• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dorëheqja e Draghit mund të jetë një katastrofë për BE-në

Në rrezik është më shumë se sa vetëm stabiliteti i Italisë. Lamtumira prej "super Marios“ do t’i vinte për mbarë vetëm Putinit. Ndërsa do të rrezikonte BE-në, euron dhe politikën ndaj Ukrainës, mendon Barbara Wesel

09:47 : 15/07/2022
në AKTUALITET, BOTA

Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë mund ta konsideroje edhe si një teatër veror, por kësaj here rrezikohet shumë më tepër. Kur kryetari i partisë së drobitur “Pesë Yjet” e shtyn faktikisht drejt dorëheqjes kryeministrin Mario Draghi kemi të bëjmë me më shumë se sa vetëm stabilitetin e vendit.

Një krizë serioze në Itali rrezikon Bashkimin Europian, që ndërkohë ndodhet nën presion prej luftës në Ukrainë, mungesave me energjinë dhe inflacionit. Europa nuk mund ta përballojë paqëndrueshmërinë në Romë me pasojat që dihen ndaj euros dhe fundit të një politike të përbashkët ndaj Ukrainës.

Shpëtim në minutën e fundit?

Operat italiane mund t’i duam me të gjithë patosin dhe dramën e tyre, por ato nuk na duhen. E njëjta gjë vlen edhe për pasojat e pafundme të krizave qeveritare të Italisë – që në mënyrë preferenciale ndodhin gjatë pushimeve të verës. Se ç’fund do të ketë teatri aktual politik në Romë, kjo nuk dihet.

Ka megjithatë një shans për shpëtimin në minutën e fundit. Por në parim kryeministri Mario Draghi do ta vazhdojë qeverinë e tij të unitetit kombëtar vetëm, nëse në bord qëndrojnë të gjithë partnerët e koalicionit. E pikërisht për këtë arsye do të jetë e rrezikshme për të gjithë ne.

Lexo edhe:

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

Italien Rom Senat | Ministerpräsident Draghi übersteht Vertrauensabstimmung

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, i quajtur edhe “super Mario”, konsiderohet në Europë si shpëtimtar i stabilitetit italian, ai e drejtoi vendin gjatë krizës së Coronës dhe paraqiti një plan reformash për ekonominë italiane, që do t’i sjellë arkës së shtetit  mbi 100 miliardë euro nga fondi i BE-së për rindërtimin. Në Bruksel ishin varur shpresat, që Draghi do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e radhës pranverën e ardhëshme, kur BE-ja ta ketë përballuar më të keqen.

Por Europa i ka bërë këto llogari pa marrë parasysh Guiseppe Conten. Shkaktarin e krizës, ish-kryeministër dhe kryetari i partisë „Pesë Yjet”, e cila ndërkohë është tkurrur me 11 përqind në gati një të tretën e forcës që ka pasur dikur. Kreu i partisë, Conte shpreson që me kërkesat populiste ndaj Draghit për një program dukshëm më të fortë kundër inflacionit të fitojë ndonjë përqindje më shumë tek zgjedhësit. Ndërkohë që shumica e italianëve janë distancuar prej populizmit të partisë. Edhe një pjesë e deputetëve të „Pesë Yjeve” së fundi janë distancuar të zhgënjyer – por pjesa e mbetur mjafton për të rrezikuar qeverinë e unitetit kombëtar.

Dhuratë për Putinin

Rrëzimi i Mario Draghit do të ishte si dhuratë për Vladimir Putinin. “Pesë Yjet” konsiderohen që në krye të herës si miq të Rusisë, ngjashëm si dhe kolegët e tyre populistët e djathtë të Legas. Prej javësh ato kërkojnë t’u jepet fund furnizimeve me armë ndaj Ukrainës, një lloj paqeje të imponuar në kurriz të Kievit dhe rivendosjen e „marrëdhënieve normale” me Moskën. Ishte kryeministri Draghi ai që u angazhua në Bruksel për një pozicion të përbashkët në krahun e SHBA-së për mbështetjen e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Deutschland I G7-Gipfel auf Schloss Elmau in Garmisch-Partenkirchen I Mario Draghi

Nëse tani në Itali do të ketë zgjedhje të reja, sipas sondazheve të deritanishme, mund të kërcënojë një koalicion me populistët e djathtë. Një aleancë e tillë do të nënkuptonte fundin e politikës së BE-së ndaj Ukrainës. Devijuesit politik në Hungarinë e vogël Europa edhe mund t’i përballojë. Por një ndryshim i politikës në Romë do të ishte një flakadan, që mund të ndizte flakën populiste edhe në vende të tjera anëtare, gjë që mund të sillte fundin e frymës së bashkësisë dhe të vinte në pikëpyetje të ardhmen e Ukrainës.

Kapitull i ri i krizës së euros

Përveç kësaj rrezikon edhe një kapitull i ri i krizës së euros. Pas kërcënimit me dorëheqje të Draghit menjëherë u rritën kostot për obligacionet italiane. Borxhet e shtetit ndërkohë janë 150 përqind të rendimentit ekonomik dhe investitorët si dhe politikanët druajnë një kthim në vitet e krizës së gjatë, kur falimentimi i shtetit u parandalua vetëm me blerjen e vazhdueshme të obligacioneve shtetëtore italiane nga Banka Qendrore Europiane (BQE).

Mario Draghi vet si shef i BQE-së i pyetur ç’duhet bërë për shpëtimin e euros përpara vitesh dha përgjigjen: „Çfarëdo që është e nevojshme”. Por kësaj here Franca dhe Gjermania mund ta kenë më të vështirë të ndërhyjnë si spiranca stabiliteti, sepse ato vetë ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike. Tani nuk ka më para pakufizim si atëherë për ta mbështetur Italinë. Lojërat e taktikës elektorale të disa egomanëve në Romë kësaj here mund ta çojnë BE-në drejt një gremine. Personi, të cilit i intereson një gjë e tillë është në Kremlin. Klasa politike në Itali duhet të bëjë ç’është e mundur që ta parandalojë një skenar të tillë.

/DW/

Etiketa: DWItaliMario Draghi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025
AKTUALITET

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025
AKTUALITET

Ishte duke punuar në një arë, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

20:01 : 06/06/2025
BOTA

Itali/ Trazira në burgun e Xhenovës! Dhjetëra të burgosur dalin jashtë qelive, dy oficerë të plagosur

17:17 : 04/06/2025
BOTA

Universiteti italian përfshihet nga flakët, nis me shpejtësi evakuimi i studentëve/ VIDEO

13:15 : 04/06/2025
AKTUALITET

Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët dhe e hodhi në FB

20:55 : 03/06/2025
Para

Vajza hidhet nga ballkoni pas konfliktit me prindërit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com