Shqipëria ka kostot të ulëta të fuqisë punëtore dhe të tjerat në krahasim me mesataren e BE-së, por vlerat e larta me të cilat kryhen investimet publike janë disa herë më të larta se në këto vende.
Kjo është më dukshme në kontratat koncesionare me Partneritet Publik-Privat (PPP), një formë që tashmë aplikohet edhe në Europë për të ndërtuar objekte të infrastrukturës, ku shteti dhe privati angazhohen së bashku për të përfunduar investime me rëndësi strategjike.
Banka Europiane e Investimeve publikoi së fundmi një raport përmbledhës për ecurinë e kontratave koncensionare në Europë me 2021, duke evidentuar dy kontrata të reja me PPP në sektorin e transportit në ndërtim autostradash që nisën zbatimin vitin e kaluar.
Njëra nga kontratat PPP që nisi zbatimin vitin e kaluar ishtë në Çeki. Qeveria Çeke nënshkroi një kontratë PPP me kompaninë DIVA për ndërtimin 32 kilometra autostradë të re dhe mirëmbajtjen ne total të 50 kilometrave (aksi i ri plus ai ekzistues) për një periudhe 28 vjeçare, me një vlerë totale 530 milionë euro. Kontrata PPP në Çeki ka për objekt financimi dhe mirëmbajtje e Autostradën D4 në Seksionin Háje – Mirotice dhe mirëmbajtjen e seksioneve ekzistuese Skalka – Háje dhe Mirotice – Krašovice.
Projekti përfshin ndërtimin e një seksioni të ri 32 km të autostradës D4 dhe menaxhimin dhe mirëmbajtjen e 17 km të seksioneve ekzistuese për një periudhë prej 28 vjetësh, ku katër vite zgjat periudha e ndërtimit. Sipas kontratës, Republika Çeke do të fillojë të shlyejë autostradën pas përfundimit të saj dhe do të marrë përsipër mirëmbajtjen dhe funksionimin pas 25 vitesh.
Projekti i dytë është ndërtimi i “Kekava Bypass” në Letoni. Sipas të dhënave nga Banka Europiane e Invetsimeve, bypass-i i Kekavës është projekti i parë i Partneritetit Publik-Privat (PPP) në Letoni, i cili përfshin projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një bypass-i pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) dhe Via Baltica.
Projekti PPP “Bypass i Kekavës” ka një gjatësi totale 17.5 km. Kosto e ndërtimit të kësaj pjesë është rreth 100 milionë euro dhe e gjithë kosto e kontratës koncensionare për 20 vjet mirëmbajtje është 250 milionë euro.
Dy shembujt e fundit nga Europa tregojnë se kostot janë shumë herë më të lira se projektet shqiptare. Psh qeveria shqiptare për ndërtimin e Rrugës së Arbrit 50 kilometra me gjërësi jo më shumë se 6 metër ka vënë një shumë në dispozicion 54 miliardë lekë (480 milionë euro) sipas projektbuxhetit të vitit 2022. Ndërkohë që kontrata shqiptare parashikon kostot e mirëmbajtjes vetëm për 13 vite. Ndërkohë, kostot totale të rrugës janë ende të paqarta për shkak se nuk ka përfunduar vepra kryesore e rrugës Tuneli i Murrizit.
Ndërsa projekti më i fundit për koncesionin PPP Thumanw -Kashar rreth 20 kilometra, që tashmë ka hyrë në fuqi, parashikon të ardhura për koncensionarin në vlerën 1,56 miliardë euro ku përfshihet edhe mirëmbajtja për 35 vite.
Financimi do të bëhet nga fondet e kompanisë konceisonare Gener 2, por vlera e kontratës do të ndikojë tek tarifat e përdoruesve, pasi financimi i kësaj PPP do të bëhet nga qytetarët që do të përdorin rrugën. Sipas një studimi fizibilieti që është financuar nga qeveria shqiptare, kosto reale e ndërtimit të këtij segmenti është vetëm 160 mln euro.
/Monitor.al/