• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Urimi’ i Gjekmarkajt për datëlindjen e Ramës: Damiani të do qamet, “Kurbanin” …

11:47 : 04/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat, Argon Gjekmarkaj ka postuar një mesazh me rastin e datëlindjes së kryeministrit Edi Rama.

Në një mesazh “urimi”, Gjekmarkaj nuk e kursen ironinë për kreun e qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:

Babo gezuar e për shumë mot ditëlindjen! Qesh natyra nga gezimi. Marresh nga ditet e Tigrushit, Blendit, Ulsiut dhe Tezes. Nga të Nikos mos kerko se nuk të jep gjë. Vitet tutje e ti tehu. Me kater korrik 1964 erdhe në jetë si simbol i miqesisë me SHBA-të ndonëse atë mot Çu En Lai na vizitoi.

Ditë me diell qe dhe ti nuk qaje por rënde rrije. Komshinjtë u gezuan, bënë keqyrjet e rastit tek vëndi dhe të menduar thanë do bëjë rrugë e do çajë male trazovaçi!

Lexo edhe:

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

Mimi di Puçini të priste aty për të të rrefyer udhet e jetes, duke të marrë per dore si Virgjili Danten.

Ne po festojmë këtë ditë të shenjtë në Birmingam ku punet na sollen me Ermon, Damon dhe Helidonin. Aty gjetem dhe Fatmirin i cili pinte çaj, xhinxher e kamomilera me lorder e kongresmenë për të qetesuar midenë nga streset e moskuptimit që Tirana i shkakton.

Gezimi na rrembeu dhe mbeta pa bashkëndarë gjera themelore të ketij udhetimi.

U ndje mungesa e Ditmirit i cili ka drejtuar delegacionin shqiptar në  asamblenë parlamentare të OSBE. Paçi faqen e zezë na thanë, ku e kini atë djalë që punet e Europes dhe paqes shkoqit?

Damo nuk fliste thjeshtë perlotej, i kujtohej traktori me jonxhe ngarkuar kur e solli te kongresi i vazhdimësisë per diskutimin. Unë edhe flisja e nga pak qaja, po kaq Helidoni si shkodrani per shkodranin madhengjehej. i thamë ka çilimiqer për të mbajtur, e gjeni sa në një aeroport aq në një tjeter.

Drito, kishte ambicje të perdala Babo, donte të drejtonte edhe OSBE-në kur Shqiperia mori kryesinë e saj, por ti Babo bere mire qe nuk ja le se një udheheqes e brand nderkombetar ka atdheu ynë . E ai je vec ti dhe të marrshin të keqen sot që mbushe 58 vjeç si nur i vatanit, më shumë se kurrë.

Vetë more dekretin e ministrit të jashtem nga Meta dhe menjëherë atë të kryesuesit te OSBE per 1 vit, nderkohe që Gent Caka rrinte ne zyre  e lozte me trenin elektrik çiaf çiuf ty ty ty ty çiaf çiuf.

Njëherë që i shkova në zyrë Xhaçkes, per trenin e pyeta! E kishte marrë me vete çapkëni, aty veç shinat kishtë lenë dhe dy kamionë kauçuku si hajmali.

Lul Basha mos bëftë hajer që nuk e caktoi Fate Mediun në delegacionin parlamentar të OSBE. Tani ai hyn nga penxherja neper takime i shkreti. Qaja hallin Babo bëji derman. Ai tha me mirësi të tajkalojmë partitë dhe të shohim ty si driten e diellit. Pastaj flet mirë anglisht dhe ka stof intelektuali anglosankson që e kersheron boten me yndyrë mendimi.

Babo, Damua bëri një sërë sakrificash per delegacionin. Nga sot nën driten e fakteve ai po shnderrohet në personazh pozitiv ose njeriu i mirë Damo. Nuk pat asnjë medyshje në pagimin e birrave të para ( tani të shohim) dhe me duket si investimi më i mirë që po bën për imazhin e tij të trazuar. E vlerësova lart vendosmerinë e tij dhe e nxita ta promovojë këtë virtyt të fshehtë. Damo të do qamet Babo. Një e dy “Kurbanin” citonte. Në faqen 24 keshtu ka thënë Babo, te 76-ta këtë e keshtu me rrallë. Nuk besoj ta ketë as Elisa këtë perpikmeri. Tao jo e jo se ai lexon Habermasin dhe Lakanin. U gezova shumë për këtë kujtesë. Gati më mirë se “Kanunin e Himares” ku gjetem dakortesi e njihte, të cilin ti si nip i asaj ane e ke elaboruar në lartesi duke i dhënë kuptim e marifet.

Me Ermon takuam Kryetarin e Parlamentit Anglez. E ftuam në Shqiperi se Zonja Linditë na e la amanet. i shkoqitem dashurinë e madhe të popullit tonë për Inglizin dhe sukseset e tij në udheheqjen tënde dhe ju lutem të na lehtesojë proçeduren prej ferri me vizat. E madhengjyem. Lum Kuvendi qe ju ka tha ty (mua dmth) dhe Ermon.

Këtu në asamble në Birmingan të gjithë pyesin per ty Babo, kerkojnë që pikturat e tua të ekspozohen kudo, Kurbani të futet në shkolla, dhe me lejen tënde edhe disa nga fjalimet e ministrave të tu si eksperience për këta qerratenjet e dhomes së komunave. Dhe kur nge të keni thanë bëjuani kabull një vizite bashkë me ekipin qeverisë që ta nxirrni këtë ishull nga prapambetja dhe të ece me hapin e shokeve. Posaçerisht kerkuan fjalimet e Ulsi Manjes sepse duan të reformojnë Carta Manjen. Një deputete konservatore e Mançesterit pyeti per Albanen dhe pervojen e saj në brymosjen e frymes së protestes tek gratë. Lordet angleze tanimë kopjonin Dash Sulen në sqimen e të veshurit. Helidoni se kishte besuar po tani që pas Damos edhe Anglezet ja thanë është i qetë se thotë për çdo gjë: e di Babo.

Etiketa: Argon GjekmarkajEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakët në gjumë! Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve, rrezikohet “djegia” e fondeve

11:14 : 31/10/2025
Para

Berisha: Çështjen e Salianjit e bëj ndërkombëtare, të ndiqen penalisht Veliu e Petri

TË GJITHA

Pengmarrja në Devoll/ Proda shkarkon drejtorin e Policisë Korçë, Erion Ahmeti: Nuk bëri detyrën

19:06 : 01/11/2025

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:39 : 01/11/2025

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025

Sezoni i ri “Big Brother VIP Kosova” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

17:36 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com