• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Maqedonia refuzon propozimin francez!

20:23 : 23/06/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Nuk ka vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Bruksel. Të dyja vendet u dëshpëruan nga Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor meqë nuk kishte vendim për fillimin e negociatave. Menjëherë pas kësaj Shkupi konfirmoi se i kthen shpinën propozimit francez.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se propozimi siç është, është i papranueshëm për vendin. Ai ka njoftuar presidencën franceze për linjat e kuqe të Shkupit të cilat duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese që ajo të jetë e pranueshme.

“Formulim i qartë për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas. Çështjet historike nuk mund të jenë kritere në kornizën negociuese. Negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Preambulën e Kushtetutës. Garanca të fuqishme edhe nga Bullgaria, edhe nga BE-ja që Bullgaria nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja jashtë asaj për të cilën do të merremi vesh në kornizën negociuese dhe protokollit bilateral I cili akoma nuk është dakorduar me Bullgarinë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri bullgar Kirill Petkov pas samitit tha se kërkesat bullgare tashmë janë kërkesa edhe të BE-së. Nëse propozimi francez pranohet në parlamentin bullgar, Petkov thotë se i mbetet Maqedonisë së Veriut që t’i zbatojë ato për të ecur në rrugën e BE-së.

“Pamë se kërkesat të cilat janë të lidhura me presidencën franceze janë shumë të vështira për t’u pranuar nga Maqedonia e Veriut por mendoj se u bë e qartë se ato nuk janë më vetëm kërkesat e Sofjes, ato duhet të bëhen edhe kërkesat e Evropës. Arritëm që t’i sqarojmë arsyet se pse ajo që ne kërkojmë duhet të pranohet”, u shpreh Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Lexo edhe:

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

Sébastian Lecornu riemërohet kryeministër i Francës, formon një kabinet të ri qeveritar

I zhgënjyer nga Bullgaria dhe nga BE-ja u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Më lejoni të shpreh keqardhjen time të thellë për BE-në. Ndjej keqardhje për to dhe shpresoj që mund të bëjmë diçka për t’i ndihmuar. Arsyeja nuk është vetëm Bullgaria, le ta themi të vërtetën. Bullgaria është një turp por nuk është vetëm ajo. Arsyeja është fryma e pandershme e zgjerimit, totalisht e pandershme dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e tij”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për zgjerim nuk është i kënaqur me rezultatet e samitit sa i takon Ballkanit Perëndimor.

“Ne nuk jemi ku duhej të ishim me Ballkanin Perëndimor. Sot ne duhej të fillojmë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim. Zhgënjimi im është edhe zhgënjimi i shumë njerëzve. Ne duhet t’i fillojmë dhe ka akoma një shpresë. Unë nuk e di çfarë parlamenti bullgar mund të bëjë në orët e ardhshme por gjërat nuk shkojnë mirë. Kjo tregon edhe një herë se uninanimiteti në marrjen e vendimeve është një problem i madh”, u shpreh Xhozef Borell, përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme.

Presidenti francez Emanuel Makron për mediat ndërkombëtare, pas samitit ka deklaruar se është pak herët që të parashikohet një marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se orët dhe ditët e ardhshme janë të rëndësishme. Në të njëjtën linjë edhe presidenti i Këshillit Evropian Çarls Mishel. Ai thotë se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes vazhdojnë.

Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë përshëndetur iniciativën e presidentit Makron për një Bashkësi politike evropiane por kërkojnë qartë që ajo të mos jetë zëvendësim për integrimin.

Etiketa: Francamaqedoniarefuzon

Lajme të lidhura

BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
BOTA

Sébastian Lecornu riemërohet kryeministër i Francës, formon një kabinet të ri qeveritar

14:28 : 13/10/2025
BOTA

Analiza: Lecornu sërish kryeministër! Franca përjeton një déjà-vu politike në skenë të hapur

08:44 : 12/10/2025
AKTUALITET

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025
BOTA

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025
AKTUALITET

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025
Para

Kryeministri holandez shfaqet i zbutur për Kosovën: Ka progres për vizat

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com