së gazit, ku shteti do të përfitojë nga prodhimi në disa nivele të parashikuara.

EDG Natural Gas zotërohet në 90 për qind të saj nga Energy Development Group e sipërmarrësit Sokol Meqemeja dhe 10 për qind janë në zotërim të Impacto Communications me aksionere të vetme, Rezarta Bytyçi.

Të dhënat zyrtare të Albpetrol tregojnë se fushat e Povelçës dhe Frakullës janë ndër më të rëndësishmet në vend nga pesë në total, të identifikuara për shfrytëzim gazi. Sipas një vlerësimi të llogaritur vetëm pak vite më parë nga kompania publike e prodhimit dhe nxjerrjes së naftës, rezerva më e madhe e gazit mendohet se është në Frakull, me mbi 352 Nm³ (Nm³ nënkupton sasinë e Gazit Natyror, e cila, kur është absolutisht e thatë, në temperaturën zero gradë Celsius (0° C) dhe në një presion absolut prej një dhjetore zero, një, tre, dy, pesë (1,01325) bar, zë një vëllim prej një (1) metër kub).

Ndërkohë, së bashku me rezervën e llogaritur të gazit në Povelçë prej 298 milionë Nm³, totali vlerësohet në 650 milionë Nm³ në këto dy fusha.

Lexo edhe:

Cilat janë vendet më të mira europiane për të investuar në pasuri të paluajtshme

Emigrantët mes burokracive dhe informalitetit për të investuar në Shqipëri

Aktiviteti i nxjerrjes së gazit në vend mbetet anemik dhe kryesisht lidhet me kompani që ushtrojnë aktivitetin e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës, të cilat e kanë të integruar edhe këtë aktivitet në sasi të vogla.

Vendburimi i gazit në Delvinë do të zhvillohet më tej për kërkim-shfrytëzim

Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës ka ngjallur interesim edhe tek operatorët në vendin tonë që të rifokusojnë investimet në kërkim e prodhim, tendencë që ishte ulur drastikisht në dy vitet e fundit, për shkak të pandemisë. Vetëm pak javë më parë ishte Delvina Gas Company. Ajo aplikoi pranë autoriteteve për plotësimin e hallkave të nevojshme mbi zhvillimin e vendburimit të Delvinës sa i takon kërkimit dhe shfrytëzimit të gazit natyror.

Vendburimi i Delvinës i zbuluar në vitin 1987, me pusin Del-4 dhe pusin Del-12, sipas dokumenteve jep aktualisht një prodhim të stabilizuar në masën 8-10 mijë Nm³/ditë.

Rritja e volumit të punës në puset e tjera dhe kryerja e punimeve përmirësuese synojnë pikërisht rritjen e prodhimit të gazit. Kompania në dokumente pranon se nuk do të zhvillojë sheshe të tjera, përveç atyre ekzistuese, ndërkohë që ndalet tek investimet që do të bëhen në puse me pajisje shtesë.

“Në planet e kompanisë është të përdoren sheshet ekzistues të puseve, të cilët janë në pronësi të Albpetrol dhe janë marrë në administrim nga Delvina Gas Company dhe aktualisht nuk kemi ndonjë plan për ndërtimin e ndonjë sheshi të ri.

Sheshet ekzistuese dhe rrugët hyrëse janë si më poshtë: a. Sheshi i pusit Delvina 4; Sheshi i pusit Delvina 9; c. Sheshi i pusit Delvina 10; d. Sheshi i pusit Delvina 12; e. Sheshi i pusit Delvina 14; f. Sheshi i pusit Delvina 17; g. Sheshi i pusit Delvina 31; h. Sheshi i pusit Delvina 32; i. Sheshi i pusit Delvina 33; j. Sheshi i pusit Delvina 34” thuhet në dokument.

Kompania Delvina Gas Company LTD është themeluar më 13 janar 2016 në British Virgin Islands, me një degë të regjistruar në Shqipëri. Ajo fitoi nëpërmjet transferimit të drejtën mbi operacionet në zonën e Delvinës përmes në marrëveshje të vitit 2016. Marrëveshja u nënshkrua me Albpetrol Sh.a., Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe TransAtlantic Albania LTD që i transferuan 100% të interesave Delvina Gas Company.

Marrëveshja hidrokarbure dhe licenca parashikojnë kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Bllokun e Delvinës. Kjo marrëveshje, në formën e saj fillestare, është nënshkruar më 23 gusht 2007 ndërmjet Albpetrol Sh.a dhe Stream Oil & Gas LTD dhe kontraktori i asaj kohe mori në dorëzim të gjitha puset dhe asetet e tjera në vendburimin e Delvinës dhe filloi aktivitetin e zhvillimit të vendburimit Delvinë dhe prodhimit të hidrokarbureve.

Porti LNG i Vlorës zgjon interesin e rajonit për akses

Projekti i nisur nga qeveria shqiptare me dy kompanitë Exxon Mobile dhe Excelerate Power për terminalin e LNG-së në Vlorë është kthyer në një zhvillim me interes edhe për rajonin, nxitur edhe nga kriza aktuale e energjisë.

Këtë interes e materializoi në maj një memorandum mes kompanisë publike të gazit Albgaz, asaj bullgare Overgas, si dhe kompanisë amerikane Linden Energy nënshkurar në prani të ish-sekretarit të SHBA-së, Mike Pompeo. Në ceremoninë e rastit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se ky projekt nisi me skepticizëm, por ka marrë një tjetër rëndësi dhe potencialisht në të ardhmen mund t’i shërbejë një tregu prej 17 milionë qytetarësh.

“Kur nisëm këtë projekt ishim disi skeptikë sesi një vend i vogël si Shqipëria do të tërhiqte investitorë si Exxon Mobil apo Exelerate e Linden, por situata ka ndryshuar. Të gjitha zhvillimet gjeopolitike e kanë vënë Shqipërinë në një pozicion më të fortë, për shkak të gjeografisë që ka, por edhe prej aderimit në NATO dhe gjithë marrëdhënies strategjike që ne kemi prej vitesh me SHBA.

Kështu që ai hap që hodhëm me skepticizëm sot, po kthehet në një hap të rëndësishëm për të gjithë Ballkanin. Ai tregu i vogël që ne shihnim me skepticizëm, tashmë shihet si një treg me 17 milionë qytetarë që mund t’u drejtohen shërbimeve që janë të lidhura me gazin në mënyrë të drejtpërdrejtë”, do të shprehej Balluku. /Monitor/

Etiketa: gazinvestimekriza

Lajme të lidhura

BOTA

Cilat janë vendet më të mira europiane për të investuar në pasuri të paluajtshme

21:40 : 26/04/2025
AKTUALITET

Emigrantët mes burokracive dhe informalitetit për të investuar në Shqipëri

17:27 : 24/04/2025
AKTUALITET

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet

08:23 : 18/04/2025
BOTA

A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

09:04 : 16/04/2025
BOTA

Arabia Saudite gjen “thesare” të reja

20:21 : 10/04/2025
BOTA

DW: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

08:52 : 02/04/2025
Para

Gjermania i frikësohet rritjes së infektimeve me Covid

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com