• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga “foltorja” në rithemelim dhe rruga përpara

12:24 : 10/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Foltorja pati sukses në thithjen e pjesës së militantëve dhe një pjese të mirë të antarësisë së partisë demokratike, por ngelet për t’u testuar se sa përqind i elektoratit opozitar dhe vençarisht atij të djathtë, do të arrijë të ketë pas vetes. Foltorja u konfirmua si shumicë absolute në zgjedhjet bashkiake për Shkodrën dhe shumicë relative në bashkitë e tjera (përkundër pjesës së PD-së zyrtare), hiq rastin e Rogozhinës.

Nga ana tjetër, kohëzgjatja e Foltores ishte relativisht e shkurtër dhe mandej u shndërrua në Komision Rithemelimi që sot vet-deklarohet si Parti Demokratike. Parë në këtë prizëm, mund të themi që ishte një lëvizje galvanizuese e suksesshme për mobilizimin e bazës së partisë, duke rikonfirmuar që Sali Berisha e ka pasur përherë pas vetes bazën militante të partisë dhe pjesën më të madhe të antarësisë.

Ka pasur shumë diskutime nëse Foltorja ka qenë një ide për të rikthyer opozitarizmin apo lindi si nevojë për të plotësuar egon e një lideri të rrëzuar dhe të papëlqyer nga ndërkombëtarët? Në fakt, është e vështirë të gjykosh motivet personale të Berishës në rastin konkret dhe aq më pak të mbështetësve që zgjodhën ta mbështesin në këtë rrugëtim të quajtur Foltore dhe që çoi në rithemelimin e partisë (sipas tyre). Natyrisht, duke u bazuar në premisën që politika është në fund të ditës një akt racional, duke qenë se gjithçka nis nga interesi vetjak, si dhe nga premisa tjetër që interesat individuale të palëve të ndryshme, mund të çojnë dhe në interesa të përputhshme në fundore, është afërmendsh që qoftë Berisha, qoftë mbështetësit e tij në këtë rrugëtim u nisën nga interesa personale, por që këto mund të kenë çuar në “shkundje” të partisë nga gjumi letargjik, në rivitalizim të strukturave të saj etj.

Padyshim që Foltorja kishte nota të qarta populiste si çdo lëvizje e ngjashme në të shkuarën, fjala bie “katharsisi” i Fatos Nanos. Por ngjashëm me këtë të fundit ishte dhe një nevojë për reformim të partisë dhe premtimit për më shumë demokraci. Gjithashtu, njëjtë me lëvizjen për katharsis e cila nisi kundër disa nga eksponentëve të akuzuar për korrupsion në lidershipin e PS-së së kohës dhe që më pas i rehabilitoi me shpejtësi ata, edhe Foltorja bëri të njëjtën gjë me një pjesë të atyre deputetëve apo antarëve të kryesisë së mëparshme që ishin zgjedhur nga Basha.

Lexo edhe:

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

Natyrisht ishte një levizje e organizuar rreth Berishës, e drejtuar nga Berisha dhe nuk mund të pritej ndryshe. Berisha gjatë zhvillimit të Foltores tregoi se ajo ishte një lëvizje paqësore, por ngjarjet e 9 janarit, natyrisht të provokuara edhe nga pala tjetër, bëri që të shpërfaqej një pamje e trishtuar për opozitarizmin, ku blindat u vendosën përballë varresë.

Tashmë foltorja është një realitet i kapërcyer, fillimisht nga rithemelimi dhe tashmë nga konfiguracioni i organizimit të pushtetit brenda partisë, i cili pritet të legjitimohet ose jo nga vendimi i gjykatës. Por pavarësisht kësaj të fundit, u konfirmua si vullnet i popullit opozitar në protestën e 7 korrikut, duke treguar se kishte me vete në shumicë absolute dhe relative tre fashat kryesore të opozitarizmit në Shqipëri. Protesta por dhe zhvillimet e fundit në PD rikonfirmuan atë që thamë edhe në hyrje të shkrimit që Berisha ka pasur pas vetes gjithë bazën militante të partisë, shumicën absolute të antarësisë aktive prej 44-45 mijë antarëve dhe shumicën relative të elektoratit të partisë që shkon në shifrat e 450-500 mijë. Ndërkohë sfida e radhës do të ishte përthithja e pjesës gri dhe votës së lëkundur, dy kategori pa të cilat as mund të mendohet apo pretendohet ardhja në pushtet dhe të cilat sot për sot nuk i ka.

Etiketa: Berishafoltorjakalemajrithemelim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Paketa e Maleve e Ramës është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje

13:16 : 17/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e diktaturës komuniste

12:11 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane

14:16 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
AKTUALITET

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025
Para

U largua nga Kukësi, “lumë” ofertash nga Superliga për mesfushorin

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com