• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Mehmeti para sfidës në Gjeorgji: Duhet grup dhe lojë taktike, shanset janë 50 me 50

18:18 : 06/07/2022
në SPORT

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, ka dalë sot para mediave në një konferencë për shtyp në Tbilisi, ku skuadra e tij do të luajë nesër një ndeshje ndaj Saburtalo, të vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës. Ai është shprehur se beson te skuadra e tij,  pro ka vlerësuar se në këtë moment shanset për kualifikimin janë të barabarta për të dy skuadrat.

Mister, sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Partizanin?
Është një ndeshje shumë e rëndësishme jo vetëm për Partizanin, por edhe për Saburtalon. Ne kemi objektiva të qarta sepse e dimë çfarë skuadre jemi dhe traditën që kemi. Kemi shumë tifozë dhe duam t’i bëjmë të lumtur ata me një performancë të mirë si dhe duke shpresuar kualifikimin.

Çfarë ndeshje prisni dhe sa e vështirë është?
Do të jetë një duel shumë i vështirë dhe mendoj se kualifikimi është 50 me 50. Saburtalo është ekip i fortë dhe me futbollistë të rinj. Megjithatë ata sillen si futbollistë me eksperiencë në fushë. Tani janë në kampionat dhe kanë ritëm. Ky mund të jetë një problem për ne. Por kemi punuar këto javë që edhe ne të fitojmë ritmin sepse është i rëndësishëm.

Ju zhvilluat fazën përgatitore në Slloveni. Si shkoi dhe çfarë përgjigje morët nga skuadra?
Punuam shumë aty. Ne e dimë që Liga e Konferencës kërkon shumë impenjim dhe seriozitet. E mbyllëm kampionatin një muaj më parë dhe në këtë fazë përgatitore kërkuam të fitonim ritmin e humbur. Zhvilluam miqësore dhe na ndihmuan për të gjetur formën. Jemi në një fazë ku janë larguar disa lojtarë dhe kanë ardhur të tjerë, por kanë nevojë për kohën e tyre që të përshtaten. Nuk është e lehtë të përshtatesh me filozofinë e skuadrës.

Ju e keni studiuar kundërshtarin. Cili element ju ka befasuar dhe mendoni të përdorni një strategji për ta ndalur?
Saburtalo ka lojtarë të shpejtë dhe dinë të luajnë me topin. Kjo është pika më e fortë, por futbolli është i paparashikueshëm dhe në fushë ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet. Prandaj shpresoj që ne të bëjmë një ndeshje të madhe. Saburtalo ka lojtarë të mirë, por ne kemi filozofinë tonë për ta fituar këtë ndeshje. Futbolli nuk luhet vetëm me individë të shpejtë, por duhet grup dhe lojë taktike. Mentaliteti në fushë ka shumë rëndësi.

Lexo edhe:

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

A ju jep më shumë shanse fakti që ndeshja e dytë luhet në Shqipëri?
Nuk më pëlqen të shoh shumë larg. E rëndësishme është që ta mbyllim me sukses ndeshjen e parë dhe pastaj të mendojmë për të dytën.

Etiketa: GjeorgjimehmetiPartizaniSaburtalo

Lajme të lidhura

SPORT

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025
SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
BOTA

Policia përdor sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve në Gjeorgji

21:06 : 04/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
Para

Mbyti babanë në Divjakë/ Fqinjët flasin për autorin: Këtu njihet me emër tjetër

TË GJITHA

Krim tronditës në Slloveni, dorëhiqen dy ministra pas vrasjes brutale dhe plagosjes së një shqiptari

20:04 : 26/10/2025

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

19:21 : 26/10/2025

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com