• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“9 mln euro fruta ekzotike dhe ujë i shënonin për bitum”, skema e mashtrimit me TVSH

Afera e inceneratoreve

22:33 : 04/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi aferën e inceneratorëve dhe faktet e reja që u publikuan nga LSI, sipas të cilave 24 kompani fiktive, të regjistruara në emër të qytetarëve të ndryshëm kanë qenë pjesë e skemës së vjedhjeve të parave publike me koncesionet e inceneratorëve.

Përfaqësuesi i LSI-së, Erjol Braimllari ka shpjeguar mënyrën sesi skema në fjalë funksiononte, duke sqaruar se 30 milionë euro nga dëmi prej 189 milionë dollarësh që i është bërë buxhetit të shtetit janë përfituar nëpërmjet skemës së inceneratorëve.

Braimllari: Duke ardhur në rezultatin e një evazioni të madh fiskal. 30 vitet e fundit evazioni ka qenë problemi më i madh i ekonomisë shqiptare. Duke iu referuar të gjithë hetimeve për këtë proces, këtu duket se çdo institucion ka dështuar të kontrollojë në mënyrën më të vogël për të kontrolluar këtë evazion fiskal. Ka dështuar çdo pjesë e ligjit që ka të bëjë me ruajtjen e të dhënave personale. Duke ju referuar gjithçkaje që është paraqitur, sfida kryesore e hetimit do te ngelet ky evazion fiskal që tregoi se institucionet dështuan ta luftojnë.

LSI e ka nisur këtë investigim mbi inceneratorët, jo për synim politik por për premisën e transparencës. Këto koncesione publike janë dhënë në shkelje të ligjit dhe po vazhdon ende investigimi nga institucionet ligjore. LSI ka ndjekur rrugën që ka bërë paraje e shqiptarëve drejt këtyre kompanive fantazmë nga buxheti i shtetit. Ato janë krijuar me 3 qëllime kryesore. E para që të fryhen kostot e shpenzimeve. Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria nuk shpenzon nga buxheti. Ne kemi konstatuar se konçesionari që ka marrë koncesionin nuk ka investuar 128 milionë euro por ka marrë fatura fiktive për ti gënjyer institucionet publike se ne i kemi shpenzuar këto para. Vetëm një kompani ka faturë 9 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. 30 milionë euro nga ky evazion fiskal janë të lidhura me inceneratorët. Ne ngulim këmbë se qeveria shqiptare ka lidhur financat e veta me një koncesion 30 vjeçar për të marrë një shërbim shumë të shtrenjtë të cilin nuk e ofron dot vetë.

Arsyeja e dytë pse kjo skemë ka funksionuar ka qenë përvetësimi i TVSH-së. Sepse këto kompani kanë përdorur këto fatura për të rritur aftësinë e vetë për të tërhequr TVSH nga shtetit. Ka qenë tepër e lehtë zbulimi i kësaj skeme dhe kjo është shumë shqetësuese.

Lexo edhe:

“Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

Vasili: Ju keni listuar 24 kompani, si lidhen këto me Klodian Zoton dhe çfarë janë, çfarë shisnin-blinin dhe si lidhem me inceneratorët?

Braimllari: Nëse merr në analizë aktivitetin e kompanisë së Zotos dhe këtyre zbulon se këto kompani kanë 1 apo 2 punonjës, më e madhja prej tyre ka vetëm 8 punonjës. Këta kanë bërë fatura fiktive sikur kanë blerë mallra të ndryshme, por këto mallra s’kanë lidhje as me betonin as me inertet për të cilat kishin nevojë ato landfille. Kompania që dënoi Kryemadhi kanë pasur miliona në fatura për fruta ekzotike dhe ujë të pijshëm apo mallra të tjerë që s’lidhen me inceneratorët.

Vasili: S’ka mundësi të jetë kaq e thjeshtë të blesh ujë dhe të shesësh bitum?

Braimllari: Jemi të shokuar sesi kjo gjë ndodh. Por kjo ndodhe kur e bën qeveria vetë dhe njerëz të lidhur me të. Nuk e bëjnë dot njerëz normal. Është skemë për të qenë banka e zyrtareve të qeverisë për të marrë paratë e shqiptarëve.

Vasili: Kush janë këto kompani, që të paktën të jenë 2 emra?

Braimllari: Përfituesit, ata emra janë njerëz të cilët në të drejtën e tyre ndoshta nuk e dinë fare se kanë një kompani,. Ju keni rastin e zonjës 95-vjec që tha se s’ka pasur asnjëherë lidhje me ndonjë kompani. Por përfituesit kryesor janë ata zyrtarë qeverie që kanë dhënë koncesionin dhe kanë marrë përfitime mbrapsht për ato që kanë dhënë.

Bogdani: Kjo është fatura totale e mashtrimit me TVSH, e skemës. Mos të bëhet keqkuptimi me shifrat se këtu ka marrë 5 miliardë inceneratori i Tiranës vetëm. Cilat janë kompanitë e tjera që kanë marrë kontrata publike brenda kësaj skeme?

Braimllari: Ne jemi në analizim e sipër të kompanive të tjera dhe do ti bëjmë publike. 190 milionë euro të tjera janë llogaritur në skema që këto kompani kanë bërë në punë publike të tjera. Teknologji dhe mallra që s’kanë lidhje me punët publike janë përdorur për të përfituar TVSH në punime që s’janë kryer. Por duam të fokusohemi kryesisht te inceneratorët. Nëse ju mundeni të tregoni edhe videon e inceneratorit të Tiranës duket se vlerat e investimit që deklaron dhe qeveria është shumë larg asaj që deklaron qeveria.

Kikia: Ka zëra se një nga 95 vjeçarët që deklarohet sot dhe ka thënë se nuk di gjë, është i afërmi i një ministria apo ish-ministri.

Etiketa: inceneratoretlsiskema e mashtrimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK

21:13 : 21/06/2025
AKTUALITET

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

14:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon sulmin ndaj partive të reja: Mos t’i lemë të mbijnë farërat e këqija, janë të tërë bufa

12:31 : 03/05/2025
AKTUALITET

Rama: Kishim një LSI që na ngatërrohej nëpër këmbë, shyqyr shpëtuam! Tani na dalin ca të tjerë

13:02 : 01/05/2025
AKTUALITET

Analiza: Loja për mandatin e fundit të Beratit mbetet e hapur

15:41 : 24/04/2025
AKTUALITET

Ahmetaj përplaset me Baton Haxhiun: Mos më hap barkun! Ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

22:54 : 27/02/2025
Para

Operacion masiv për kapjen e autorit të masakrës në Illinois të SHBA

TË GJITHA

Zbulohet shkaku i vdekjes së Brian Wilson

21:01 : 26/06/2025

Ramadani me trajner të ri, Lecce i beson Di Francescos

20:56 : 26/06/2025

Në 5 muaj, 212 të lënduar/ Ekspertët rrugore tregojnë se si duhet të rregullohet lëvizja me monopatina

20:47 : 26/06/2025

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

20:43 : 26/06/2025

Tjetër vatër zjarri në jug, flakët përfshijnë një zonë pranë një resorti në Ksamil

20:34 : 26/06/2025

Zvicra e femrave humbet 7-1 ndaj djemve 14-vjeçarë, federata u përpoq të fshihte rezultatin

20:32 : 26/06/2025

OBSH dërgon dërgesën e parë të ndihmës mjekësore në Gaza që nga marsi

20:22 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com