• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu i Selimit/ Çmendet KPA: “Moskallëzimi i krimit është krim i organizuar”

18:54 : 22/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkoi nga detyra këtë të Mërkurë (22 qershor) gjyqtaren e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi pasi, siç u shpreh kryesuesi i trupës verifikuese, Sokol Çomo, subjekti “ka kontakte të papërshtatshme”.

Gjyqtarja Selimi është konfirmuar më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), i cili e hetoi në të tre kriteret; pasuri, integritet dhe aftësi profesionale.

Pas konfirmimit në detyrë nga KPK-ja, një treshe vëzhguesish të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit rekomanduan ankimimin e vendimit dhe Komisioneri Publik i asaj kohe, Darjel Sina kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e gjyqtares Rilinda Selimi.

Pas largimit të Komisionerit Sina, çështja u ndoq nga pasardhësja e tij, Irena Nino, e cila mbajti të njëjtin qëndrim.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi se nuk gjeti probleme në kriterin e pasurisë dhe aftësive profesionale të gjyqtares. Por, siç u tha në seancë, ajo u shkarkua për shkak të “kontrollit të figurës”.

Më herët, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), një strukturë ndihmëse e procesit të rivlerësimit, ka lëshuar tre vendime përshtatshmëri për gjyqtaren Selimi, duke konfirmuar se kriteri i pastërtisë së figurës është kaluar pozitivisht.

Megjithatë, kjo ishte pamjaftueshme për trupën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili dha një vendim shkarkimi, mbështetur në disa argumenta aspak bindës.

“Kontakt i papërshtatshëm”?
Drejtuesi i seancës, Çomo, u shpreh se subjekti dhe bashkëshorti i saj, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, kanë marrëdhënie familjare me shtetasin F.D., i cili vlerësohet si i përfshirë në krimin e organizuar.

Por, nga ato që deklaroi Çomo gjatë leximit të vendimit, u kuptua se shtetasi F.D është dënuar për “moskallëzim krimi”. Kjo është një vepër penale që nuk përfshihet në radhën e atyre që konsiderohen si “krim i organizuar”.

“Shtetasi F.D. është dënuar në Mars 2022 për ‘moskallëzim krimi’”-deklaroi drejtuesi i seancës, Sokol Çomo.

Ai vijoi më tej: “F.D. është hetuar në kuadër të një hetimi për trafik narkotikësh, të nisur në vitin 2013. Megjithëse ai është dënuar vetëm për moskallëzim krimi në kuadër të atij procedimi penal, gjithësesi nuk është rrethanë lehtësuese për subjektin (Rilinda Selimi, shën.red), e cila ka raporte familjare me këtë person”.

Kryesuesi i trupës gjykuese iu referuar pikës 15 të nenit 3 të ligjit të Vetingut mbi “kontaktet e papërshtatshme”, për të deklaruar më tej shkarkimin e gjyqtares.

Çfarë thotë ky nen?

Në mënyrë të përmbledhur, “kontakt i papërshtatshëm” quhet çdo person i dënuar apo nën procedim penal për veprat që parashikohen në nenin 3 të ligjit të njohur si “Antimafia”, me përjashtim të rasteve kur janë shpallur të pafajshëm për këto vepra penale me vendim të formës së prerë.

Si është situata në rastin aktual të “kontaktit të papërshtatshëm” F.D. me gjyqtaren Rilinda Selimi?

Ligji “Antimafia” nuk ka subjekt të tij personat e dënuar për “moskallëzim krimi”, siç është rasti i shtetasit F.D

Nga ana tjetër, është e vërtetë që F.D. ka qenë nën hetim për “trafik narkotikësh”. Por, me vendimin e Gjykatës së Vlorës, datës 23 Mars 2022, një kopje të të cilit e gjeti edhe “Boldnews.al”, shtetasi F.D. është dënuar për “moskallëzim krimi”.

Në foto: Vendimi i gjykatës për dënimin e shtetasit F.D për “moskallëzim krimi”

Ka qenë vetë prokurori i seancës që ka hequr dorë nga akuzat e tjera, duke kërkuar shpalljen fajtor të tij vetëm për “moskallëzim krimi”.

Bazuar në këto të dhëna, rezulton se të gjithë kërkesat ligjore për t’u konsideruar si “kontakt i papërshtatshëm” rrëzohen në rastin e shtetasit F.D.

Ai është dënuar për “moskallëzim krimi”, një vepër që nuk përfshihet në “krimin e organizuar”, me një vendim që nuk mund të rëndohet, pasi ishte vetë prokurori që kërkoi nga gjykata dënimin e F.D. për këtë vepër penale.

Në foto: Prokurori hoqi dorë nga akuza për “trafik narkotikësh” ndaj F.D dhe kërkoi dënimin e tij për “moskallëzim krimi”

Vendimi për shkarkimin e gjyqtares Rilinda Selimi, për njohjen e bashkëshortit të saj me një person që nuk përfshihet në radhën e atyre që konsiderohen “kontakte të papërshtatshme”, është një dëshmi e radhës se strukturat e Vetingut ndjekin standarte të ndryshme.

Institucionet e rivlerësimit kanë konfirmuar në detyrë subjekte me situata flagrante. Mund të përmendet vendimi pozitiv për një subjekt, të cilit i paguante këstet e kredisë kunati i dënuar për trafik droge dhe tashmë ky zyrtar është promovuar në strukturat e rëndësishme të “Drejtësisë së Re”.

Nga ana tjetër, vetë anëtarët e trupave të rivlerësimit nuk janë “qelibar” sa u përket “kontakte të papërshtatshme”.

Familjarë shumë të afërt të tyre janë të përfshirë në vepra të rënda penale, e megjithatë këta individë vijojnë të gjykojnë e shkarkojnë gjyqtarët e prokurorët.

Etiketa: kparilinda selimivendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

11:01 : 24/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

12:57 : 17/10/2025
VETTING

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Blerina Muço

17:44 : 13/10/2025
BOTA

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë prokuroren e Elbasanit, pasi u shkarkua një vit më parë nga Vettingu

11:13 : 10/10/2025
Para

Identifikohet një rast i kolerës, për herë të parë që nga 1979

TË GJITHA

U kap me drogë në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

18:42 : 25/10/2025

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025

Greva e doganierëve në Greqi/ Të hënën bllokohet Kakavija për katër orë

17:42 : 25/10/2025

Edi Rama lëshon Ballukun pasi përfundoi në SPAK: Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet

17:36 : 25/10/2025

Rrugë me gropa në mes të Elbasanit, qytetarët: Duhet të veshim çizmet

17:32 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com