• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

17:05 : 04/07/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Një skemë e pastër, e cila konsiston në ngritjen e shoqërive fantazëm, për të justifikuar milionat që buxheti i shtetit i ka kaluar inceneratorit të Tiranës është zbardhur pas një pune hetuese 6 mujore. Në bazë të saj qëndron një parim i thjeshtë. Nëse inceneratori i Tiranës financohet vetëm me para publike, pronarët e tij, të lidhur ngushtë me qeverinë që edhe pse janë në kërkim vazhdon e i paguan ende me afro 80 mijë USD në ditë, duhet të gjenin një mënyrë që, milionat që u derdheshin nga buxheti, ti raportonin si punë të kryera, duke përdorur për këtë qëllim kompani inekzistente, të cilat gjoja u shisnin betonin, hekurin, bitumin etj. Këto kompani fantazëm regjistroheshin në emra njerëzish të panjohur, shpesh mbi 80 vjeçarë, ose me porofesione si kamarier, berber, bujk, që nuk kishin bërë kurrë biznes në jetën e tyre.

Inceneratori i Tiranes pamje me dron e dates 6 korrik

Një celulë me financierë e ngritur nga LSI- rezultatet, dokumentat, faturat tatimore dhe konkluzionet e së cilës Lapsi.al i ka verifikauar një për një- ka punuar prej muajsh për ta zbardhur këtë skemë. Prej saj rezulton se janë të paktën 24 kompani fiktive që kanë shërbyer si mbulese për vjedhjen e parave publike që disbursoheshin nga thesari. Për të kuptuar funksionimin e saj duhet ditur që sipas kontratës me qeverinë inceneratorit të Tiranës do ti duheshin 128 milionë euro për tu ndërtuar.

Deri në momentin që flasim nga thesari drejt tre të këkruarve, Zoto, Mërtiri, Gugallja janë disbursuar afro 60 milionë euro. Por rezulton se pothuajse gjysma, 30 milionë euro, janë punë që i kanë kryer këto kompani fantazmë. Po si përvetësoheshin këto 30 milionë euro? Për këtë është vënë në funksionim një skemë e menduar nga mjeshtra të mashtrimit financiar. Ata ngrinin fillimisht dhe regjistronin kompaninë fantazëm. Ajo bënte sikur kryente aktivitet blerjeje. Për ilustrim ne po marrim si shembull njërën prej tyre të quajtur “AM CO&CO”, e regjistruar në Mëzez, me gjoja pronarë Arben Përlala dhe Mrika Përlala (poshte).

Po të shohësh bilancin e kësaj kompanie fantazëm del se ajo ka bërë blerje afërsisht në masën 18 milionë USD. Dhe po në të njëjtën kohë ajo ka bërë shitje tek inceneratori i Tiranës në masën 19.5 milionë USD tek inceneratori i Tiranës. Pra po të ndjekësh nga pas vetëm shifrat operacioni duket si normal, po po të thelloshesh pak skandali bëhet më i madh, sepse “AM CO&CO” nuk ka në aktivitetin e saj blerje që do i shërbenin një firme që ndërton inceneratorin. Ajo blerjet i ka bërë në kompani që iportonin, për shembull, fruta nga jashtë, apo që prodhon ujë në Shqipëri. Natyrisht kompania fanjtazëm nuk e blen realisht as shishet e ujit as ananasin, ajo vetëm lëshon fatura……………………….Dhe në kompjuterin e tatimeve ajo rezulton si një kompani me xhiro të madhe. Kështu që kur ajo i shtet beton apo inerte inceneratorit të Tiranës, në sipërfaqe gjithçka duket normale.

Lexo edhe:

A do ta çelë Berisha seancën e parë të Kuvendit? Ja si përgjigjet kreu i PD

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

Por 19. 5 milionë eurot që ajo i ka bërë shitje fiktive inceneratorit të Tiranës shërbejnë vetëm për të justifikuar se puna për të cilën inceneratori është paguar nga buxheti i shtetit është kryer dhe u mundëson pronarëve të tij tashmë të arratisur që paranë publike ta transferojnë në llogaritë e tyre në parajsa fiskale.

Natyrisht kjo vjedhje ditën për diell, nuk mund të realizohet kurrë pa bashkëpunimin e ndërgjegjshëm të tatimeve të cilëve nuk mund ti shpëtojë dot anomalia e një kompanie që blen kivi dhe shet beton dhe pa mbylljen e qëllimshme të syve nga drejtoria e mbikqyrjes së koncesioneve në ministrinë e Financave. Pra është e qartë se kjo është një skemë e ideuar e mirëmenduar dhe e mbikqyrr nga lart.

Por duke hetuar aferën e vjedhjeve me djegësin e Tiranës dhe aktivitetin e 24 kompanive që bënin të njëjtën punë si “AM CO&CO” celula e financiare e LSI-së, gjetjet e së cilës i ka bërë publike sot Monika Kryemadhi, ka zbuluar edhe një skandal më të madh. Këto kompani, që figurojnë në tabelën këtu poshtë, rezulton se nuk janë përdorur vetëm nga bosët në arrati të inceneratorëve.

Nga të dhënat e tatimeve del se ato janë përdorur edhe nga oligarkë të tjerë që fitojnë garat publike të rrugëve duke ofruar 99.9% të vlerës dhe pastaj kanë nevojë të fryjnë kostot e punimeve duke bërë blerje fiktive si ato që i ofronte inceneratorit të Tiranës “AM CO&CO”. Gjithashtu rezulton se ‘shitjet’ fiktive që këto firma fantazëm i kanë bërë të mëdhenjve, i kanë shërbyer këtyre të fundit për të bërë evazion fiskal ër të fryrë kostot në mënyrë që të paguajnë më pak tatime dhe për të rimbursuar TVSH. Kur prezantoi të hënën në mëngjes gjetjet e investigimit, Monika Kryemadhi bëri të ditur se do ti denoncojë ato në SPAK. Sipas të gjitha gjasave Prokuroria e Posaçme e kapur nga pushteti s’ do të bëjë asgjë më shumë sesa tatimorët me sy të mbyllur. Por nëse rastësisht ndodh e kundërta, kjo është një nga ato afera që rrëzojnë shteti. Sepse ajo dëshmon se si me bashkëpunimin e plotë të qeverisë është ngritur në këmbë një skemë e pastër e grabitjes të parave publike. /Lapsi.al/

Etiketa: incenerator i tiranesqeveriavjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do ta çelë Berisha seancën e parë të Kuvendit? Ja si përgjigjet kreu i PD

10:38 : 19/05/2025
AKTUALITET

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025
AKTUALITET

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

14:23 : 17/05/2025
AKTUALITET

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025
AKTUALITET

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025
Para

Ishte duke prerë dru, humb jetën 48-vjeçari/ Dyshimet e para

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

11:00 : 19/05/2025

“Samiti show i Ramës”, Burimi: Diçka informale, asnjë lloj mesazhi për Shqipërinë

10:50 : 19/05/2025

I paraburgosuri gjendet i vetëvarur në qelinë e Fushë-Krujës/ EMRI – Detaje

10:49 : 19/05/2025

A do ta çelë Berisha seancën e parë të Kuvendit? Ja si përgjigjet kreu i PD

10:38 : 19/05/2025

Berisha: Irena Gjoka, mashtruese ordinere, delikuente dhe e pacipë!

10:36 : 19/05/2025

“Kam 2 fëmijë me ish-gruan”/ Ambasadori i BE flet për prirjen e tij seksuale: Tani jam martuar me një burrë

10:26 : 19/05/2025

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

10:21 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com