• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Sfida ndaj Dudelange, Shehi e Ismajlgeci njëzëri: Tiranën e vërtetë e shohim nesër

18:20 : 11/07/2022
në SPORT

Tirana do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e kthimit në Champions League, ku kryeqytetasit duhet të përmbysin rezultatin e takimit të parë për të bërë të mundur edhe kalimin në fazën tjetër.

Sfida do të luhet në “Air Albania”, teksa ndeshja do të fillojë në orën 20:00.

Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshje ishin të pranishëm trajneri Orges Shehi dhe kapiteni Marsel Ismajlgeci, të cilët njëzëri theksuar se besojnë tek përmbysja dhe se nesër në “Air Albania” do të shikojnë Tiranën e vërtetë.

Shehi: “Kemi besim te forcat tona dhe performanca e grupit. Ka shumë faktorë që ndikuan që performanca e ndeshjes së parë nuk ishte pozitive, por kemi besim se nesër do të kryejmë një performancë shumë herë më të mirë.

Premio? Klubi ka qenë gjithmonë mbështetës i skuadrës, edhe në ndeshjet e kampionatit. Kjo mbështetje financiare nuk mungon, e kemi suportin financiar të klubit, presidenca e ka shprehur, por unë përqendrohem tek aspekti sportiv.

Lexo edhe:

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

Dosja ‘Veliaj’, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake

Air Albania? Skuadra ka avantazhin e vet, edhe për shkak të përmasave të fushës. Hera e parë që e pashë atë lloj stadiumi në Luksemburg, me ato përmasa. Flas me aq eksperiencë sa kam unë.

Nesër luajmë në fushën tonë, ai shtet me potencial të madh ekonomik nuk ka një stadium si i yni. Shpresoj të shfrytëzojmë faktin që do luajmë në fushën tonë.

Shqetësimet për ndeshjen janë të mëdha. Duhet të kuptosh se çfarë ndodh që të reagosh. Shqetësimet i them përpara skuadrës, nuk i tregoj këtu. Jemi të qartë dhe të vetëdijshëm se çfarë duhet të bëjmë nesër.

Është e vërtetë që ne luajtëm ngadalë dhe lejuam kundërshtarin të luante shpejt. Këtë ndeshje të tregojmë që kundërshtari është i fortë, ose të jemi skuadër tjetër dhe ta bëjmë kundërshtarin të duket shumë i vogël.

Ana psikologjike ndikon te lojtarët dhe personat që janë ballë për ballë. Fjalët ndikojnë, por unë mendoj se ne duhet ta marrim me durim dhe qetësi ndeshjen nesër. Ndeshja mbaron për 90 minuta, ndoshta edhe më shumë. Duhet të kemi durim.

Lojtarët duhet të shijojnë ambientin dhe kompeticionin, duke vrapuar, duke luftuar dhe duke fituar duele. Të jemi seriozë përpara ndeshjes, të qeshim pas ndeshjes…

Në këtë klub nuk ka nevojë për ftesa për tifozët. Ata kanë qenë të mrekullueshëm, kanë qenë gjithmonë prezent. Ky klub nuk do ekzistonte pa praninë e tyre, jam i sigurt që do të jenë të shumë në stadium. Të bëjmë maksimumin tonë edhe për tifozët.

Aleksi? Personalisht nuk preferoj të merrem me lojtarë të veçantë. Seferi është lojtar me eksperiencë, besoj se eksperienca dhe cilësia e tij do na shërbejnë nesër. Rëndësi ka që një lojtar cilësor të mos bijë poshtë 80%-it në një ndeshje futbolli”.

Ismajlgeci: “Atje nuk ishte një fushë me përmasa normale, ne jemi mësuar në Air Albania se e luajmë topin shumë mirë dhe shpejt. Do të jetë një ndeshje tërësisht ndryshe. Kjo ishte pika e tyre e fortë, ishin agresivë në topin e parë dhe të dytë, por duke analizuar edhe ndeshjen e parë do të mundohemi që të jemi ne më agresivë.

Performanca ime nuk ishte ndër më të mirat, por këtë ndeshje do të jetë shumë herë më e mirë dhe çunat janë gati. Që kur mbaroi ndeshja kishim shumë besim te përmbysja, e dimë ku gabuam dhe jemi të gjithë me shumë besim se ndeshja këtu do të jetë ndryshe. Nuk ishim agresivë dhe të përqendruar, Tiranën e vërtetë e shohim nesër.

Duke e ditur eksperiencën e Shehit në Europë, duke i folur gjithsecilit na ndihmon shumë. Goli mund të vijë në minutë të parë ose në minutë të 90, duhet të kemi besim. Nesër jo vetëm unë por edhe ekipi do të japë 100%, sepse atje pësuam një gol të lehtë dhe e dimë që nesër do tregohemi agresivë”.

Etiketa: IsmajlgeciShehitirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

16:11 : 11/09/2025
AKTUALITET

Dosja ‘Veliaj’, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake

09:40 : 11/09/2025
AKTUALITET

Ndotja akustike problem në të gjithë Tiranën, Lapraka zona më e zhurmshme e kryeqytetit

16:42 : 09/09/2025
AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Letoni, “paralizohet” Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

09:25 : 09/09/2025
AKTUALITET

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025
AKTUALITET

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

09:54 : 05/09/2025
Para

Forbes: Kanabisi mjekësor vetëm për eksport, pacientët nuk do kenë trajtim mjekësor

TË GJITHA

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

11:00 : 12/09/2025

PD nis aksionin që në seancën e parë, shpalos fletushka me akuza/ Deputetët bllokojnë foltoren

10:42 : 12/09/2025

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

10:16 : 12/09/2025

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025

Tentuan të vrisnin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy autorët (EMRAT)

09:36 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com