• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Makron: Kompromis mes Shkupit e Sofjes

19:00 : 30/06/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha presidenti francez Emanuel Makron në fund të Samitit të NATO-s, në Madrid. Sipas tij, të martën është bërë përparim drejt gjetjes së një zgjidhjeje mes dy vendeve.

“Mund të them se është gjetur kompromis, një kompromis që është në përputhje me të dyja palët dhe besoj se është i pranueshëm. Në ditët në vijim, të dyja palët do ta konfirmojnë këtë. Presidenti dhe kryeministri bullgar tashmë e kanë mbështetur propozimin francez dhe do të ketë diskutime në ditët në vijim në Shkup. Kjo është e rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe se e kaluara mund të tejkalohet”, tha Emanuel Makron – President i Francës.

Menjëherë pas konferencës për shtyp të Makronit, Qeveria njoftoi se ka mbërritur zyrtarisht në Shkup një propozim nga presidenca franceze.

Nga Qeveria shtojnë se kanë mbërritur ide që kanë të bëjnë me pozicionet dhe qëndrimet e deklaruara publikisht të autoriteteve të vendit. Kryeministri Kovaçevski në faqen e tij në Facebook shkroi se gjatë përpilimit të propozimit “janë marrë parasysh qëndrimet dhe kërkesat tona”.

“Kjo është baza për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ fillimisht në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas edhe me Presidentin e Shtetit, me Parlamentin dhe me opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë të vendit. Siç kemi premtuar, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërisht, me merita, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij”.

Lexo edhe:

Macron emëron kabinetin e ri francez

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

Presidenti Stevo Pendarovski në një prononcim për Sitel, tha se ky propozim i modifikuar francez është shumë më i mirë për ne se ai i mëparshmi.

“Në dy-tre vende në propozim ka modifikime që janë bërë në konsultim me të dyja palët… Ne tani duhet të komunikojmë atë që tani është si propozim i modifikuar francez, natyrisht së pari në Qeveri, partnerët e koalicionit duhet t’ia komunikojnë njëri-tjetrit, duhet t’i komunikohet opinionit dhe duhet t’i komunikohet Kuvendit të Maqedonisë”, u shpreh Stevo Pendarovski, President.

Por, për momentin, as Qeveria dhe as Presidenti nuk zbuluan detaje të tekstit nga propozimi i modifikuar, ndërsa mësohet se propozimi do të publikohet nesër.

Pas publikimit të versionit fillestar të planit nga Parisi, Shkupi insistoi në formulim të pastër për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje të qartë të identitetit maqedonas, përjashtimin e çështjeve historike nga korniza negociuese dhe fillim  të negociatave për anëtarësim para procesit të ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në preambulë. Sipas shkrimeve të një pjese të mediave, ka ndryshime në versionin e ri të propozimit, me të cilin çështjet historike dhe Protokolli bilateral pretendohet se nuk janë pjesë e kornizës së negociatave dhe gjuha maqedonase është plotësisht e mbrojtur.

Qeveria nuk ka dhënë detaje se çfarë saktësisht përmban ky propozim francez, dhe nëse teksti ka pësuar disa ndryshime për të cilat këmbënguli Shkupi.

Bëhet fjalë për formulim të qartë të gjuhës maqedonase në kornizën negociatore dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas, përjashtimi i çështjeve historike nga korniza negociuese, dhe fillimi i negociatave para se të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, për inkorporim të bullgarëve.

Sipas informacioneve jozyrtare, shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, kanë pasur një takim dypalësh në margjinat e Samitit të NATO-s. Kryeministri shqiptar Edi Rama ndërkohë nga Madridi ka shkruar në profilin e tij në Facebook “…Mbase lajm i mirë sot”.

Etiketa: bullgarigrmacronMaqedoni

Lajme të lidhura

BOTA

Macron emëron kabinetin e ri francez

21:36 : 05/10/2025
AKTUALITET

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025
AKTUALITET

Ironia e Ramës me Trump, Lubonja: Macron nuk e ‘ushqeu’, mund të ketë pasoja politike

21:21 : 02/10/2025
BOTA

Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

15:20 : 02/10/2025
BOTA

Macron i bën thirrje NATO-s të përshpejtojë reagimin ndaj provokimeve ruse

19:48 : 24/09/2025
BOTA

Franca njeh zyrtarisht Palestinën, Macron në OKB: Nuk mund të presim më!

21:49 : 22/09/2025
Para

Protesta, Berisha: Rama është në pushtet, se Basha u morr me karrigen e vet

TË GJITHA

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025

“Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut

20:58 : 07/10/2025

Vetëdorëzohet shqiptari që shkaktoi aksidentin tragjik në Itali ku humbi jetën baba i tre fëmijëve

20:46 : 07/10/2025

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

20:40 : 07/10/2025

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

20:23 : 07/10/2025

Në pritje të gjykatës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve për HEC-in në Klos

20:21 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com