• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtohet numri i të sëmurëve me zemër, vaksinimet bien me 85%

08:35 : 27/06/2022
në AKTUALITET, SHENDETI

Numri i të shtruarve në spitalet publike është rritur për periudhën janar – prill 2022.

Në këtë periudhë shtrimet e pacientëve janë rritur 17,5 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas treguesve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për 4 mujorin e parë të këtij viti numri i pacientëve të shtruar në spitale ishte 86,392 pacientë, nga 73,556 pacientë që ishin vjet.

Sipas treguesve, numri i pacientëve të trajtuar në kardiologji është rritur me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Ndërsa në raport me 2020, kur nisi pandemia, shtrimet nga të sëmurët me zemër janë rritur 76%.

Në periudhën janar-prill 2020 shtrimet në spitale ranë për shkak të frikës nga inflektimet e Covid-19. Sakaq mjekët paralajmëruan se pas pandemisë do të ketë rritje të interventeve kirurgjike në zemër, për shkak të problemeve post Covid-19 që duhet të trajtoheshin në kohë.

“Sëmundja e Covid-19 lë pasoja afatshkurtër dhe afatgjatë në disa sisteme e organe të  cilat duhen trajtuar në kohë. Ndër pasojat post-Covid-19 janë problemet metabolike dhe ato kardiake, të cilat shpesh çedojnë në probleme dramatike të cilat kanë nevojë për ndërhyrje të tilla si bypass-e, e stente koronare”, pohoi më herët për Monitor mjeku Ilir Allkja.

Lexo edhe:

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

Në këtë periudhë ka pasur edhe rritje 4% të shtruarve në spitalet psikiatrike. Mjekja psikiatër në QSUT, Fatime Elezi tha për “Monitor” se shtrimet janë rritur nga përdorimi i lëndëve narkotike i të sëmurëve kronikë mendorë që lenë spitalet.

“Rritja e shtrimeve në spitalet psikiatrike nuk është e ndikuar nga Covid-19. Në spitalet psikiatrike gjithmonë shfaqet kjo tendencë, numri i pacientëve herë ulet dhe rritet. Kjo pasi disa pacientë kronikë të shtruar në psikiatri që përfundojnë mjekimin, rikthehen sërish për shtrime, pasi gjendja e tyre përkeqësohet nga përdorimi i substancave narkotike”.

Znj. Elezi thekson se frika dhe ankthi ishin simptomat kryesore që u shfaqen te të sëmurët me Covid-19 apo përjetimit kur infektoheshin familjarët e tyre. “Këto simptoma u trajtuan nga shërbimet ambulatore. Në psikiatri deri tani nuk kemi shtrime të pacientëve me probleme mendore për shkak të Covid-19”, nënvizon psikiatria Elezi.

Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas ngjarjes të tërmetit shtimi i pacientëve më shenja ankthi dhe paniku u rrit në vend. Më shfaqjen e pandemisë numri i pacientëve që vuanin nga ankthi është në rritje.

Shtohen depistimet për kancer

Ndryshe nga vitet 2020-2021, këtë 4-mujor janë rritur kontrollet e grave për kancerin e gjirit dhe të mitrës. Për këtë vit depistimet e kancerit të gjirit janë rritur 54% dhe të kancerit të mitrës 31%. Në 4 mujorin e parë të 2022 ka shtim 9% edhe të pacientëve të trajtuar me radioterapi.

Mjekja Onkologe Silvana Çeliku theksoi më herët se për shkak të frikës nga infektimet me Covid-19  në 2020, por edhe vitin e kaluar shumë gra hezituan të kryenin depistimet për kancerin e gjirit dhe mitrës. Sipas saj pasojat do të ndihen në shëndet, pasi Covid-19 pengoi diagnostikimet e hershme dhe rrezikon shtimin e fataliteteve për të prekurit me lloje të ndryshme të tumoreve.

Vaksinimet e Covid-19 bien 85% 

Për muajt janar-prill 2022 vaksinimet janë ulur 85% krahasuar me vjet. Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 u shpenzuan rreth 14 mln USD sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Në total deri tani janë kryer 2,883,851 vaksinime. Në Shqipëri sipas të dhënave nga World Data janë vaksinuar 47% e popullatës, ndërsa në rang global rezulton e vaksinuar 61% e popullatës.

/Monitor.al/

Etiketa: Covidpandemiate semure me zemervaksinimzemer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
AKTUALITET

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025
AKTUALITET

Pësoi infarkt në Voskopojë, ambasadori ukrainas i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër në një spital privat

19:34 : 14/09/2025
AKTUALITET

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025
BOTA

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

19:37 : 11/09/2025
Para

Oponencë mbi Projektligjin për Tatimin mbi të Ardhurat

TË GJITHA

Merr flakë stalla e bagëtive në Pogradec

12:40 : 09/10/2025

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com