• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë në komisionin hetimor për sulmin e 6 janarit

22:39 : 28/06/2022
në BOTA

Cassidy Hutchinson, ndihmëse në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Donald Trump, bëri një paraqitje të papritur të martën përpara komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit në Kapitol – një përpjekje kjo e komisionit për të ofruar detaje të reja mbi rrethin e ngushtë të ish-Presidentit Trump, ndërsa ai përpiqej të përmbyste humbjen e tij në zgjedhje. 25-vjeçarja ishte ndihmëse e posaçme e shefit të stafit të ish-Presidentit Trump, Mark Meadows.

Zonja Hutchinson i tha komisionit hetimor se ish-Presidenti Donald Trump u informua se njerëzit e mbledhur mëngjesin e 6 janarit në kryeqytet kishin armë, por se ai u tha zyrtarëve “lejojini njerëzit e mi” të vijnë për të marshuar drejt Kapitolit.

Zonja Hutchinson citoi ish-Presidentin Trump të ketë udhëzuar stafin e tij, me terma ofenduese, që të hiqnin pajisjet që përdoren në aeroporte për skanimin e njerëzve, për të cilat ai shqetësohej se do të krijonin vështirësi dhe do të ngadalësonin rrjedhën e mbështetësve të tij që ishin mbledhur në Uashington. Zonja Hutchinson dëshmoi se ishte “e frikësuar dhe nervoze për atë çfarë mund të ndodhte”.

Ish-Presidenti Trump kishte kërkuar që t’i shoqëronte mbështetësit, tha ajo, dhe madje në një moment kishte kapur në mënyrë agresive timonin e limuzinës presidenciale, pasi iu tha nga punonjësit e sigurisë se nuk kishte siguri të mjaftueshme. Ky informacion i ishte dhënë asaj nga zëvendësi i zotit Meadows.

Ajo u ka ofruar tashmë hetuesve të kongresit një sërë të dhënash dhe ka dhënë intervista të shumta me dyer të mbyllura. Megjithatë, komisioni organizoi këtë seancë dëgjimore, duke rritur pritshmëritë për gjetje të reja në kuadrin e hetimit tashmë pothuajse njëvjeçar.

Lexo edhe:

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

Ligjvënësi nga Misisipi Bennie Thompson, i cili drejton komisionin, tha se komisioni e organizoi këtë seancë dëgjimore për shkak të “informacionit të detajuar për veprimet që ndërmorën, dhe ato çfarë thanë, ish-presidenti dhe ndihmësat e tij gjatë orëve kyçe”.

Ligjvënësi Thompson lavdëroi zonjën Hutchinson për kurajon e saj, por nuk dha detaje të mëtejshme për informacionin që ajo do të jepte, apo deklaratat që ajo do të bënte gjatë seancës.

Paraqitja e saj përpara komisionit u mbajt në rrethana sekrete të pazakonta. Komisioni njoftoi seancën e papritur vetëm 24 orë përpara, dhe paraqitja e zonjës Hutchinson iu konfirmua agjensisë së lajmeve Associated Press nga një person me njohuri për çështjen.

Megjithëse është e paqartë se çfarë prove e re mund të ofrohet. Dëshmia e zonjës Hutchinson është një deponim okular, me tone më të gjalla se dëshmitarët e deritanishëm, për fushatën e trysnisë së ish-Presidentit Trump dhe se si ai reagoi kur filloi dhuna.

Në fragmente të shkurtra, të dëshmive të zbuluara në dosjet gjyqësore, zonja Hutchinson i tha komisionit se ishte e pranishme gjatë takimeve të Shtëpisë së Bardhë ku u debatuan dhe diskutoheshin sfidat e zgjedhjeve, përfshirë edhe me disa ligjvënës republikanë. Në një rast, zonja Hutchinson përshkroi se kishte parë zotin Meadows duke djegur dokumente pas një takimi në zyrën e tij me Ligjvënësin republikan Scott Perry, raportoi faqja e lajmeve Politico në muajin maj.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se zyra e këshilltarit ligjor të Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi kundër planeve për të regjistruar elektorë të rremë në shtetet e lëkundura, përfshirë gjatë takimeve ku merrnin pjesë zoti Meadows dhe avokati i ish-Presidentit Trump, Rudy Giuliani. Avokatët e ish-presidentit këshilluan se plani nuk ishte “ligjërisht i qëndrueshëm”, tha zonja Hutchinson.

Gjatë tre dëshmive të saj të veçanta, zonja Hutchinson foli gjithashtu për udhëtimin e papritur të shefit të saj në Xhorxhia disa javë pas zgjedhjeve, për të mbikëqyrur inspektimin e nënshkrimeve të zarfeve të fletëvotimeve në mungesë dhe për të bërë pyetje rreth procesit.

Ajo gjithashtu detajoi se si Jeffrey Clark – një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë që mbrojti pretendimet e rreme të ish-Presidentit Trump për manipulime zgjedhore dhe të cilin presidenti mendonte ta emëronte prokuror të përgjithshëm – ishte një “prezencë e shpeshtë” në Shtëpinë e Bardhë.

Komploti për largimin e prokurorit të përgjithshëm në detyrë, Jeffrey Rosen, u zbulua gjatë një takimi më 3 janar 2021 në Zyrën Ovale, kur zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Drejtësisë paralajmëruan ish-Presidentin Trump se do të jepnin dorëheqjen nëse ai do të zbatonte planin e tij për të zëvendësuar zotin Rosen me zotin Clark.

Komisioni nuk ka shpjeguar përse caktoi papritur orën 13:00 për seancën dëgjimore, ndërkohë që ligjvënësit janë larg Uashingtonit, në një pushim dy-javor. Komisioni kishte thënë javën e kaluar se nuk do të ketë më seanca dëgjimore deri në muajin korrik.

Tema e saktë e seancës së të martës ishte e paqartë, por njoftimi i komisionit të hënën tha se do të ishte “paraqitja e provave të dala së fundmi dhe deponimi i dëshmitares”. Një zëdhënës i komisionit që po heton ngjarjen e 6 janarit nuk pranoi të jepte detaje ndërsa avokati i zonjës Hutchinson nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Një individ me njohuri mbi planet e komisionit për të thirrur zonjën Hutchinson nuk mundej ta diskutonte publikisht çështjen dhe foli në kushte anonimiteti me agjencinë e lajmeve Associated Press.

Komisioni prej nëntë anëtarësh ka vazhduar hetimet gjatë seancave që filluan tre javë më parë lidhur me sulmin në Kapitol nga mbështetësit e zotit Trump. Mes provave të tjera, komisioni ka shtënë në dorë pamje filmike të zotit Trump dhe rrethit të tij të ngushtë, të filmuara para dhe pas 6 janarit nga regjisori britanik Alex Holder.

Zoti Holder tha javën e kaluar se ai kishte respektuar një fletëporosi të Kongresit për të dorëzuar të gjitha pamjet që ai filmoi në javët e fundit të fushatës së zotit Trump për rizgjedhje, përfshirë intervista ekskluzive me zotin Trump, fëmijët e tij dhe Nënpresidentin e atëhershëm Mike Pence.

Ligjvënësi Bennie Thompson nga Misisipi, kryetari demokrat i komisionit, u tha gazetarëve javën e kaluar se komisioni disponon filmimet dhe i duhej më shumë kohë për të analizuar pamjet.

Deri më tani, komisioni ka mbajtur pesë seanca dëgjimore, kryesisht duke prezantuar fushatën e trysnisë nga zoti Trump mbi institucione të ndryshme të pushtetit në javët përpara seancës së përbashkët të 6 janarit në Kongres, kur qindra mbështetës të republikanëve shtynë policinë me dhunë duke u futur në ndërtesë dhe ndërprerë çertifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Komisioni i ka përdorur seancat dëgjimore për të detajuar trysninë e zotit Trump dhe aleatëve të tij mbi zotin Pence, mbi shtetet dhe Departamentin e drejtësisë që po vërtetonin fitoren e zotit Biden.

Komisioni ka përdorur intervista të drejtpërdrejta, video dëshmi dhe pamjet e sulmit për të detajuar ato që ka mësuar. Ligjvënësit e komisionit thanë javën e kaluar se dy seanca dëgjimore në korrik do të përqendrohen tek ekstremistët e brendshëm që u futën me dhunë në Kapitol dhe në atë që zoti Trump po bënte ndërsa ndodhën ngjarjet e 6 janarit.

Faqja e lajmeve në internet “Punchbowl News” ishte e para që raportoi se zonja Hutchinson do të dëshmonte. (Punchbowl është pseudonimi që përdor Shërbimi Sekret për Kapitolin). John Dean, ish-këshilltari ligjor i Presidentit Richard Nixon tha se kishte pritshmëri të larta për seancën e së martës.

Ai shkroi në rrjetin Twitter: “Komisioni i 6 janarit po trajton një standard historik shumë të lartë duke sjellë një dëshmi të papritur në seancën dëgjimore nesër”.

Zoti Dean, i cili ishte zyrtari i parë i administratës që dëshmoi se zoti Nixon ishte drejtpërdrejt i përfshirë në fshehjen e ngjarjeve në skandalin Watergate, vuri në dukje dëshminë e rallë të zotit Alex Butterfield, i cili dëshmoi mbi sistemin sekret që zoti Nixon përdorte për të regjistruar bisedat në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse, në të vërtetë nuk është një informacion i rëndësishëm, do ta dëmtojë besueshmërinë e këtij komisioni!”, u shpreh zoti Dean.

Marrë nga VOA

Etiketa: deshmindihmesjaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025
BOTA

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

21:20 : 16/05/2025
BOTA

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025
BOTA

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025
Para

Futbolli italian në zi, vdes ish-lojtari dhe trajneri i Serisë A

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com