Reperja e njohur Tayna është shumë aktive në rrjetet sociale mirëpo kur vjen puna për jetën e saj sentimentale, reperja është shumë e rezervuar. Ajo e ka ruajtur në mënyrë hermetike jetën e saj personale, ku dhe nëpër intervista të ndryshme ka treguar gjithmonë se nuk ka një partner në krahë dhe nuk ka dhënë më shumë detaje.
Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto të këngëtares e cila ndodhet në Itali dhe krah saj është një mashkull misterioz i cili dyshohet se është futbollisti i njohur Giovani Santoro. Dyshja shihen duke shkrepur disa fotografi me njëri-tjetrin. (Pamjet janë publikuar nga faqja ‘Vipat e Bllokut’).