• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesioni i laboratorëve mjekësorë nën hetim për korrupsion

18:19 : 01/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHENDETI

Kontrata e kushtueshme e partneritetit publik privat për shërbimin e laboratorëve mjekësorë po hetohet për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme, SPAK pas vlerësimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit se Ministria e Shëndetësisë e ka dhënë atë në kundërshtim me ligjin. Zbatimi i kontratës ka sjellë gjithashtu pasojat e para për pacientët dhe sistemin shëndetësor. Materiali u përgatit në bashkëpunim mes Rrjetit BIRN dhe Zërit të Amerikës

Në fund të muajit maj, në telefonët celularë të mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë mbërriti një urdhër me mesazh, përmes së cilit u kërkohej që të mos referonin analiza për pacientët e tyre, me përjashtim të rasteve tejet urgjente.

“Po ju njoftoj se është ezauruar 100% e buxhetit të laboratorit. Ju lutem, njoftoni stafet mjekësore dhe specializantët, që deri më datë 1 qershor do të referohen vetëm urgjencat me Kod të Kuq,” shkruhet në mesazhin e publikuar në media.

Prej muajsh, lajmërime të ngjashme nuk janë të rralla edhe për mjekët e familjes, shërbimet ambulatore apo disa prej spitaleve rajonale të vendit.

Lexo edhe:

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

Presioni mbi sistemin shëndetësor vjen si pasojë e kontratës koncesionare të laboratorëve mjekësorë, e cila përcakton tavane mujore buxhetore për spitalet referuese. Nëse numri i analizave tejkalohet, kostot për buxhetin e shtetit rriten.

Shërbimi i laboratorëve mjekësorë është kontrata e katërt e partneritetit publik-privat në sektorin e shëndetësisë dhe parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 13 miliardë lekë ose 114 milionë dollarë në 10 vitet e operimit.

Kontrata u fitua nga konsorciumi “Labopharma” me seli në Tiranë, “Exalab” me seli në Francë dhe kompania guackë “AB Laboratory Solution” B.V e regjistruar në Hagë të Holandës dhe po zbatohet prej vitit 2020 nga kompania koncesionare “Laboratory Networks”.

Procedurat e Ministrisë së Shëndetësisë për dhënien e këtij shërbimi me koncesion janë vënë në pikëpyetje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe po hetohen për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

“Mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është regjistruar procedimi penal nr.18, datë 31.01.2022 për veprat penale shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera dhe ankande publike, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike,” tha SPAK.

Ekspertët e shëndetit publik e kritikojnë këtë skemë të partneritetit publik privat me argumentin se po kufizon mundësinë e pacientëve për të bërë analiza.

“Në qoftë se i kufizon pacientit mundësinë për të kryer analiza, praktikisht e ke ekspozuar atë ndaj sëmundjeve kronike ose më sëmundje akute apo sëmundje tumorale, duke rrezikuar direkt jetën e një pacienti,” tha Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik që e ka ndërtuar karrierën në Gjermani.

“Dëmton shëndetin dhe në raste të caktuara e dënon atë me vdekje,” shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë nuk komentoi hetimet e nisura nga SPAK dhe deklaroi se kishte zbatuar ligjin në çdo fazë të procedurës koncesionare.

Edhe kompania koncesionare, Laboratory Networks i tha BIRN se kishte respektuar kërkesat ligjore dhe nuk kishte kryer asnjë veprim, që të mund të sillte si pasojë veprat penale që po hetohen nga SPAK.

“Shoqëria dhe shoqëritë zotëruese të saj janë përkujdesur dhe kanë qenë gjithmonë vigjilentë që përgjatë të gjithë procesit të garës si dhe përgjatë kohëzgjatjes së kontratës së partneritetit publik-privat të zbatojnë rreptësisht kërkesat ligjore dhe standartet më të larta të etikës,” deklaroi kompania.

Kompani “koracë’

Kontrolli i Lartë i Shtetit e përfundoi auditin mbi koncesionin e laboratorëve mjekësorë në tetor të vitit 2021 dhe arriti në përfundimin se Ministria e Shëndetësisë e kishte dhënë atë në kundërshtim me ligjin “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”.

Për këtë procedurë, KLSH paditi në SPAK shtatë anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit si dhe i kërkon gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa për rishikimin dhe zgjidhjen e kontratës.

Auditi i KLSH-së sjell në vëmendje faktin se zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë injoruan shqetësimin e Koorporatës Ndërkombëtare të Investimeve, IFC, për integritetin e kompanisë së regjistruar në Holandë, AB Laboratory Solutions.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga konsorciumi, kjo kompani zotërohej nga “Pegasus”, një tjetër kompani shqiptare në pronësi të biznesmenit Janis Karathano.

KLSH vlerëson se AB Laboratory Solutions B.V u përdor si koracë për të mbuluar përqindjen reale të ndarjes së aksioneve në konsorcium.

“..Nëse do të ishte paraqitur vetë Pegasus si aksioner në konsorciumin e ngritur, atëherë pjesmarrja e tij rezulton 75% e aksioneve dhe jo ndarja që është paraqitur në marrëveshjen e konsorciumit…, ku natyrisht ndryshojnë edhe kushtet e vlerësimit, të cilat në shumicën e detyrimeve i takojnë atij për t’u përmbushur si nga ana ligjore dhe financiare,” thuhet në raportin e KLSH.

KLSH thekson gjithashtu se zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë e kualifikuan këtë konsorcium në kundërshtim me dokumentet e procedurës konkurruese.

Laboratory Networks shprehu mosdakordësi me konkluzionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe theksoi se konsorciumi fitues kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar në përputhje dokumentet e garës.

“Konsorciumi fitues, qartazi dhe në mënyrë evidente ka përmbushur në mënyrë strikte dhe ka tejkaluar të gjitha kërkesat teknike, financiare dhe ligjore dhe kriteret e garës në tërësi, dhe mbi të gjitha ajo është përzgjedhur pasi ka ofruar çmimin më të ulët në këtë garë krahasuar me kompetitorët e tjerë…,” tha Laboratory Networks përmes një përgjigje me shkrim.

“Kriteret teknike dhe financiare të garës janë përmbushur dhe tejkaluar veçmas dhe bashkarisht nga anëtari Exalab dhe Labopharma, shoqëri të cilat zotëronin në konsorcium jo më pak se 66.7% të interesave të konsorciumit,” shtoi kompania.

Presioni për analiza

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura lidhur me kufizimet periodike të testimeve, Ministria e Shëndetësisë pretendoi se garantonte shërbimin për pacientët.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion buxhetin e nevojshëm për të garantuar shërbimin për pacientët në spitale, bazuar në protokollet dhe udhërrëfyesit përkatës të shërbimeve mjekësore në strukturat spitalore,” tha Ministria në një përgjigje me shkrim.

Por ndryshe nga ky qëndrim, mjekë të sistemit parësor dhe drejtues të spitaleve rajonale i thanë BIRN se po aplikonin lista pritjeje dhe se në disa raste, kishin kërkuar rialokim të fondeve për të plotësuar nevojat e pacientëve.

Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxho u shpreh i kënaqur me gamën e shtuar të analizave pas dhënies së shërbimit me koncesion. Por ai shtoi se “sa më shumë analiza të bëhen, aq më shumë rriten kostot”.

“Aktualisht ne jemi munduar të kollundrisemi, analizat e planifikuara mundohemi t’i shtyjmë për fillimin e muajit, ndërsa ato urgjentet nuk i shtyjmë dot, sepse shkelim ligjin,” tha Gaxho.

Ai shpresonte gjithashtu për një rishikim të fondit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të shmangur problemet.

Në spitalin rajonal të Lezhës, drejtori Leon Kaza thotë gjithashtu se numri i analizave është dyfishuar, por njëherëzi mjekët janë bërë “më të lirshëm për të referuar analiza”.

Kaza tha gjithashtu se paratë në dispozicion janë të mjaftueshme për testimet e shërbimit të urgjencës dhe atë spitalor.

“Ndërsa shërbimi ambulatory, për rastet kur ekzaminimet nuk cenojnë shëndetin, kalojnë në listë pritje,” tha ai.

Në qytetet e Vlorës dhe Sarandës, stafet mjekësore po përgatiten për një fluks të shtuar pacientësh gjatë sezonit veror– çka pritet të ndikojë edhe numrin e analizave mjekësore.

“I kemi bërë kërkesë Fondit për rialokim të fondeve gjatë muajve të verës, që më pas do të ulen në muajt nëntor- dhjetor,” tha Arjan Kalcuni, drejtor i spitalit bashkiak të Sarandës.

Ndërsa në qytetin bregdetar të Durrësit, skema e partneritetit publik privat duket se po prek më shumë moshat e treta.

“Kur një pacient vjen për vizitë, nevojiten disa testime laboratorike për të përcaktuar diagnozën dhe mjekimin. Pra, nëse një person vuan nga diabeti, përveç analizës së diabetit nevojitet edhe ajo e gjakut. Por ne na kërkojnë që të referojmë vetëm analizën që ne e vlerësojmë si urgjente,” tha një mjeke familjeje në kushtet e anonimatit.

“Kur erdhi kontrolli, më gjeti me shkelje për referimin e analizave dhe më gjobiti,” përfundoi ajo.

Etiketa: hetimlaboratoretspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
Lajmet e Dites

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025
Para

Selanik/ Grabitet nën kërcënimin e armës biznesmeni i njohur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Samiti i BE/ Burimi: Rama pretendon që të jetë më shumë me Rusinë sesa me prëndimin

19:24 : 14/05/2025

Trajneri i ri te Vllaznia, zbulohen dy kandidatët për stolin

19:19 : 14/05/2025

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

19:08 : 14/05/2025

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

19:07 : 14/05/2025

Vllaznia e vajzave drejt një tjetër titulli kampion, i bashkohet Partizanit në finale

19:01 : 14/05/2025

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

18:55 : 14/05/2025

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

18:50 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com