• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Sistemi VAR/ Jareci zbulon statistikat e sezonit të ri me risinë teknologjike

11:52 : 03/07/2022
në SPORT

Edicion futbollistik 2021/2022 erdhi me një risi të madhe në kampionatin “Abissnet Superiore” ku për herë të parë në futbollin shqiptar, u aplikua sistemi VAR, një nga projektet e investimet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Prej më shumë se dy vitesh institucioni i futbollit në vend punoi fort për ta implementuar këtë sistem edhe në Shqipëri, me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe cilësisë së futbollit shqiptar, duke minimizuar gabimet e arbitrave.

Në një intervistë për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci zbulon ekskluzivisht statistikat e nxjerra nga ky sektor përgjatë vitit të parë të VAR-it në Shqipëri. Gjithashtu, Jareci vlerëson punën e jashtëzakonshme të bërë nga arbitrat dhe asistentët përgjatë këtij sezoni, ndërsa tregon edhe problematikën kryesore të këtij edicioni të sistemit VAR dhe çfarë duhet përmirësuar në sezonin e ardhshëm.

Viti i parë i implementimit të Sistemit VAR, si u prit? “Si vit i parë, por edhe përpara fillimit të implementimit, puna ka qenë e jashtëzakonshme, që ka marrë rreth 1 vit e gjysmë edukim të arbitrave, teorik, por edhe praktik në fushë, deri në momentin kur testi zyrtar ishte ai i Superkupës së Shqipërisë dhe që vazhdoi më pas me implementimin e këtij sistemi në Abissnet Superiore. Si vit i parë, jemi të kënaqur, jo vetëm ne si Sektor, por ajo që është më kryesorja, ekipet, lojtarët, stafet e ekipeve, por edhe i gjithë komuniteti që ndjek futbollin shqiptar. Pritshmëritë tona nuk ishin për kaq pozitivitet në implementim që në vitin e parë. Kjo tregon një punë të jashtëzakonshme të bërë nga arbitrat dhe asistentët, që nga momenti i trajnimit të parë teorik, deri te trajnimet në fushë. Ne kishim një eksperiencë të parë, kemi gati tre ose katër vite që ndjekim kampionatet e huaja, ku ky sistem është implementuar. Kishim njohuri në lidhje me protokollin e sistemit VAR. Edhe arbitrat kishin njëfarë njohurie, por që ishin në aspektin e të parit futboll, ndërsa pjesa tjetër e të funksionuarit ishte diçka e re, e cila të krijon stres dhe ky stres ndikon edhe në vendimmarrje. Por puna e arbitrave dhe asistentëve ka qenë pozitive”.

Statistikat e edicionit të parë në kampionat me sistemin VAR – “Do të doja të ndalesha edhe në disa statistika që ne si Sektor kemi për Sistemin VAR gjatë vitit të parë. Fillimisht, dua të ritheksoj edhe njëherë që ky sistem bën kontrollin e çdo situate kur shënohet gol, kur kemi një penallti të dhënë, një karton të kuq të dhënë apo të padhënë dhe pozicionet offside.

Lexo edhe:

E bujshme në Premier League, klubet do të votojnë për heqjen e sistemit VAR

Serie A/ Gjyqtari italian do të denoncojë në emisionin televiziv anomalitë e VAR-it

Statistikat që ne kemi nxjerrë:

– 459 incidente të kontrolluara nga Sistemi VAR (46 penallti, 37 kartona të kuq dhe 376 gola, të gjitha të kontrolluara nga VAR-i)

– 103 korrigjime të vendimeve nga Sistemi VAR (46 penallti, 37 kartona të kuq, 20 gola)

– 59 ndërhyrje ose rishikime në fushë nga ana e arbitrave (52 kthime të vendimit të arbitrit, kur ai shkon në monitorin e fushës dhe e rikthen vendimin e tij dhe 7 konfirmime të arbitrit në vendimin e tij, ku edhe pse është dhënë mundësia për të riparë vendimin në fushë, në 7 situata të tilla, arbitri ka mbajtur vendimin e tij)

– VAR-i është përfshirë në 43.7% të rasteve

– VAR-i nuk ka ndërhyrë në 27 ndeshje të kampionatit

– Nuk e kemi pasur sistemin VAR në finalen e Kupës dhe në ndeshjen e play-out.”

Përmirësim për edicionin e ardhshëm? – “Ajo që mbetet problematika numër 1 e sistemit VAR në vitin e parë ka qenë marrja e kohës në dhënien e vendimmarrjes. Koha ka qenë shumë e madhe dhe këtu na lind detyra që të bëjmë punë me arbitrat dhe asistentët për të reduktuar kohën në vendimmarrjen e Sistemit VAR, por edhe në kohën e vendimmarrjes së arbitrit në monitorin e fushës.”

Etiketa: Jarecisistemi VAR

Lajme të lidhura

SPORT

E bujshme në Premier League, klubet do të votojnë për heqjen e sistemit VAR

20:41 : 15/05/2024
SPORT

Serie A/ Gjyqtari italian do të denoncojë në emisionin televiziv anomalitë e VAR-it

20:14 : 22/01/2024
SPORT

Ancelotti kritikon sistemin VAR: Po përdoret më shumë seç duhet

19:44 : 10/04/2023
SPORT

“Gabimet e arbitrave nuk kanë vendosur ndeshjet”, Jareci: Mos të mendojmë që VAR-i zgjidh gjithçka

14:30 : 19/03/2021
SPORT

Sistemi VAR së shpejti pjesë e Kategorisë Superiore

14:41 : 26/02/2020
SPORT

Jurgen Klopp heziton të festojë golat, tregon arsyen pse

12:36 : 15/12/2019
Para

Skënderbeu nuk ndalet në merkato, korçarët afrojnë dhe një brazilian

TË GJITHA

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

20:21 : 28/06/2025

Laprakë – Përplasen taksia, autobusi dhe makina e policisë, dy të plagosur

20:01 : 28/06/2025

ChatGPT e “shkatërron” trurin e njeriut! Studimi i ri publikon rezultatet shqetësuese

19:53 : 28/06/2025

Era e fortë në det u rrezikon jetën 16 pushuesve në Qeparo – VIDEO

19:43 : 28/06/2025

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

19:24 : 28/06/2025

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com